FOTOJA më e famshme në histori ka qenë një publicitet

20 Shtator 2012, 20:05Lifestyle TEMA
FOTOJA më e famshme në histori ka qenë një publicitet

Ajo është një fotografi që është riprodhuar e shitur më shumë se çdo fotografi deri më sot.

Por ndërkohë që fotoja feston sot 80 vjetorin, është mësuar se ajo nuk është një foto e shkrepur rastësisht, por në fakt është një reklamë për Qendrën Rockefeller, ku këta punonjës po punonin.

11 punëtorët e ndërtimit po shijojnë një moment pushimi nga puna e lodhshme. Fotoja është realizuar më 20 shtator 1932. Ata janë në katin e 69-të të godinës.

Një nga historianët e Corbis thotë se fotoja ishte një reklamë. Ata ishin vërtet punëtorë ndërtimi, por në fakt ishin të organizuar.

Madje një foto e dytë, që i tregon punëtorët të shtrirë, është më reale.

Megjithatë ajo është një foto shumë e bukur dhe Corbis thotë se është imazhi më i shitur se çdo imazh tjetër.

Identiteti i punëtorëve nuk është bërë i ditur menjëherë, por më vonë u mësua se ata ishin kryesisht emigrantë irlandezë.

Godina ku ata po punonin 80 vjet më parë

FOTOJA IKONE

Fotoja e dytë, punëtorët janë më të çlirët

1 komente në “FOTOJA më e famshme në histori ka qenë një publicitet”

  1. mali says:

    Only in America.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje