Edhe Berisha dyshime për Imamin, urdhër për kontrollin e tij

29 Shtator 2012, 10:46Politika TEMA

Arben Imami është vënë prej muajsh nën akuzë nga ana e Partisë socialiste, për abuzime të mëdha në Ministrinë e Mbrojtjes. PS ka kërkuar që Imami të përgjigjiet në Komisionin e Sigurisë për një sërë çështjesh, duke filluar që nga trafiku i armëve dhe blerja e pajisjeve përgjuese. Por, deri më tani Imami i është shmangur këtij komisioni.

Por, duket se për Imamin nuk ka dyshime vetëm opozita, por edhe kryeministri Berisha. Sipas gazetës “Shekulli”,  vetëm 9 ditë para se Komisioni i Sigurisë të merrte vendimin për ngritjen e grupeve të kontrollit, Berisha ka urdhëruar kontrollin mbi Ministrinë e Mbrojtjes dhe ndaj agjencive të tjera që janë në varësi të këtij institucioni.

Në urdhrin e kontrollit të datës 9.5.2012, ku dallohet qartësisht firma e kryeministrit Sali Berisha, urdhëron të kryhet kontrolli në Ministrinë e Mbrojtjes, institucionet në varësi të saj, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura  mbi zbatimin e akteve ligjore nën ligjore në fuqi në kryerjen e procedurave të import eksportit, tregtimit të materialeve ushtarake, armatimeve, municioneve, lëndëve plasëse si edhe procedurave te licencimit për kryerjen e aktivitetit të zhvilluar gjatë periudhës janar 2011-maj 2012.

15 komente në “Edhe Berisha dyshime për Imamin, urdhër për kontrollin e tij”

  1. durresstar says:

    ta dini mire te gjithe,ju legena ministra,dhe z/ministra
    se ne fund,kur te bohet hesapi,baca deanit,do tju a fusi sa krahu..!!

    1. elinor says:

      Dhe sala del i la: “nuk kam gisht une more njerez; luli dha urdher per 21 Janarin, ai i vodhi paret e tunelit, imam bajelldia i bani pislleqet ne MB, meta i shiti te gjitha fabrikat per skrap dhe mori 7% te tenderave, jozi ishte ajo qe ju thoshte se do t’ju kapte n’shtjelma, zgjedhjet kane qene krejt puna e ristanit,…a kam harru ndonje a? Edhe per Gerdecin, fajin e ka mediu…une jam ai qe isha ne fillim – me duar te pastra! Kot m’bini ne qafe!

    2. Gani Bardha says:

      Me thot dot njeri kush nga keta nuk eshte i perfshire ne skandale?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

  2. arsen says:

    Avash mer ju!
    Kujtoni se nderroi qimen dhe haroi zakonin?
    Cfare kujtoni ju se Saliu do e shese aq kollaj?
    Nga Maji deri ne Tetor jane plot 3 muaj, …Sa zgjaska ky kontroll?
    Jane sqaru te gjitha. Nuk ka asnje shkelje!
    Nuk e shifni cbohet?
    4 police rrafin per vdekje nje qytetar ne mes te Tiranes ( me apo pa faj) dhe Burgaj vazhdon te rrije ne karrike??? Doreheqja eshte minimumi.
    Sa e kane rrogen kryepolicet?
    Po ata qe paguhen vetem per te lefur si qena kur ka mitingje?
    Po ata rrugoret qe rrijne vetem ke Bulevardi dhe neper rruge vriten e aksidentohen nga 3-4 veta ne dite?
    Popull mo budalla nuk e gjen ne Europe.

  3. Bogdani says:

    Do te vije nje dite kur te merret vesh se ky kontroll eshte imponuar nga NATO!

    1. artiles says:

      Pa le te shikojne grafimet e gjeneraleve te fundit! Sa at palo rregullore qe e kane bere vete nuk zbatojne!

    2. artiles says:

      Pa le te shikojne gradimet e gjeneraleve te fundit! Sa at palo rregullore qe e kane bere vete nuk zbatojne!

      (korrigjoj: jo grafimet, por G-R-A-D-I-M-E-T)

  4. HORRI bulevardit says:

    Kontrolli qe ka urdheruar Sali Berisha ne Ministrine e Mbrojtjes, eshte qe te shkaterrohen provat, prova qe ministri Imami, ska qene ne gjendje ti zhduki.
    Ne kete kontroll, nuk kane shkuar njerezit e duhur, por kane shkuar eksperte te shkaterrimit te cdo implikimi te Sali Berishes, me keto allishverishe.
    Nuk eshte e para here qe Sali Berisha mundohet te zhduke prova kompromentuese, ate beri dhe ne naten e 21-Janarit.
    Por sipas eksperteve me ne ze te krimeve ne bote, qe thone se gjithmone krimineli le dicka si prove, nuk arrin te zhduke gjithshka, keshtu dhe Saliu sa do te mundohet, sdo arrije ti zhduke te gjitha.

  5. Qytetari i vertete says:

    Z.Arben IMAMI pasi eshte diplomuar per aktor dhe deri ne ditet e sotme ka bere ne menyre te shkelqyer rolin e aktorit ku me skenarin e kryskenaristit te qeverise dhe regjine e kryeregjizorit te te keqes ne Shqiperi ka merituar titullin :Artist i Popullit ne korrupsion dhe Nderi i Kombit per tregetine e armeve dhe blerjet e pajisjeve te zbulimit.

    1. shqiperia says:

      Kontrolli do te behet per sy e faqe , dhe perfundimisht do te
      thone nuk kishte asnje abuzim. keni parasysh Ilir Meten.

  6. analfabeti says:

    Po nuk eshte me artist ky se vete Sala e ka pagezuar ne 97-ten “Gjenerali i Jugut”prandaj e vuri minister mbrojtje.Prisni kur te hape perseri depot e armeve me kete imamballajdine per te mbuluar pislleqet e tyre si e beri me Zhulalin.

  7. Cur Gjeloshi says:

    Ashtu siç po duken punet, baba Saliu do te mbetet i vetem; ky dhe Skenderbeu!
    Me rishikinmin e historise po i rregullon te gjitha (put things in order);Shkaterroi Enverin,ngriti Zogun, harroi Gurakuqin, po relativizon I.Qemalin(duke ngritur lart ca hoxhallar e prifterinj ). Ngriti lart Nënë terezen aq sa parulla tek muzeu kombetar kishte te shkruar emrin e tij me germa tre here me te medha se emri i N. Terezes:))))
    Pra i ka mberur vetem SKENDERBEU!….
    Kurse ketyre te sotmeve, jua ka gjetur anen me kohe; Ceken e la te thyente qafen tek Akademia e Shkencave, pra nuk e mbeshteti. Imamin e nxjerr te korruptuar, dhe keshtu i mbeten sharlatanet si T. Shehu, çiftelia und so weiter ?
    FUNNY

  8. mergim tari says:

    Sali Berisha e ben kete per dy arsye:

    Se pari Barbari Berisha nuk harron qe Arben Imami ishte KOMANDANTI I REBELEVE TE JUGUT. Per kete do te marre hak pasi eshte hakmarres dhe gjakmarres. Kjo duket ne veprimet e tij te cekuilibruara por edhe ne pamjen e jashteme, sidomos tek syte qe i perngjajne nje Bishe te plagosur.

    Ne radhe te dyte ky eshte presion per ti thene Imamit te zhduke edhe ndonje dokument qe ka mbetur ne lidhje me Gerdecin, ku ishin te perfshire XHIMI (Mehmet Hoxha) ose baxhanaku i Berishes si dhe ndonje dokument (qe e ka nxjerre edhe Bumci) ku tregon perfshirjen e drejtperdrejt ne krimin e Gerdecit te XENIT ose SHKELZENIT, djalit te Berishes…

  9. asso says:

    e kush mund te thote qe ky sulm ndaj imamit nuk eshte i inskenuar nga Berisha se filloi me be shume kakardhia Ben aktori!!Ku i merret vesh plakut Mere se ku don me dal e me ke i nxjerr geshtenjat!!!

  10. birisha says:

    Birisha
    ja con kontrollin me tregu qe vete eshte i paster, e porosit qe ta nxi raportin, dhe pastaj ja jep medias. Ene ne fund mileti e han dhe kujton se Birisha nuk eshte perzi ne keto pune. Hajde Birish hajde.
    Kurse Zhelefina, nuk ka koment ene per ket pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje