Rritet “shpërblimi” për vrasjen e shkrimtarit Salman Rushdie

16 Shtator 2012, 18:00Lifestyle TEMA

Mediat iraniane raportojnë se një fondacion islamik ka rritur shpërblimin për vrasjen e shkrimtarit britanik, Salman Rushdie.

Rritja e shumës nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë thuhet të jetë përgjigje ndaj ofendimeve të Profetit Muhamed në filmin “Pafajësia e Myslimanëve”, të prodhuar në SHBA, raporton REL.

Fondacioni “15 of Khordad Foundation” ka thënë se nëse Rushdi “do të ishte vrarë për blasfemi”, filmi që ka shkaktuar protesta në Lindjen e Mesme, “nuk do të bëhej kurrë”.

Kreu i këtij fondacioni, kleriku Hasan Sanei, ka thënë se do të paguajë për këdo që zbaton “fatwan” kundër Rushdiut, të lëshuar më 1989 nga lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, për shkak të librit “Vargjet e Satanit”.

Shumë myslimanë, librin e Rushdiut e konsiderojnë si blasfemi, për shkak të, siç thonë, fyerjeve që i ka bërë Kuranit dhe Profetit.

(Fatwa në Iran nënkupton dënim me vdekje)

14 komente në “Rritet “shpërblimi” për vrasjen e shkrimtarit Salman Rushdie”

  1. Tahir Llukubabashta says:

    Ik ore maskarenj injorante!
    Ruzhdie i ben nder njerezimit, pa dallim race, feje, ngjyre!
    Korrigjoni shenjestern ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/act-now-flamur.html

  2. Burgaxhiu UK says:

    Kleriku ben thirrje per vrasje!?!?!?!?!!?!?! po Islami eshte paqesor mor i uruar_______________kush nuk e beson te shikoje klerikun qe therret allahun…….

  3. Sali=Geddaf says:

    e mo se nuk ka mundesi, eshte rren, islami eshte fe e “paqes” ? ?

  4. Shok total says:

    Burgaxhiu UK, mund Te na shpjegosh cbehet ne keto skena qe na ke servirur Te shohim, jo per ndonje gje po megjithe mend keto skena Te llahtarisin………, ose ndonje tjeter pervec Burgaxhiut UK.

    1. Burgaxhiu UK says:

      shok total ai karaduza ne video eshte klerik dhe besoj se nuk nevoje per komente, shikohet qarte qe i ka ikur truri per ariu dhe i bie kokes me grushta,,,,dhe te njejten gje bejne edhe besimtaret se e kujtojne te mencur apo kush e mer vesh……..

      Ky kleriku tjeter islamik jep para per te vrare nje njeri dhe mrapa thone feja islame eshte paqesore po nuk e besove te vrasin.

  5. Zeni says:

    Islami,thone kleriket shqiptare,do te thote paqe,por fanatiket fetare,ose islamistet e kane kthyer ne fjale Tmerr.Kudo qe shkel kembe e tyre ka vrasje dhe derdhje gjaku per te vetmen arsye se duan te perhapin opiumin e tyre me anen e dhunes.NJe klerik shqiptar gezohej vite me pare se ne Rome do te hapej nje xhami,nje klerik tjeter gezohej se kengetari Majkell Xhekson kishte thene se do te behej mysliman.Ata duan qe islamizmi te pushtoje boten,prandaj ata e urrejne Perendimin se Perendimi ka besim tjeter.Ata duan qe gjithe bota te jete myslimane.Por harrojne se vendet myslimane jane vendet me te prapambetura te botes.Atje vetem rrihet kembekryq,gjithe diten numrohen tespijet dhe asgje nuk prodhohet,ata jetojne vetem me shitjen e naftes,se prodhuar nga vendet perendimore dhe nuk dine te bejne asgje tjeter.Po sikur gjithe bota te kthehet ne dembelhane,atehere kush do te punoje per ata dembela.Pikerisht duke u nisur nga kjo shkrimtari i njohur Selman Ruzhdi e kishte kuptuar qe kur ishte i ri se feja ishte nje opium,sic e ka cilesuar Karl Marksi,se me dembele nuk ecet perpara.Ai ka shkruar librin Vargjet Satanike,qe kleriku iranian Ajatollah Khomeini,i cili permbysi me dhune ish-mbretin properendimor Reza Pahlevi,e denoi kete shkrimtar te njohur indian me vdekje,per ta bere shembull per te gjithe ata qe guxojne te fyjne Islamin.Duke ndjekur shembullin e Khomeinit,i cili tashme ka vdekur,ajatollah Khatami ne vitin 1989 u bente thirrje te gjithe myslimaneve trima qe te ndeshkojne autorin e Vagjeve Satanike ,qe kundershton Islamin dhe Muhamedin.”U bej thirrje te gjithe myslimaneve fanatike qe ta ekzekutojne sa me pare ate ,keshtu qe asnjeri te mos guxoje te fyeje me Islamin”,thoshte ai.”Selman Ruzhdiu ose cdo shkrimtar tjeter qe fyen Muhamedin ose cdo profet tjeter ,thoshte ai,denohet me vdekje,ne baze te ligjit islamik,qe te tjeret te mos guxojne me te bejne nje gabim te tille”.Ky pra eshte Islami paqesor,i cili denon me vdekje kedo qe kritikon te metat e tij.Keshtu qe atehere shkrimtari Selman Ruzhdi eshte i detyruar te jetoje ne mergim ne nje vend te paditur,qe te shpetoje nga fanatiket fetare.Tani na paska dale nje fanatik tjeter fetar i cili nuk e di se ku te shpenzoje parate e nxjerra me mundin e djersen e popullit te thjeshte,dhe deshiron t’i perdore per te vrare kete shkrimtar perparimtar.Le t’ua jape me mire kete shume te madhe fondacioneve indiane,ku e ka origjinen Ruzhdiu,ku miliona femije vdesin ne vit nga uria.

  6. dinjiteti says:

    islami feja e paqes KETE NUK E BESON AS MUHAMEDI VET,PO NUK ISHTE MUHAMEDI QE BENTE LUFTE PER TE PERHAPUR KETE FE,,me keta njerez eshte e kote te mundohesh te flashesh me keto ka vetem nje rruge perplasja,e te shohim se kush do fitoje.don zoti mos me ardhe ajo dite,po erdhi jam i sigurte qe ju diellin do ta shihni te shtrire..SI SHUM PO NA E CANI…

  7. net says:

    Cdo profet dhe cdo fe ka qene dhe eshte kunder padrejtesive krimeve dhe zullumit ndaj njerezve te pafajshem.

    Po e marr nga Bibla meqe beni si te zgjuar ju perendimoret e krishtere dhe anti islame:

    ne bibel jezusi thote:

    Mateu:
    10:
    34

    “Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.

    tek Luka 19:27 jezus thote:

    27

    Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!”“.

    Pra nuk eshte Islami dhe as Muhamedi i pari por as i fundit qe lufton kunder krimineleve.

    Ceshtja eshte se kriminelet kane marr ne dore pushtetin, kan marrur ne dore ushtrite, policite, mediat dhe jan vene ne lufte kunbder njerezve te Zotit te cilet ne fakt jane 100% paqesore por ne castin qe provokohen dhe cenohen behen agresore.

    Eshte mese normale qe qofte edhe une personalishte nese cenohem do te reagoja deri edhe me lufte.
    ———–

    Behuni te zgjuar dhe mendoni drejte.

    Islami eshte fe e paqe per aq kohe qe nuk e ngacmoni.

    1. Marin says:

      Net, keto pasazhe biblike jane sjelle ketu shume here, por asnjehere te plota.
      Tek Mateu 10:34 thuhet shpata, por eshte shpata e hebrenjve dhe paganeve qe persekutojne te krishteret.
      Tek Luka 19:27 eshte shembelltyra e mirenjohur e talenteve, dhe eshte fjala per Diten e Gjykimit, atehere eshte Zoti ai qe i denon, asnjehere njeriu. Me lart, ne fillimin e shembelltyres, tek Luka 19:13-15, ku thuhet se “u kthye Zoteria ne shtepi”.
      Madje tek Mateu 5:39 thuhet: Nqs te godet ne faqen e djathe, ktheja edhe tjetren.
      Ne Perendim ekziston e drejta e protestes, e greves, per aq kohe sa ato jane paqesore.
      Salman Rushdiut fare mire mund t’i shkruani nje liber tjeter per t’ia kundershtuar ato qe ka shkruar, mund te protestoni, madje edhe mund te ngrini padi. Por te vini shperblim per koken e dikujt pse ka shkruar nje liber!!

      1. net says:

        marin, e di qe mban anen e besimtait te devotshem por puna qendron se nuk e njeh mire fene tende njeher pa lere pastaj te debatosh timen.

        1. Burgaxhiu UK says:

          I nderuar mulla rrjeta:

          Ne rast se me lejohet kisha nje pyetje.

          Ju si muslimon i nershem a jeni dakort me denimin me vdekje te z. Rruzhdi.

          Tung

        2. Marin says:

          Net, me vjen keq por per fene e krishtere nuk ke informacion sa duhet. E kuptoj qe e shikon ne kendveshtrimin e Kuranit, prandaj citimet nuk i ke te sakta.

  8. bes says:

    Meqe ke sjelle argumentin se islami te le te qete po mos e ngacmove po te permend nje rast. Dje ne you tube pashe nje video ku nje imam nga kosova thoshte se grate qe nuk jane te mbuluara nuk duhet te ankohen kur i dhunojne sepse jane ato te parat qe me pamjen e tyre ”dhunojne ” besimtaret keshtuqe e meritojne te perdhunohen.Pra njeriu nuk mund te vishet si do se ndonje muslima mund te ofendohet dhe ta konsideroje si sulm.Normale te duket kjo? Nuk e kuptoj cdo te thote te lesh rehat isamin. ma shpjego ti. Nese kam lindur musliman dhe dua te nderroj fe pse islami nuk me le rehat po me denon me vdekje? Nese dua te shkruaj apo te lexoj ato libra qe dua pse islami i fut hundet dhe ne ndalon te drejtat time.
    Nuk besoj te kete vende me shoqeri me te prapambetur sot ne bote sesa shoqerite me shumice islamike.
    Me ate qe shkruan per biblen mund te kesh te drejte po kjo tregon qe te gjitha fete jane regjime fashiste diktatoriale. Njesoj si enveri qemoti .Edhe ai donte te rregullonte dynjane e denonte vetem armiqte qe e sulmonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje