Në këtë intervistë të realizuar në tetor të 2010-ës, pas vrasjes së Pastor Dritan Prroit për gjakmarrje, Dom Marian Lumçi, në atë kohë prift në kishën e “Shën Palit” në Tiranë, na hedh dritë mbi rolin e kishës dhe dënimin që ajo u jep besimtarëve që kryejnë krime të rënda. Dom Lumçi shpjegon kuptimin e fjalës “shkishërim” në Bibël, dhe rastet kur përdorej kjo formë “mallkimi”. Dom Lumçi thekson se shkishërimi mund të ketë efikasitet në fshatra apo qytete të vogla, ku prifti i njeh banorët e zonës, por në qytetet e mëdha, ai është i vështirë të zbatohet për shkak të urbanizimit. Intervistën me Dom Lumçin, të pabotuar në vitin 2010, po e sjellim tani, për të kuptuar më shumë lidhur me vendimin e ndërmarrë nga institucioni kishtar i Veriut, për shkishërimin e të gjithë atyre që kryejnë krimin e vrasjes.
Intervistoi: Elvin Luku
Sipas Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, numri i vrasjeve mbi baza kanunore është 10 mijë në 20 vitet e fundit. Cili është roli i kishës katolike duke pasur parasysh se edhe numri më i madh i familjeve të ngujuara është pikërisht në Shkodër?
Aktualisht, unë zhvilloj një shërbim në burgje dhe duke u nisur nga ajo çështja e statistikave për të cilën ju folët, që janë shumë të rënda, unë di të them vetëm kaq: dëmi të cilën ia kanë bërë vitet 97-98 Shqipërisë, nuk e di se cila periudhë tjetër mund t’ia ketë sjellë. Kjo, për arsye se të gjithë të burgosurit dhe ai që quhet fenomeni i gjakmarrjes, ndodhi pikërisht në këtë periudhë. E gjitha kjo ndodhi, sepse praktikisht pushoi ekzistenca e shtetit. Të gjithë të burgosurit të cilët janë për gjak në burgje, të paktën unë flas për burgjet në Tiranë, Durrës, Krujë e Fushë-Krujë, janë për shkak të gjakut, të cilën e ka nxitë edhe ajo “trimëria” e 97-ës.
Çfarë parashikon Bibla për dënim në rast vrasjesh, a përmendet shkishërimi?
Në Bibël çështja e mallkimit (shkishërimi), përdoret një herë prej Shën Palit ku flet për heretikët, pra, për ato të cilët mohojnë praninë e Krishtit, e shpirtit të shenjtë në jetën e personave. Pra, vetëm një herë Shën Pali e përdor, megjithëse, kisha e ka aplikuar vazhdimisht. Në “Koncilin II të Vatikanit” në vitet 1962-1965, normalisht ajo shprehje që në latinisht e përdor “Anatenamo”, me anatemu, ajo formë mallkimi është hequr. D.m.th kisha nuk e ka përdorur më.
Cilat kanë qenë metodat me të cilat kisha i ka penalizuar ose i ka mallkuar personat që kanë vrarë apo kanë kryer krime të rënda?
Metoda me të cilat dikur prifti i zonës ka mallkuar kanë qenë këto: Nuk janë kryer shërbimet fetare në momentin e vdekjes së atij personi; varrosja e personit nuk është bërë në varrezë bashkë me të tjerët.
Duhet të dini se në çdo varrezë katolike, e cila është paralel me varrezën e të gjithë fshatit, ekziston një tjetër varrezë ku preheshin ata persona që kishin ndarë gratë, pra, ata që kishin bërë divorc; personat që kishin vrare dikë dhe personat të cilët kishin vdekur të papagëzuar, zakonisht këtu futen fëmijët e vegjël. Pra, kjo ishte mënyra që këta persona penalizoheshin. Sot, ka raste kur, ne, priftat, i kemi mohuar shërbimin fetar një personi, i cili ka bërë një skandal publik. P.sh: Personat që kanë bërë vrasje të rënda.
Në Bibël thuhet se, “Zoti është ai që ta jep jetën, dhe po ai, ta merr”. A ju duket e drejte që një njeri, paradite mund të lutet në kishë, dhe pasdite të dalë e të vrasë? Çfarë dënimi merr ky besimtar nga kisha, i cili ka thyer ligjet e shenjta?
Duhet të kemi parasysh diçka. Ne jetojmë sot në një kohë kur, kisha, nuk ka autoritetin që kishte dikur. Kur bëhet fjalë që kisha duhet të dënojë dikë, flitet për kohën kur ajo, fatkeqësish, ishte e lidhur dhe bashkëjetonte me pushtetin tokësor. Pas “Koncilit II të Vatikanit”, ndarja është shumë e qartë midis pushtetit tokësor, që është qeveria dhe pushtetit qiellor, të cilin e përfaqëson kisha. Ju them me bindje se, krimet i kryejnë edhe personat që mund të jenë katolikë, por që nuk kanë lidhje me kishën. Nuk ia kanë idenë se çfarë është me të vërtetë feja. Një person që ka një kryq ari në gjoks, që kur e sheh të jep përshtypjen se ky është ndonjë prelat i kishës, kur i thua mos e kryej këtë krim, ai kap kryqin në dorë dhe betohet në kryq se do ta vrasë. Nuk mund të betohesh në kryq që do ta vrasësh. Në kryq mund ta falësh. Kjo nuk është feja, nuk është besimi.
Jezusi thotë: “Nëse dikush të godet në njërën faqe, ti nxirri tjetrën”. Pra, ti je fanatik, fondamentalist, kamikazë, ç’të duash ti, por jo besimtar. Fatkeqësisht, ndjenja e gjakmarrjes në vendin tonë është e ngulitur thellë.
Atëherë kur e merr dënimin vrasësi?
Sot, dënimi i personit nëse ai është vërtet besimtar, ndodh në çastin e rrëfimit, dhe në çastin kur ai do të vijë të marrë kungimin në kishë. Në këto dy momente, ai person, nëse nuk është i penduar për aktin që ka kryer, ai nuk rrëfehet dhe nuk kungohet. Pra, nga ana jonë, përjashtohet nga praktikat fetare. Kjo është e padiskutueshme. Por, kjo ndodh në vendbanime të vogla, në fshatra, ku të gjithë e njohin se ai është vrasësi. Fatkeqësia më e madhe është se, këtu po flas prej eksperiencës që kam në burgje, unë shikoj brenda në burg persona, të cilët janë të pafajshëm dhe sikurse dhe ju mund të njihni raste, kriminelët lëvizin në rrugë të lirë. Pra, cili është ai person që duhet të marrë kurajon dhe t’i thotë: Jo, ti ke vrarë, ndaj largohu nga këtu.
Ky është një problem shumë serioz.
Ju keni shumë të drejte kur kërkoni nga shteti që vrasësin ta dënojë sipas ligjit. Por, a nuk duhet edhe vetë kisha paralelisht të marrë masat e saj për të ndëshkuar vrasësin, pavarësisht nëse ai dëshiron ose jo të vijë në kishë?
Ne nuk mund të krijojmë “lista të zeza”, në kuptimin e plotë të fjalës. Pra, ju keni vrarë dhe jeni persona me të cilët, ne, nuk kemi më punë. Normalisht, kisha, meqenëse ka institucionin e rrëfimit, atëherë beson dhe shpreson në rikuperimin e personit. Ne nuk jemi me idenë që ti gabove dhe tashmë përfundimisht je i përjashtuar. Vetë misioni i Jezusit në tokë ishte për të falur mëkatarët, me shpresën e kthimit të tyre. Masat e mallkimit kanë qenë disa masa parandaluese ose frikësuese, për t’i thënë popullit që mos e bëjë atë gjest.
Edhe në këtë rast, ky është qëllimi pse po ju pyes?
Po, por në kushtet në të cilat zhvillojnë jetën e tyre besimet tona, popullsia është përzier në atë masë, saqë, unë nuk e njoh çdo besimtar që vjen në kishë. Këto masa mund të zhvillohen e aplikohen shumë mirë në fshatra, në zona ku banorët njihen të gjithë njëri me tjetrin, e ku prifti i fshatit i di të gjitha ngjarjet atje.
Po në rastin e vrasjes së Pastor Dritan Prroit?
Nëse unë e njoh dhe e shoh vrasësin, unë nuk ia jap kungimin dhe e kthej mbrapsht. Na kanë ndodhur disa raste kur e kemi kthyer mbrapsht. Kjo ndodh derisa personi të bëjë një pendesë publike, ku shpreh dënimin e vet dhe ku konstatohet, që ky person, është penduar. Siç janë rastet kur falet gjaku. Këtyre personave, u lejohet kungimi, sepse ata janë rehabilituar tashmë.
Politika vepron sot gabim me kanunin. Është një përrallë shumë e lezetshme kjo, ku i lihet faji kanunit. Ngjarja që ndodhi në Shkodër, edhe mund të evitohej. Këto janë disa mllefe që ndodhin si pasojë e mungesës së shtetit, sepse edhe njerëzit janë edhe shumë ngacmues dhe nxitës. Përjashtohesh prej shumë rretheve, nëqoftëse nuk ke marrë gjakun dhe nëse nuk ka shkuar drejtësia në vend.
Një mikut tim i kishin vrarë babain për gjakmarrje dhe vetë u largua nga Shqipëria. Gjatë periudhës që ndenji në Shqipëri pas vrasjes, rrethi shoqëror vazhdimisht e ngacmonte dhe e nxiste për të marrë gjakun, ndaj dhe ai zgjodhi të largohej.
Pra, janë dy rrugë në mungesë të shtetit: Ose duhet marrë gjaku i të afërmit, sepse është vetë shoqëria që të ngacmon; ose duhet të largohesh.
Po në botë aplikohet shkishërimi sot?
Jo, me sa di unë jo. Me ndarjen e kishës nga shtetit, gjithçka është e qartë. Ne nuk jemi hetues, ne gjithçka e marrim vesh në rrëfim. Më ka ndodhur që persona që kanë kryer vrasje të rrëfehen. Disa prej tyre, ata që unë kam ndjerë se janë penduar vërtetë, i kam dhënë kungimin, disa të tjerëve jo. Unë, në rrëfim, mund të marrë vesh shumë sekretë, të cilat as gjykata nuk i di. Dhe dua t’ju them se rrethanat kanë të bëjnë shumë me mëkatin që kryen një person. Nuk jam unë autoriteti që duhet të dënoj.
Në vitin 93’ në Brazil, një person shkon te prifti për tu rrëfyer (formula jonë është ajo e faljes së mëkatit) dhe i thotë kam vrarë. Ai ishte realisht i penduar, ishte vërtet i mërzitur për aktin që kishte kryer. Dhe prifti pasi e pyet si ka ndodhur, pra, pas rrëfimit, vendosi ta falë. Në bisedë e sipër vrasësi thotë se i kishte ndodhur edhe një vrasje tjetër. Prifti nxehet, dhe e nxjerr jashtë, pa i falur mëkatet. Ky personi, del i përlotur dhe pret jashtë, – për të biseduar me priftin, për ta sqaruar se si kishte ndodhur. Pas shpinës së tij ishte një kryq, i cili tupëzohet, merr formën e njeriut, e prek në shpatull, i bën një kryq në ballë dhe i thotë: “Ai nuk të fali, por në të vërtetë, ai që të fal jam unë”.
Me këtë dua të them se, fatkeqësia më e madhe e kishës ka qenë se shumë herë ka kërkuar të marrë vetë rolin e Krishtit. Ne jemi shërbëtor të fjalës së tij, dhe nuk duhet të marrim në dorë shkopin e dënimit. Dua të them se, çlirimin e vërtetë kisha e ka pësuar pikërisht kur është ndarë me pushtetin tokësor.
Cili ka qenë qëndrimi i kishës suaj në rastin e vrasjes së Pastor Dritan Prronit?
Është lejuar që varrimi i tij të bëhet në kishë, duke pasur parasysh edhe pozitën si Pastor. Nuk e di nëse ka qenë i “Shuguruar”, por, për t’i shprehur në njëfarë mënyre edhe solidaritetin, është lëshuar kisha. Kam lexuar një shkrim për reagimin e komuniteteve fetare në këtë çështje. Unë jam prift, ti je gazetar, por të dy ne, para Zotit kemi të njëjtin status. Ndaj, nëse ne duhet të shpreheshim ndaj vrasjes së Pastorit, ne duhet të shprehemi për çdo vrasje të cilido personi. Kjo do të thotë, që ne ditë për ditë të bëjmë denoncime. Ne si katolikë në Shqipëri, na janë vrarë dy priftërinj, dy të tjerë janë plagosur, dy murgesha janë vrarë me automatik, dhe askush nuk është shprehur për këto krime.
Me këto shembuj nuk dua të justifikohem, përkundrazi. Ne sigurisht që kërkojmë solidaritet, por pikësëpari kërkojmë që shteti të bëjë punën e tij.
Perse nuk kishte gjakmarrje ne kohen e Dulles?!!!
Sepse kishte shtet dhe u tridhte koqet cubave e burrave gjaksore!
Ne rradhe te pare duhet shteti dhe pastaj organizmat religjoze ose laike!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/albania-is-not-for-sale.html
Cohu Enver dhe njehere nga varri !!!
Pershendetje Dom Marjani! Jam nje i njohuri juaj dhe ruaj shume respekt per ju qysh kur ishit student i teologjise dhe kini ardhur e me kini takuar ne nje vend te veshtire ( per mua). Me vone ju pata derguar edhe nje leter ( te shkruar ne italisht) kur ndodheshit me studime ne Itali. Vjet erdha t’ju takoj tek Katedralja ne Tirane por nuk ju gjeta. Ju kam derguar nje liber timin me dedikim si shenje respekti per ju. Meqe s’kemi menyre tjeter komunikimi ( une jetoj jashte Shqiperise) do te deshiroja te dija a e ke marre librin apo jo.
Intervisten e lexova dhe me pelqeu shume per ato qe thoni.
Ju uroj gjithe te mirat
God bless You!
Miku i viteve 1994-1996
Nje plakut nje dite i bera kete pyetje?Si ka mundesi qe njerezia ne vendin tone eshte prishur se tepermi kohet e fundit dhe nuk pyesin as per norma as per besim fetar as per shtet as per ligje.
Degjo o bir mu pergjigj plaku ngadale, ne si komb nuk kemi qene asnjehere te edukuar me norma dhe ligje sepse shtet jo vetem qe nuk kemi patur kurre,por edhe atehere kur ka ekzistuar i kemi qendruar larg duke jetuar bjeshkeve te thepisura larg dynjase ne miqesi me ujqerit dhe si ujqerit jemi edukuar,prandaj neve vetem dajaku ne ve ne vije,dhe qe te jemi te sinqerte une kurre nuk e kam dashur komunizmin por me bindje e them tani se Enver Hoxha nuk vdiq kot me krye ne jastek se po te ishte vertet aq i keq do perfundonte si perfundojne te gjithe diktatoret.Ne kohen e tij jo vetem qe nuk pati vrasje por nepermjet punes se perbashket njereit u miqesuan si kurre ne historine ketij kombi.Jam i sigurte se po te pyesesh ndonjerin nga ata qe i eshte vrare djali,vajza apo babai nuk i thur lavde kesaj kohe qe jetojme sot.Une di te them se nuk ka asgje me te bukur se te jetosh me shpirt te qete dhe ne harmoni me njereit.Paraja dhe prona ne mungese te shtetit eshte si te kesh futur gjarperin ne gji qe ne mos sot neser do te te kafshoje.
Kur i bera pyetjen se si i vlereson Enver Hoxhen me Sali Berishen,ai mu pergjigj Enveri ishte nje zot shtepijet i rrepte por i drejte e ndersa ky qe kemi sot bredh pas kurvave dhe pislleqeve po e them ne menyre figurative vazhdonte plaku dhe familjareve u thote rrini urte e mos beni gjera te poshtra.
Atehere mu drejtua mua me thuaj se si do te veprojne familjaret me nje baba te tille,kuptohet se te gjithe do vrapojne pas te keqes.
Per ceshtjen e gjakmarrjes ne vendin tone eshte folur dhe do te flitet per sa kohe qe nuk do te kete nje shtet te forte ligjor dhe ne praktike.
Komentues te ndryshem si dhe shqipetaret e dine kete te vertete.
Dua te shkruaje dy radhe per faktin se gazetare te ndryshem per probleme qe jane te njohura se nga burojne dhe si duhet te zgjidhen, mundohen te infiltrojne pikerisht me besimin fetar.
Besimi fetar i ka rrenjet shume me te vjetera si ai Krishterimit, Islam, Budist, Jeduizmit etj.Ne literaturen boterore njihen filozofe te kohes se lashte te Greqise dhe te mevoneshme, te pasuar nga penat me te ndritura te rilindjes europiane dhe te kohes se soteme, te cilet argumentojne dhe sjellin fakte te pa kundershtueshme se besimi fetar eshte i lidhur me shume fenomene njerezore te cilat jane komplekse(me nderlidhje te shumte)te cilat jane shfrytezuar nga te gjitha shoqerite e kaluara dhe te sotme(perjashto ato komuniste)ne menyre per nje bashkejetese te pushtetit ne vazhdueshmeri.
Besimi fetar ne thelb eshte ceshtje vetiake e cila shfrytezohet nga institucionet fetare duke u manipuluar dhe genjeshtruar ne menyre te vazhdueshme per te kthyer friken njerezore ndaj vdekjes ne mjet per te mbijetuar vete keto institucione.
Se ne cfare shkalle publiku i sotem shqipetar injeh dhe i ka lexuar veprat e ketyre korifejve te literatures boterore te cilat kane jetuar disa mijera vjete me pare dhe ata qe kane shkruar ne kohen e rilindjes europiane, e cila beri te mundur clirimin e shpirtit njerezore nga frika e vdekjes dhe i dha nje shperthim te papare zhvillimit te europes ne te gjitha fushat; une nuk e di.
Fakt eshte se besimi fetar ka qene dhe do te jete nje plage kangrene per te gjitha vendet te cilat e kultivojne. Ne europen perendimore qeverite e ndryshme e dine kete dhe mundohen te gjejne nje te ashtequajtur “emerues te perbashket” ne menyre qe te ekuilibrojne sa te jete me e mundur pasojat negative te institucioneve fetare
Ne vendin tone i cili eshte nje vend i vogel dhe me probleme nga me te shumtat ne te gjitha fushat, ekonomike politike, shoqerore etj, tam tami qe i behet ketyre institucioneve fetare ( se gjoja ata jane zgjidhja e arte e problemit ) shte me pasoja teper shkaterruese. Vendet e europes perendimore kane nje tendence te qarte te ndejtjes sa me larg nga keto institucione(beje fjale per popullin), p.sh. kur diku ne televizion ose ne shtyp behet fjale per nje diskutim serioz perdoret shprehja ” le ta leme kishen ne fshat” dhe te diskutojme.
Eshte gje e mire qe ne vendin tone institucionet fetare nuk kane mundur te rrenjosen ( nje merite per kete ka edhe ish diktatura komuniste ) kjo nuk do te thote qe ti kthehemi kesaje diktature porese te njohim dhe te mbeshtetim ato institucione shteterore qe bejne te mundur sqarimin pa njeaneshmeri te besimit fetar.Besimi fetar si ceshtje private ka ekzistuar dhe do te ekzistoje. Institucioneve fetare nuk duhet ti jepet mundesi te futjes se “hundes” ne fushat ku ato nuk kane se cte thone, le te qendrojne ne “fshat”, mos te harrojme se dhe fshataret kane arritur te clirohen dhe dote gjejne rrugen e vertete nepermjet dijes ne fusha te ndryshme.