Përleshen për të mbrojtur motorrët Ducati (VIDEO)

11 Shtator 2012, 12:08Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur disa persona ndalojnë përpara një pike shitje motorrash, me synimin për të vjedhur të paktën dy nga supermotorrët Ducati. Dy prej tyre hyjnë brenda në showroom-in në Croydon, në lindje të Londrës dhe tentojnë të marrin dy motorrat e kuq, Ducati Panigale, që kushtojnë nga 25 mijë sterlina secili.

Por shitësit e nuhasin dhe sulmojnë hajdutët. Një punonjës së bashku me menaxherin e kësaj pike u hodhën në sulm. Atyre iu bashkuan edhe babai dhe djali i tij 17 vjeçar nga një garazh aty pranë dhe hajdutët dolën duarbosh. Policia po heton për hajdutët që u përfshinë në këtë grabitje.

http://youtu.be/YF-zI5mclGg

1 komente në “Përleshen për të mbrojtur motorrët Ducati (VIDEO)”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje