Shia LeBeouf nis xhirimet për filmin me skena seksi reale

21 Shtator 2012, 11:30Lifestyle TEMA
Shia LeBeouf nis xhirimet për filmin me skena seksi reale

Është gjithmonë një ndjenjë tensioni kur takon kolegët e rinj për herë të parë.

Por kur aktori i famshëm, Shia LeBeouf, takoi për herë të parë kolegen e tij, Stacy Martin, ka qenë padyshim diçka shumë e pazakontë. Kjo për shkak se ata të dy do të xhirojnë së bashku një film të shumëdebatuar, të quajtur Nymphomania, ku do ketë skena reale seksi.

Por kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak aktorin e filmit Transformers, që ka pozuar përkrah aktores bukuroshe, por shumë pak të njohur në botë.

Xhirimet e filmit do të realizohen në Këln, Gjermani.

Regjisori i filmit Lars von Trier, një gjeni kontrovers, ka në plan të xhirojë dy versione të filmit, një ku do priten skenat dhe një tjetër ku skenat do lejohen, por do bëhen flu zonat erogjene.

Ky regjisor ka arritur të tërheqë pranë vetes emra si Stellan Skardgard dhe Charotte Gainsbourg.

2 komente në “Shia LeBeouf nis xhirimet për filmin me skena seksi reale”

  1. Papa Jani says:

    Per filmin me Stacy Martin po qe ja vlen te zesh rradhe dy jave para e jo per iPhone 5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje