Kjo shtëpi mbi goma kushton plot 1.5 milion euro dhe është ruloja e kampingut, ndër më spektakolaret në botë.
Volkner Mobil Performance Bus është i gjatë 12 metra dhe ofron një luks total për të gjithë ata që e përballojnë një shumë të tillë.
Autobusi gjigand ka edhe një vend për të parkuar makinën superluksoze, ndonjë Ferrari ose Lamborghini.
Çmimi i saj nis nga 1 milion euro dhe nëse e merrni atë me të gjitha opsionet, u kushton 1.5 milion euro. Sigurisht këtu nuk llogaritet çmimi ekstra për makinën Ferrari.
Ky mjet është ekspozuar në një sallon në Dyseldorf, Gjermani.
Ofrohet me interior në ngjyrë të bardhë ose ngjyrë druri.
Dy te tilla ka blere zeni bacit sal me paret e gerdecit.
C’i ka Zeni i Bacit te shpellave dy te tilla! Ai ka blere gjithe Shqiperine!
E ke gamin se keta morracaket as greke s’kane pasur jo me te kishin pare
Shqiperine e kane vjedhur
fantastike..cfare ben mendja e njeriut