Intervistë e Presidentit Nishani dhënë për “Zërin e Amerikës”
Zoti President, faleminderit për kohën, që po na kushtoni, fillimisht. Zoti President, mangësitë e sistemit të drejtësisë në vendin tuaj ndikojnë pothuajse në çdo problem tjetër, me të cilin ndeshet Shqipëria. Ato pengojnë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndikojnë tek acarimi politik, pasi partitë, në kushtet e mungesës të besimit reciprok, nuk kanë një sistem të pavarur se kujt t’i besojnë, pengojnë biznesin, si çështjen aq të përfolur të pronave dhe gjithçka tjetër. Ju keni pasur fatin të njihni hallka të ndryshme duke qenë Ministër i Drejtësisë dhe po ashtu Ministër i Rendit. Sipas jush, cilat janë problemet më urgjente për t’u zgjidhur në drejtësi, pa të cilat reforma mund të ngecë?
Është i vërtetë konstatimi juaj dhe unë ndaj të njëjtin mendim me ju që, funksionimi i shtetit ligjor, funksionimi i demokracisë kërkojnë një sistem drejtësie profesional, të pavarur, të konsoliduar dhe tërësisht në respekt të ligjit dhe të legjislacionit të vendit. Në Shqipëri, funksionimi në këtë formë i sistemit të drejtësisë, mbetet një sfidë mjaft e rëndësishme. Presidenti i Republikës ka një rol të rëndësishëm, një rol kyç në kontributet, që mund të japin të gjitha institucionet, për të vajtur drejt një formati të tillë të sistemit të drejtësisë edhe në Shqipëri. Problemi më i madh, që natyrisht sot diskutohet mes qytetarëve shqiptarë, ka të bëjë me raportin e besimit të tyre tek sistemi i drejtësisë. Por, ajo që unë kam parë, analizuar, kam arritur në konkluzion dhe të cilën e kam bërë dhe publike në mesazhet e mia në Shqipëri dhe në të gjitha institucionet, ku unë kam pasur mundësi të takohem, qoftë në Gjykatën e Lartë, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, hapi i parë është që, ne duhet të rikthejmë besimin tek vetë gjyqtarëve tek sistemi i tyre, që do të thotë, këtu ka të bëjë çështja e vlerësimit dhe promovimit të gjyqtarëve me integritet të lartë moral, me profesionalizëm dhe me përgjegjësi. Ky është hapi i parë, i cili do të sjellë më pas kontribute të qenësishme brenda sistemit të drejtësisë dhe që do të japë impaktin e tij të drejtpërdrejtë tek besimi pastaj i qytetarëve tek sistemi i drejtësisë. Pra, nëse ne do të kemi një sistem drejtësie, i cili do të menaxhohet dhe brenda të cilit ne do të kemi marrjen e drejtësisë nga gjyqtarë, të cilët do të orientohen vetëm nga profesionalizmi, vetëm tek besimi i tyre tek ligji, vetëm tek procedura transparente, mundësia dhe aksesi i qytetarëve tek drejtësia, unë besoj se ne do të nisim një rrugë të mbarë në këtë proces.
Zoti President, raportet ndërkombëtare, siç ishte ai i fundit i OSBE-së, përmendin fenomenin e pandëshkueshmërisë, zyrtarë të lartë, që gjithmonë i shpëtojnë ndëshkimit ligjor dhe që në sytë e qytetarëve duket se janë bërë të paprekshëm. A mendoni ju se gjatë mandatit tuaj kjo prirje mund të përmbyset dhe mund të rikthehet ajo, që sapo përmendët dhe ju, besimi i qytetarëve tek drejtësia?
Kam besim të plotë që do të ketë një reflektim pozitiv në vitet që vijnë duke pasur parasysh objektivat, që përmenda pak më parë, pra, ofrimin e atyre kapaciteteve më të mira që kemi ne mes komunitetit të gjyqtarëve, mes komunitetit të prokurorëve pikërisht në drejtimin dhe menaxhimin e këtij sistemi. Unë i kam kërkuar para pak kohe, në një takim që kam pasur në Gjykatën e Lartë, një bashkëpunim Gjykatës së Lartë, anëtarëve të saj, duke shkuar drejt një standardi të unifikimit të praktikave gjyqësore për çështje të cilat janë të rëndësishme, si atyre të aspektit penal, ashtu dhe në aspektin civil. Duke pasur një model të tillë unë besoj se ne do ta vendosim sistemin e drejtësisë dhe kryesisht atë të gjyqësorit në një rrugë, e cila është haptazi e qartë dhe e mundshme për të kthyer këtë vizion dhe këtë faqe, që sot është një shqetësim dhe një sfidë e vërtetë për shoqërinë shqiptare, por edhe përtej shoqërisë.
Le të ndalemi për pak komente tek ajo që ju sapo theksuat, në fillim të intervistës se duhet rikthyer besimi tek vetë gjyqtarët. Rasti i fundit i gjykatësit të Durrësit që la të lirë një person të dyshuar, i cili tani akuzohet për vrasjen e një komisari policie, është një ndër më të rëndët besoj për drejtësinë shqiptare. Gjykatësi në fjalë po hetohet sot nga Prokuroria për shkelje, por shumë njerëz thonë se ky nuk është rasti i vetëm me shkelje, por ka edhe të tjera si ky dhe shtrojnë pyetjen: përse drejtësia nuk është kujtuar më parë për këto raste? Si do ju përgjigjeni ju këtyre shqetësimeve dhe çfarë do të bëni ju për ta ndryshuar këtë situatë, pra, që të keni gjykatës cilësorë?
Ajo që unë mund t’ju them qytetarëve shqiptarë është se si e shoh unë, tashmë si Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në rastin konkret, apo të rasteve të tjera që mund të jenë të ngjashme me to. Ka të bëjë shumë mënyra e organizmit dhe e orientimit të vëmendjes dhe të prioriteteve në kuadrin e inspektimeve, që kryen Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Së pari, ne duhet të kemi një procedurë jo vetëm transparente, por qartazi të përcaktuar në kritere, e cila, jo vetëm do të krijojë mundësinë për të inspektuar dhe verifikuar të gjitha shkeljet, por, nga ana tjetër, t’i japë dhe garancinë për mos pasjen e mundësive për të abuzuar me fuqinë e inspektimit, apo për të ushtruar më pas presioneve të padrejta ndaj gjyqtarëve shqiptarë. Pra, jemi të orientuar për të ecur paralelisht në të dyja këto drejtime. Pikërisht, këtu ka qenë dhe fokusi që, pak kohë më parë, patëm nënshkrimin e një memorandumi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë për inspektimet. Nga ana tjetër, po punohet ngushtësisht dhe me institucione të tjera. Unë do e orientoj Këshillin e Lartë të Drejtësisë të bashkëpunojë ngushtë edhe me Prokurorinë për të pasur një network komunikimi dhe shkëmbimi të informacioneve të të gjitha praktikave gjyqësore, të cilat lidhen me fenomene të tilla. Koordinimi midis institucioneve do të jetë një element i rëndësishëm, i cili, jo vetëm do të ndihmojnë njëri-tjetrin, pra çdo institucion në përmbushjen e misionit të tij, do ta bëjë më transparente punën tonë, por do të bëhet edhe pengesë për raste të tilla, të cilat kanë ardhur vetëm për shkak të abuzimit.
Zoti President, Kushtetuta ju jep ju një rol për të dalë mbi palët, për të qenë faktor i unitetit kombëtar. Si mendoni ta luani këtë rol?
Jam tërësisht i gatshëm dhe ofroj të gjithë angazhimin tim, përtej vullnetit të padiskutueshëm, por edhe për të qenë i gatshëm në çdo moment, kur palët politike do të kërkojnë angazhimin e Presidentit në çdo formë që ata do e gjykojnë. Por, ajo që është më kryesorja në këtë moment ka të bëjë me faktin që, Presidenti duhet realisht të fitojë besimin e opinionit publik, duke qëndruar më së pari jashtë luftës politike të palëve, duke mos u përdorur nga asnjëra palë kundër palës tjetër, duke monitoruar me kujdes mënyrën e funksionimit të institucioneve mbi të cilat ka influencë dhe lidhje Presidenti i Republikës, që askush prej këtyre institucioneve të mos përfshihet brenda luftës politike. Ashtu siç duhet njëkohësisht që, Presidenti i Republikës, në çdo rast që do e mendojë se një mesazh i caktuar i duhet adresuar qytetarëve shqiptarë, por edhe klasës politike, pa marrë parasysh se në çfarë rasti mund t’i pëlqejë njërës palë, apo palës tjetër, por duke qenë i bindur në drejtësinë e mesazhit, Presidenti i Republikës të jetë prezent në komunikimin me opinionin publik, me të gjitha palët. Vetëm në këtë formë unë besoj që Presidenti i Republikës do të arrijë të fitojë në radhë të parë besimin e opinionit publik, por edhe të palëve. Jam tërësisht i angazhuar që të hyj e të veproj në këtë formë dhe me këtë filozofi.
Si mendoni ta siguroni ju besimin e të gjitha palëve se do të jeni i paanshëm, ndërkohë që opozita, duke përmendur dy vendimet tuaja të para që morët si President, atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe për Kryetarin e SHISH-it, thotë, është shprehur se nuk ka besim tek ju? Si do e bindni ju opozitën se ju do të jeni i paanshëm?
Bindja fillon nga sjellja konstitucionale dhe ligjore e Presidentit të Republikës. Të gjithë ne duhet të bindemi dhe të respektojmë sjelljen e institucioneve vetëm bazuar mbi të drejtën dhe detyrimin kushtetues të çdo institucioni. Në të dyja rastet, Presidenti i Republikës ka përmbushur në mënyrën më korrekte të mundshme detyrat e tij kushtetuese, pa devijuar aspak dhe pa interferuar në asnjë afilacion, apo ndjeshmëri politike, qoftë në rastin e Kreut të Shërbimit Informativ, i cili është institucion, i cili nuk varet tek Presidenti i Republikës, por duhet të bashkëpunojë ngushtësisht me Këshillin e Ministrave, me qeverinë shqiptare për çështje madhore, ku më së pari qeveria shqiptare është përgjegjëse, siç është çështja e sigurisë kombëtare. Agjencia e Shërbimit inteligjent është një agjenci në shërbim të arritjes së sigurisë kombëtare. Po ashtu, dhe në rastin e Nënkryetari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është një praktikë e vënë në vite, ku Parlamentit i jepet e drejta të ketë postin e Nënkryetarit dhe, për më tepër që, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u propozua nga Presidenti i Republikës, por vendimi për emërimin e tij u morr nga shumica absolute dhe konsensuale e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pra, nëse Presidenti i Republikës në të gjitha rastet do të mbështetet në sjelljen e tij, në veprimet e tij, në vendimmarrjen e tij në ç’ka përcakton Kushtetuta, në respekt të ligjeve, padyshim që qytetarët në radhë të parë do të bëjnë të mundur që ky besim tek Presidenti i Republikës të vijë në mënyrë të natyrshme. Unë shpresoj dhe kam bindjen e plotë që, ky besim, kjo marrëdhënie e respektit të ndërsjellë midis institucioneve do të vijë duke u konsoliduar, për arsye se në radhë të parë dhe mbi të gjitha Presidenti i Republikës nuk ka asnjë paramendim dhe asnjë prapamendim për të vepruar dhe për të ndërmarrë veprime, të cilat dëmtojnë politikisht njërën apo tjetrën palë.
Zoti President, ndërsa Shqipëria është sot në prag të marrjes së një përgjigjeje pozitive nga BE për çështjen e statusit, palët në Parlament nuk arritën, dje për shembull, të binin dakord për projektligjin për Gjykatën e Lartë, pra, vazhdojnë përsëri acarimet politike. A mendoni se është detyra juaj të luani një rol për të afruar qëndrimet e palëve?
Absolutisht që Presidenti i Republikës duhet të jetë vazhdimisht i angazhuar në përçimin e mesazheve dhe ideve dhe qëndrimeve, të cilat janë tërësisht në interes të vendit, të zhvillimeve aktuale, por edhe të perspektivës së zhvillimit të vendit. Çështjet e reformës së drejtësisë unë i kam konsideruar dhe vazhdoj t’i konsideroj dhe besoj që edhe palët politike i konsiderojnë si kontribute, jo vetëm për një qeveri të caktuar, jo për një President të caktuar, jo për një Kryeministër të caktuar, jo për një opozitë të caktuar, por për interesat e vendit. Në fund të fundit ne flasim çdo ditë për nivelin e sistemit të drejtësisë dhe konsolidimin dhe mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë, padyshim që i paraprin infrastruktura legjislative, ndaj dhe në rastin e Gjykatës së Lartë unë kam besimin e plotë që palët politike, mazhoranca dhe opozita, do të vijojnë të përmbushin angazhimet e tyre, detyrimet e tyre në raport me shoqërinë, mbi bazën e asaj përgjegjshmërie, që ato kanë treguar kohët e fundit dhe është për t’u përshëndetur.
Bujar a me degjon?
Ky eunuk po ploteson endrren e saliut per tu bere mbret i shqiptareve!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html
Lluka, ai e ka fajin, ai e nisi e Saliu e bitisi. Pyete mamim njehere o Jari.
Ahhhh Lluka! Ç’na bëre?!!
Ky ja kalon dhe ustait per genjeshtra, ec Sali se e gjete zevendsin.
Pirdh pirdh o Nishan I Berishes.
Fatkeqesia e madhe e ketij vendi eshte derexheja ku e ka katandisur Maloku i qelbur qofte edhe ne sensin protokollar çdo institucion te vendit.
Ne saj te maskarenjve si Berisha I vjen rradha çdo lumpeni e imbecili qe te na turperoje dhe diskretitoje institucionet e Larta te vendit ne kete fare feje.
Çdo shqiptari duhej ti vinte turp qe nje injorant i paafte e sherbetor I qelbur I Bishes dhe gruaja e tij e rendomte dhe injorante te perfaqesojne Shqiperine ne menyre kaq te turpshme dhe ordinere ne nivelin nderkombetar.
Nishani I Berishes kurre nuk mund te kete besimin apo aprovimin e shumices se Shqiptareve, dhe kjo jo vetem per menyre e tyrpshme dhe aspak dinjitoze sesi e zgjodhi Kafsha nga Viçidoli, dhe sa me pare qe te ma hiqet qafe aq me mire do te jete per te ardhmen e vendit.
Kot qe flet o ditezi se nuk te beson njeri se nuk je ti presidenti po Sali Berisha ti edhe firmen e hedh me zor.
“VENDIMET E MIA JOPOLITIKE….”
Na shkule së qeshuri o nishani i Saliut.
Provoje të marrësh ndonjë vendim pa pyetur të çmendurin e Viçidolit dhe brenda ditës ai do të të nxjerrë në pension invaliditeti.
Në fakt të takon të dalësh në KEMP qysh sot.
Heret ne mengjes
Sala me fshese
Bujarin e rrahu
E beri sa qau
I nduku mustaqet
I shkuli dhe faqet
E nxorri perjasht
Si thesi me kasht
E futi brenda
Si thesi me fenda
E mor Jar Nishoni, ene Xhikja (Haxhi Lleshi) sipas kushtetutés vepro-
nte, duke zbatuar mésimet e Enverit.
Pse jan kaq budallenj keta nishanllit e Saliut,apo mos mendojn se mileti eshte budalla dhe i ha dokrat e ketyre.Cfar kushtetute thot ky budalla,a me gjen nje rast te vetem qe ne 30 vjet Haxhi Lleshi te ket nxjer ndonje dekret qe nuk perputhej me kushtetuten?!Po sikur ky Nishanlliu te mos caktonte ate qe urdheroj Saliu per nenkryetar te KLD-es do shkelej kushtetuta?!natyrisht jo.
duhet te fillosh me dorheqjen tate menjeher se dhe ti je i vetdishem qe sben asgje nga ato qe thua .prandaj po ishe burr jepe dhe mos u bej kukull ne durt e kufomes se je dhe burr me musteqe.
Bujar ,Eshte mire per ty qe te mos japesh me intervista ne media kaq presigjize dhe me gazetare profesioniste se del skifo.Une e lexova dhe theshe kushedi se c’do te thoshe, por sic thote populli nje verre ne uje.Fjalite e tua jane kaq te allakastura sa nuk meret vesh se c’thua.I ngjan shume ne te shprehur e ne mendime ustait tend Sali.kerkon ta heqesh veten si njeri me kulture ,por mbetesh prapa shume.ti ke perdorur nje grumbull fjalesh te cilat sipas rreegullave gramatikore te gjuhes shqipe nuk perbejne fjeli, por futja si kodra pas bregut. O ditezi,kur nuk merr vesh me mire jep doreheqjen si njeri me aftesi te kufizuara dhe te rrish rehat ne shtepi e te shmallesh me gruan.Ti e rendon veten kot se koti vetem per ti qendruar besnik Sali kriminelit. Do te besh ti drejtesi ???!!!Pika qe s’te bie ,po pse e emerove ushtarin e Saliut ne SHIK,apo se nuk eshte kopetenca jote?! Po leri keto pordhe se askush nuk te beson.Saliu te ngrys e s’te gdhin po i dole nga stani.Me ke do te besh ti reforme ne drejtesi ,me gjithe prokuroret dhe gjyqtaret e plepave te Durresit ,6-te mujoret, si me kurset e Bashkimeve profesionale ?! Pak djem e vajza kane mbaruar keto -vjet shkollat e drejtesise qe jane te paperlyer ?! Ajde bujrum ,thuaje ti i pari qe do te lirohen te gjithe gjyqtaret e prokuroret me kurset e plepave dhe te tere do te mbeshtesin.E kini bere Shqiperine Burdello pa porta .Kuadrot po i nxirni si ne kohen e Enverit me shkollen e larte V.I.Lenin te partise se punes.Nuk ka mbetur njeri pe mbaruar shkollen e drejtesise me korespodence. Dhe ju lini rrugeve djemte e vajzeat e neneve qe investojne duke sakrifikur per shkollen diten. E pse s’te mbulon balta po me vete e me flet brockulla. Edhe nje here te them menjanou dhe ri rehat qe me vone te mos i ngjitesh Sales nga ps ,dhe ti e di se ku e ka vendin SALA.Te gjitha keto ti them me sinqeritet dhe jo per te denigruar apo nga inati, apsolutisht jo.Po tallen me ju i gjalle e i vdekur ,e aq me teper te huajt. Kane te drejte qe thne se shqiptaret nuk dine te zgjedhin drejtuesit e tyre.