Zgjohet pas 7 viteve në koma pasi i japin një pilulë gjumi

11 Shtator 2012, 20:11Lifestyle TEMA

Një person nga Afrika e Jugut është zgjuar pas shtatë viteve në koma pasi iu dha një pilulë gjumi.

Aywanda Nqinana nga Johanesburgu, pësoi dëmtime të rënda në tru pas një aksidenti rrugor në vitin 2005.

Doktorët e tij thanë se babai i një fëmije nuk do e marrë kurrë veten.

Por gruaja e tij Nomfundo kishte lexuar një artikull gazete ku flitej për një pacient në koma, që ishte zgjuar pasi i kishin dhënë pilulën e gjumit Stilnox.

Ajo insistoi që të shoqit t’i jepet kjo pilulë dhe pesë ditë më vonë ai u zgjua dhe mund të flasë. Ai madje njeh të afërmit, përfshi djalin e tij Ayavuya dhe mund të rikujtojë bisedat e bëra përpara përplasjes.

Gruaja e tij tha se dita kur i shoqi u zgjua nga koma është dita më e lumtur në jetën e saj.

Megjithatë mjekët thonë se ata sërish nuk janë të bindur se ka qenë pikërisht efekti i kësaj pilule që bëri që ai të zgjohet në koma.

Para dy vitesh u raportua se një person nga Australia u zgjua nga koma pasi mori këtë pilulë.

3 komente në “Zgjohet pas 7 viteve në koma pasi i japin një pilulë gjumi”

  1. Endri says:

    Naj sugjerim per popullin ton se ku mund ta gjejm se ne ne koma kemi gjith jetes qe rrijm…

  2. Endri says:

    Naj sugjerim per popullin ton se ku mund ta gjejm kete lloj ilaci se ne ne koma kemi gjith jetes qe rrijm…

  3. Kush di naj pilule Qe zgjon xhahilet Amon!
    Ej,
    Plehrat Qe do na bi medi -shpellar- met-topallic& co, dhe Qe do digjen ne Kruje
    Ishalla Te Ken naj gjo, Qe para se Te na boj kancerin, me na zgju nga koma!!
    Kam frike se Nuk na Bo dermon, Ne s’na zgjojn nga gjumi as kellir-fjalimet delirante Te Shpellarit dhe twiterimet e edvinPerversit etj….
    Mgjate un po e boj timen, po I lutem zotit Qe tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje