Kanadezi Lucien Nault nuk e kishte menduar se të këqijat do nisnin pas momentit kur ai fitoi lotarinë prej 16.9 milion dollarë. Ai e fitoi lotarinë në mars të vitit 2009 dhe premtoi se do e llastonte mirë familjen e tij.
Por vetëm pak muaj më pas ai u nda me të shoqen.
Para pak ditësh, 77 vjeçari pësoi një tjetër goditje, pasi djali i vdiq në një aksident rrugor. Ai u përplas me makinë ndërsa ndiqte qenin, që i ishte arratisur.
Pak javë më parë i vdiq edhe gruaja e djalit. Ajo u mbyt në një pishinë që sapo e kishin ndërtuar me paratë e lotarisë.
I biri i ish- taksistit 77 vjeçar kishte hapur një betejë ligjore më shumë fqinj të babait të tij, pasi ata i morën atij 5 milion dollarë, kryesisht me mashtrime.
per ca e jep kete, qe ne po na ra llotaria mos ta marim ta bojm lanet.