E bija flet për herë të parë: Che Guevera ishte ‘papi’ im

15 Shtator 2012, 21:02Lifestyle TEMA
E bija flet për herë të parë: Che Guevera ishte

Vajza e revolucionarit amerikano- latin, Ernesto ‘Che’ Guevara, ka folur për herë të parë për të, duke e quajtur vazhdimisht ‘papi’.

Dr. Aleida Guevara ishte thuajse shtatë vjeç kur babai i saj u ekzekutua në xhunglën boliviane në vitin 1967 nga agjentë që punonin për CIA-n.

Ajo rikujton se ai e vizitonte me raste atë dhe vëllain e saj.

“Deri kur isha 16 vjeç, pyesja veten pse duhet ta dua babain tim. Ai nuk ishte kurrë pranë meje.

Më pas u rikthehesha kujtimeve që kisha me të dhe e kuptoja se ai ishte një burrë që dinte si të donte dikë. Dhe unë duhet t’ia ktheja këtë dashuri”.

Ajo është më e madhja e katër fëmijëve të Che gjatë martesës së tij të dytë.

Babai i saj është një imazh i përdorur pafundësisht në bluza, modë, postera, pije e madje edhe në një bikini të veshur nga Gisele Buendchen.

Ajo thotë se është e lumtur kur imazhi i tij përdoret nga fansat, por zemërohet kur imazhi i tij shfrytëzohet ekonomikisht.

“Nuk dua të bëhet para me të, dua thjesht ta respektojnë atë”.

Ai e la Aleida-n kur ajo ishte katër vjeç dhe vazhdonte të mbante kontakte me letra dhe përpiqej të ishte një prind, duke shpikur personazhe fantazie në mënyrë që të mbante fëmijët nën kontroll.

Ajo mësoi se ai kishte vdekur vetëm kur pa posterat me foton e tij në rrugët e Havanës, ku ka jetuar.

Ishte vetë Fidel Castro që e përgatiti atë për vdekjen e tij, duke i thënë se Che vdiq ashtu siç donte.

Ditën tjetër mamaja u lexoi një letër nga babai që fillonte kështu: “Nëse po e lexoni këtë letër, do të thotë se unë nuk jam më”.

Che ishte një revolucionar marksist argjentinas. Kur ishte student mjekësie, ai udhëtoi në Amerikën Latine, që ishte e zhytur në varfëri.

Më vonë, kur jetonte në Meksiko, u takua me Raul dhe Fidel Castro-n dhe u bashkua me lëvizjen për të rrëzuar diktatorin kuban, Fulgencio Batista, që mbështetej nga SHBA.

Shumë shpejt ai fitoi famë mes rebelëve dhe u bë i dyti në komandë.

Aleida e pranon se babai u vra por thotë se: “Po, babai u vra, por revolucionet janë gjithmonë të dhunshme. Nëse armiku nuk u jep atë që doni ju, atëherë duhet ta merrni”.

19 komente në “E bija flet për herë të parë: Che Guevera ishte ‘papi’ im”

  1. Shefqet Dobra says:

    Ky revolucionar u vra pwr t’u mbajtur mend, per t’u perdorur per iteresa fitimi; po te kishte jetuar, sot do urrehej si te gjithe diktatoret komuniste, se, ç’mund t’i sillte me te mire populloit, veçse, ate qe i sollen ata qe kishin mendimte e etije, sia ata para tije dhe ata qe komanduane e shtypen popujte e tyre, pasi ai iku nga kjo jete. Mos lindshin te tjere si keta lloi

    1. Mira says:

      Hajde k..e kandari hajde.Shyqyr qe te ka lene mendja

      1. dori says:

        fillojne zorrat e kuqe, me fol tashi!

    2. eris says:

      o pikerisht se nuk zgjodhi rrugen qe zgjodhen keta diktatoret e tjere do mbahet mend ky. Che i kishte te gjitha privilegjet ne Kube po i braktisi ato per te bere jeten e revolucionarit neper malet e Afrikes dhe Amerikes Latine. Regjimet qe luftonte Che ishin te kalbura nga korrupsioni.

    3. ina says:

      ik o shefqet se nuk je per te dhene mendime per kete pune ti… cfare di ti nga Che-ja pash Zotin. Idealet qe ka dhene jeten ai, ti as qe ia ke idene e me ket menjen tate s’me duket se ke per t’iu afru na i here… ose merr lexo, ose mos na e ze hapesiren kot ketu…

    4. Andi says:

      Mos shkruaj budalliqe lexo historin dhe shko vizito kuben ashtu sic bera un. Dhe do kuptosh shum gjera duke tu hapur mendja

  2. Nomi says:

    Do te vije dita qe njerzimit do ti vlejne keta njerz .

  3. Gisele Buendchen. says:

    Lavazh truri ne moshen 2 vjecare! Ku eshte net apo i kane dhene bar miu!
    http://www.youtube.com/watch?v=7giuoYecssE

  4. Revolucioni says:

    Che Guevera revolucionar ? Piiif. Shefqet DOBRO mire e ke ,revolucionar te tille kurr mos lindshin. Revolucionar si LENINI ,po. Kesaj bote te qelbur i duhet nje LENIN …

  5. B says:

    Shefqet haleja, mbylle halene. Che Guevara eshte simbol i lirise dhe kurajos, ti Shefqet arnauti rri nen poshterimin e Saliut ate bej !!

  6. zefi says:

    Ty PUSHT SERB nuk te pelqen CHE GUEVARA,sepse do ZAGARIN BERISHA,NJE FASHIST KOKE E KEMBE!!!
    Si injorant,qe je,nuk i di asnje VLERE GUEVARES,por vetem SHFRYN kunder tij si QENTE NDAJ HENES!!

  7. Cakalli7 says:

    USA eshte akoma fuqi kolonizuese ne ameriken latine, edhe guevara eshte simboli i luftes per liri te popujve te atyre aneve.

  8. pse? says:

    po ore revolucionär kä qen por i kokäines ämä,,,

  9. xhaferri says:

    EPO te shajn SHEGUEVAREN ata qe nuk kan as buk te han,per kta njerez esht poshtersi te sakrifikosh,per derisa SALIU dhe KTA VAGABONDET QE VJEDHIN DHE VRASIN NE POLITIK SOT TE VLERSOHEN DHE MBIVLERSOHEN NDAJ KETYRE QE KAN BER SAKRIFIC SUBLIME PER NJERZIT E VARFER,KJO DOTE THOT QE KTA NJEREZ NUK MERITOJN ME SHUM SE KAQ,PER KTA RROFT SALIU ME SHOK.DHE FARFERIA I PRIFT, BOLL QE TE JETOJN KTA QE I MARRIN SHPIRTIN, SALIU ME KOMPANI,DHE KJO LLOJ SERIE NJERZISH NDIEN TE LUMTUR.

  10. mira says:

    Che luftoi per nje qellim shume te larte,qe ne kete dynja te mos kete hajdute, vrases e tradhetare te vendit te tyre si krimineli i vicidolit, dhe nga ana tjeter shume te varfer dhe te neperkembur si ndozot populli shqiptar. Por kete nuk mund ta kuptojne letyrat dhe injorantet qe dine te lexojne vetem suret e saliserbit.
    Che ishte fisnik, trim, human por utopik per kohen qe jetoi. Ai dha mesazhin qe cdo popull duhet te luftoje per liri dhe te ndertoje vet te ardhmen e tij. Kjo gje nuk i pelqeu USA dhe jo se ka thene Enveri por keta kane qene jane dhe do duan te jene pergjithmone xhandari i popujve- po e verteton koha. Per kete, perdoren cdo gje deri sa e vrane Che.

  11. zeni says:

    Ce Guevara ishte nje revolucionar i madh.Njerez si ai lindin nje here ne 1oo vjet.Ai i kishte te gjitha te mirat dhe privilegjet e nje udheheqesi te madh per te cilen luftojne sot politikanet tane,por nuk i pranoi ato se mendonte per shtresat e gjera dhe te varfera te popujve .Njerez si ai dhe Lenini,keto i ka thene edhe njeri me siper,jane njerez pa interesa personale.Ata nuk mendonin per vete por per gjithe popukt e shtypur dhe te mjere.Keshtu duhet te mendoje udheheqesi i nje kombi jo si Ahmet Zogu ,apo Sali Berisha qe grabiten pasurite e popullit per te pasuruar veten dhe familjet e te afermeve te tyre.Kur do te linde ne SHqiperi ndonje njeri i tille si Ce Guevara?Udheheqesi i nje populli eshte babai i popullit ai duhet t’i trajtoje te gjithe njesoj,jo disa te nenes dhe disa te njerkes.sic bejne drejtuesit tane te babezitur.Ata qe e shajne ate nuk e njohin sepse nuk kane lexuar per te.Po te lexonin nuk do te mendonin ashtu.Ai bragtisi familjen dhe femijet dhe shkoi ne vendet e tjera per te zgjuar popujt e shtypur ,per t’i sqaruar se ashtu nuk mund te jetohet,ku disa jetojne ne lluks te shfrenuar dhe disa vdesin per buken e gojes.I perjetshem qofte dhe do te jete kujtimi i tij.Njerez si ai nuk ben me nena.

    1. homeri says:

      —-LENINI—Nje egoist i tmerrshem per te marre pushtetin. –Trasformoi MARKSIN dhe ajo shprese e popujve u keqeperdor dhe falimentoi

  12. Zeni says:

    Secili mund te shprehe mendimin e tij, por Lenini,Ce Guevara,Nene Tereza dhe Krishti ,sipas dokumenteve historike jane njerezit qe e kane vene veten ne sherbim te popujve.Ata asnjehere nuk kane menduar per interesat e tyre personale.Kujt nuk i pelqen kjo le te lexoje me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje