Kësaj i thonë të kesh shumë fat për të mbijetuar (FOTO)

11 Shtator 2012, 18:06Lifestyle TEMA
Kësaj i thonë të kesh shumë fat për të mbijetuar

Një peshkatar mbijetoi për 26 orë në ujërat e Alaskës, pasi anija e tij u mbyt. Peshkatari hipi në një kuti plastike dhe qëndroi aty duke kënduar, që t’i jepte zemër vetes.

19 vjeçari Ryan Harris mbeti në ujërat e Oqeanit Paqësor, pasi anija e tij u mbyt. Ai shpëtua nga kutia e peshqve ku po qëndronte, nga një helikopter.

Një person që ishte në anije me të u shpëtua po ashtu, pasi u gjet në një plazh, 25 milje larg qytetit Sitka në Alaskë.

Harris tha se ishte i lumtur që mbijetoi pa u mbytur e pa marrë ndonjë hipotermi.

Një nga drejtuesit e ekipit të shpëtimit tha se është një mrekulli se si kanë mbijetuar.

3 komente në “Kësaj i thonë të kesh shumë fat për të mbijetuar (FOTO)”

  1. Sinoptikani says:

    Shyqyr qe te ka shpetuar Zoti, z. Harris. Disa muaj me pare edhe ne shpresuam do te na shpetonte Zoti, kur AI, kush, AI pra, po fluturonte mbi liqenet e kaskades se Drinit dhe RA, po ra ne pisten e Gjadrit, e cila, per fat te tij, ishte ndertuar ne kohen e “diktatures me te eger ne bote” dhe, ne vend qe te shpetonin njehere e mire (pa pase nevojen e Avni Rustemit, juniorit)gati 10 milione shqiptare, shpetoi AI, per te thyer (jo koken, jo, me ler te shkruaj) rekordin me veten ne not, plot 141 minuta, pa dale me tha djerset, sic i qau hallin nje minister i tij i dale nga minoriteti i gjithckaje ne kete vend, Ksera (thatsira).
    (Dh)uratë per ndonje editorialëz per “Temen”.

  2. adi says:

    mos e ka shpetuar rojtari i detit notari shquar prof dokt sali lahuta se eshte njesh per not ..

  3. Jon says:

    @sinoptikani komplimente per komentin!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje