Gruaja e ish- presidentit: Google më vendos fjalën prostitutë

10 Shtator 2012, 21:28Lifestyle TEMA

Gruaja e ish- presidentit gjerman ka vendosur që të ndërmarrë hapa ligjore ndaj kompanisë Google për të ndaluar thashethemet që qarkullojnë për jetën e saj private.

Kur shtypet emri Bettina Wulff në motorin kërkues të Google, fraza që të sugjerohet për kërkim përfshin fjalët ‘prostitutë’ dhe ‘lagje e dritave të kuqe’.

Google thotë se teksti është diçka e vetëgjenerueshme, që reflekton atë që të tjerët po kërkojnë tashmë online.

Zonja Wulff e mohon që ka punuar ndonjëherë si prostitutë.

Gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung raporton se ajo ka dhënë një deklaratë betimi përpara martesës, duke mohuar çdo dyshim e akuzë që i bëhet asaj në lidhje me faktin se ka punuar si prostitutë.

Thashethemet u përhapen online dhe në disa media. Raportohet se ato nisën në mënyrë që të ndalonin karrierën politike të burrit të saj, Christian Wulff.

Revista gjermane Der Spiegel thotë se gruaja e presidentit, që dha dorëheqjen para pak kohësh, i akuzuar për një skandal korruptiv.

Në mars të këtij vitit Google u detyrua që të zhdukte funksionin auto të kërkimit për një person në Japoni, që pretendon se emri i tij lidhej me krime që nuk i ka kryer.

2 komente në “Gruaja e ish- presidentit: Google më vendos fjalën prostitutë”

  1. Alma Kondaj says:

    Bjeri te shohim gallate, boll na terheq per hunde Google neve!
    Sa here une futem per te kerkuar besart berishen, me del lugati!
    http://imazheshqip.blogspot.com/

    1. Genta Popa says:

      Kurse mua, sa here kerkoj, Arta Berisha, Top Chanel, Prishtine ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje