Kjo është makina më e ulët në botë (FOTO)

26 Shtator 2012, 18:54Lifestyle TEMA
Kjo është makina më e ulët në botë (FOTO)

Mund të duket si një lodër, por nuk është e tillë.

Edhe pse është e lartë vetëm 45.2 centimetra, ajo ka të drejtë të jetë në rrugë njësoj si veturat, autobusët dhe kamionët.

Mirai, që në japonisht do të thotë e ardhmja, ka hyrë në librin e rekordeve Gines si makina më e ulët në botë.

Ajo është krijuar nga nxënësit dhe mësuesit e një shkolle të mesme në Asakuchi, Japoni.

Ecën me bateri dhe përbërësit e motorit i ka marrë nga kompania CQ, që prodhon makina të vogla në Japoni.

Kurse shasia, trupi, amortizatorët, sistemi i drejtimit, dritat dhe sedilja janë përgatitur nga gjimnazistët dhe mësuesit e tyre.

5 komente në “Kjo është makina më e ulët në botë (FOTO)”

  1. Kol Frakusha says:

    Duhet te bejne ndonje gje te ciditshme qe te dalin ne Gines.
    Merruni me gjera produktive derdimene!
    Me makina gjermane dhe aksidentet me vdekje po bejne kerdine ne Shqiperi, me ate makinen tuaj e ke vdekjen e sigurt!
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/09/bond-james-bond.html

    1. safiu says:

      ai se beri makinen per ne shqiperi e beri per japoni

    2. patrioti says:

      sa i trash qe je mo kol..komento dicka qe ja vlen jo po keta djemte kan lidhje me gerdecin..jan te qefit ata shoku jetojne ne japoni dhe nuk fukarenj nga mendja dhe xhepi si ti …o kok palare

  2. Tingujt e Kosoves says:

    Paramendo: Nxenesit e Gjimnazit ne JAPONI, kane aftesi me ndertu makine te tille, po kur te rriten e te piqen per shkence?! Do ta ndertojne nje stacion banimi ne MARS! Doktoret tane te elektros dhe makinerise, sdin as edhe nje rrot t’a prodhojn, a nxenesit japonez, ditkan t’a ndertojne nje autoveture. BRAVO JU QOFTE< HALLALL buka qe kan!

    1. Eri says:

      Me teper se sa rekordi, ben sens lajmi qe makina eshte ndertuar nga nxenes dhe mesues cka tregon per nivelin e lart arsimor te ketyre vendeve.
      Ne Shqiperi s’gjen me asnje laborator te besh edhe eksperimentin me elementar te kimise apo fizikes dhe jo me te mendohet per te bere studime shkencore apo shpikje si kjo me siper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje