“Pedofilia” politike e Berishës

28 Shtator 2012, 18:55Politika TEMA

Nga Arben Manaj

Shëmti po se po, por edhe e dënueshme, jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht është dhe duhet të jetë kjo që bën kryeministri me fëmijët dhe nxënësit e shkollave në Shqipëri. Në emër të disa viteve të tjera pushtet në dimrin e thellë politik, por edhe fizik të jetës së tij, ky njeri i raportuar, por pa u vërtetuar ende se trajtohet mendërisht, po merr në qafë psikologjisht të ardhmen e këtij vendi, fëmijët e saj.

A thua nuk mjaftojnë tmerret, dhuna psikike dhe traumat që i shkaktoi etja dhe ethet e tij për pushtet gjatë këtyre dy dekadave, me ata që sot janë 22 vjeçarë plus- minus, por  aktualisht po sakaton të bijtë e shekullit të ri!

Është e tepërt të përmend se ky brez 20 vjeçarësh është rritur në mungesën totale të rendit, në dhunën dhe shembujt e mungesës së ligjit, të djegieve, të rrëmujave sociale dhe politike, të kallashëve dhe dhunës verbale të iniciuar në shumicën dërmuese të rasteve brenda ose jashtë institucioneve, pikërisht dhe kryesisht nga ky njeri.

Vetëm ‘97-ta do ishte e mjaftueshme që ky njeri të izolohej për atë vragë psikologjike dhe dëmin që i ka shkaktuar vizonit dhe modelit të mbijetesës për një brez të varfër financiarisht dhe të pamjaftueshëm nga ana arsimore dhe me defekte të mëdha në standarde qytetarie, të cilat kanë qenë pasojë më shumë sesa shkaku i një rendi të ri politik në versionin më të egër dhe më absurd të aplikuar në vendet ish komuniste.

Këto pasoja ndihen sot në mungesën e frikshme të përgjegjësisë qytetare dhe prevalencën e gjithëgjendur të transgresionit tek një brez, që jo vetëm nuk e respekton shumë ligjin, por as ia ka frikën ndëshkimit që ai mund të parashikoj.

Një brez që në një masë të konsiderueshme si model mbijetese ka atë të rrugës së shkurtër përmes rrugëve të pandershme.

Dhe askush nuk mund të përgënjeshtrojë se ky brez është rritur nën dhunën verbale dhe atë të rrugës në Shqipërinë që ka drejtuar Sali Berisha si President e Kryeministër, por edhe si opozitar aktiv i rrugës së rrugës.

Një vit përpara zgjedhjeve “make or break” për të ardhmen e tij politike, ai është vërsulur me tërë arrogancën e qëllimtë dhe pashpirtësisht dhe skandalozisht minorenëve nën sytë dhe veshët e atyre që paguhen nga taksapaguesit për mirërritjen e fëmijëve, të ardhmes së çdo shoqërie.

Në asnjë vend demokratik dhe normal nuk lejohet propaganda elektorale për fëmijët, të cilët gjithsesi nuk votojnë, dhe kanë se me ç’duhet të merren. Në çdo vend dhe shoqëri normale mbrohet kjo kategori, të cilët nuk kanë pavarësinë e duhur mendore dhe psikologjike për t’ju nënshtruar dhe amortizuar presioneve të këtilla, në këtë moshë, si ajo që po ndodh me gogolin e fëmijëve shqiptarë.

Në këto shoqëri edhe kur këta arrestohen si minorenë, shoqërohen me një të rritur për t’i mbrojtur për shkak të zhvillimit mendor të paformuar sa duhet.

Këto ditë në Angli është çuar tërë shteti dhe shoqëria dhe media në mbrojtje të një 16 vjeçare, e cila e rënë në dashuri me mësuesin e saj të matematikës e së bashku janë larguar nga Anglia dhe janë gjetur në Bordo të Francës. Mësuesi i saj u arrestua për shkak të kësaj marrëdhënie me një të mitur, e cila gjykohet se nuk ka logjiken e adultit.

Ndërsa në Shqipëri plaku Mere po lemeris fëmijët dhe u bën presion që ata ti bëjnë presion prindërve të tyre në emër të së ardhmes evropiane!!!

Ku është OSBE-ja që toleron sjellje të tilla nga politika dhe një fushatë të pastër elektorale pa nisur ende zyrtarisht. Apo kot flas edhe unë! OSBE-ja….e birrës dhe kërnackave…

Ku është UNICEF-i që duhet të monitorojë abuzimet me fëmijët në çdo vend të botës?!

Ku janë O, ja Q-të që financohen me fonde ndërkombëtare në shumicë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Po prindërit dhe mësuesit që lejojnë që një i Marrë të marros fëmijët dhe nxënësit e tyre!

Kjo “pedofili” politike duhet të marrë fund sa më shpejt dhe të dënohet siç dënohet çdo abuzim me fëmijët në çdo vend normal të botës. Në mos ligjërisht, apo moralisht, ka edhe një mundësi tjetër; me votën e prindërve, motrave dhe vëllezërve më të rritur të të pafajshmëve më absolut të Shqipërisë.

 

34 komente në ““Pedofilia” politike e Berishës”

  1. Gim babrrojsi says:

    Ahh mor Ben! Po ku pyt ky shtaze per pedofili. KY rrezik ua fut ene mbesave e nipave te vet per karriere!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

    1. EdiRuci says:

      NE SHPINE E TE VARUNIT NUK BAHET MUHABET LITARI – THOTE FJALA E URTE…
      NUK ESHTE MIRE QE PER PEDOFILINE TE FLITET NE SHTYPIN PRO PS.

      1. fl says:

        Doli dhe morracaku i radhes nga katundi PeDe-ve.

    2. fl says:

      Adhurimi i races se Salixhinjve per pedo-politiken e Saliut, ka shpjegime ne menyren se si shpellaret jane “edukuar”. Per ta kjo qe ndodh eshte normale.

  2. Delli USA says:

    Z.Mane ke plotesisht te drejt,por OSABE eshte bere ortak me Saliun,UNICEFI eshte me OSBE-en,O jo Q jan me UNICEFIN,sic shihet kemi nje qark te mbyllur qe nuk vepron kunder nje pedofili politik si Saliu.Opozita gjithashtu eshte e tredhur qe lejon nje te cmendur mbas karrikes te trmbi femijet.

    1. EdiRuci says:

      JU NUK PASKI SHPETIM…HYP NE PEME SE T’VRAVA, ULU SE T’VRAVA.

  3. Mili says:

    Z. Manaj artikulli juaj eshte shume me vend por si thote populli nje fjale Ne si shqiptare nuk dime si trajtohen politikanet kur genjejne . Jemi shume larg realitetit te kohes dhe kete do ta vuajne brezat ne te ardhme. Popull pa njenja patriotizmi demokracie dhe pa largpamesi .

  4. fatmiri ny says:

    Bravo zoti MANAJ.
    Eshte nje nga artikujt qe pa frike mund te themi se eshte ne vend te pare ne “HIT PARADE” e shkrimeve te pas 90′.
    Ky jo vetem femijet por te gjithe grupet shoqerore dhe brezat po i cnderon ne menyren me te poshtur.
    Pas 21 janarit ai po masterbohet me vehten e tij ku orgazmen e arrijne disa monstra si fejziu ,topalli,tritol shehu e me rradhe.
    Qe eshte me divijime te thella mendore dhe psiqike kjo dihet tashme por problemi shtrohet:
    A ka ngelur ndonje zyrtar,politikan,senator,kongresmen,deputete me ndjenja njerzore ne washington dhe ne bruksel qe nuk shohim veprimet e kesaj monstre qe ato e vune me duart e tyre ne 1991 ??????????????
    Perse amerika e vret nje bin laden ne pakistan dhe e mbron binladenin e albanistanit ????????????
    Cfare duhet te ndodhe akoma me teper ne shqiperi ?????????????????????

    1. LORA says:

      Sepse dr.dhjeramani nuk eshte binladen per SHBA-te;sepse me parate e shqiptareve ka 22 vjet qe fryhet bytha e lloj lloj kurvareve nderkombetar
      duke na e shndruar Republiken tone ne republike te ambasadoreve qe jane pjese e cberjes se sovranitetit kushtetues te shqiptareve.Deri kur?????
      Deri sa ta ngulim mire ne koke qe ky eshte vendi yne,shtepia jone dhe mbrothesine e saj duhet ta mbajme e mos ta leshojme,per jete te jeteve nga thonjte tane.Vetem keshtu do ta mbyllim historine e turpshme 22-vjecare te perdhunimit te nje shoqerie te tere (nuk mund te perjashtohen femijet ) nga rraca me bastarde qe ka pjelle kjo toka jone.

  5. elinor says:

    Po prandaj duam ta heqim qafe kete pis nje ore e me pare, se eshte teper i neveritshem me keto qe ben. Eshte nje njeri qe nuk ka kufij etike dhe morali; kafshe ne kuptimin e plote te fjales. Dhe opozita me rri ne parlament jep e merr me kete shkerdhate!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Ne Kushtetuten e Shqiperise duhet qe raporti mjekesor dhe psiqik i liderit te saj duhet te publikohet…

  7. Claus says:

    Shume sakte Arben,

    me ligj arsimi tete- a nentevjecar eshte i detyruar. Si ka mundesi qe ne vend te oreve te mesimit drejtoria e shkolles i nxjerr neper mitingje per te degjuar paranojat e Sali Berishes?

    Ministri debil i arsimit qe e ndjek ate ka nje vajze ne Gjermani, ne nje universitet ne Jug te Gjermanise. Le te pyese ate, a lejohen femijet e shkollave qe femijet te verdallosen neper qytet gjate oreve te mesimit?
    Se per pjesemarrje neper fushatra elektorale as mos te shkoje mendja.

    Prindi denohet me gjobe dhe te mire bile. Per mua PS dhe tere opozita duhet te ngreje zerin kudo deri tek organizmat nderkombetare per kete krim qe ben Sali Berisha.

    Pyeteni njehere Wollfahrt-in, ndoshta tani ka femije te rritur, a ka patur mundesi kur ka patur femije te vegjel te kerkoje leje nga shkolla per arsye te ndryshme?

    Sali Berisha ben ne flagrance nje thyerje ligji qe askush nuk ta fale ne Europe, per kete duhet hapur procedim penal.

    1. Gim Kulufi says:

      Ministri e ka vajzen ne Gjermani dhe a e dini se me ke eshte martuar ajo vajze? Me nipin e Aqif Dabulles, ish shef i sigurimit personal te Enver Hoxhes, zv/drejtor i drejtorise se sigurimit te udheheqjes, ish vjehrri i Arta Dades. Hajde pastaj e fol per spiune, bllokmene, komunista e te burgosur. llum i llumrave Sali Ram Muti e ka bere tere Shqiperine hale.

  8. kalorsi i zi says:

    Normal, Saliu eshte i ngujuar dhe nuk mund te shkoje te takoje prinderit sepse ka frike keshtu ben fushaten per zgjedhjet tek femijet. Kush do e denoje burrin e shtetit ? Poshtersi

  9. Plaku says:

    Ky kryeminister duhet te procedohet penalisht dhe rruga eshte e hapur mbasi tani ai nuk ka imunitet ku mund te mbrohet dhe aq me teper qe nuk po flet ne parlament ku mund te thoje cte doje e nuk mban pergjegjesi.PROKURORIA duhet duhet ta mari si te pandehur mbasi Kryeministri ka shkelur cdo ligj ne menyre flagrante dhe publikisht,duhet te meret si i pandehur pedofil.Pedofilia nuk eshte vetem meredhenie seksuale me te mitur por dhe format pedofile e te shprehurit dhe aq me teper kur i drejtohesh femijes e jo si ky rast ku jane dhjetra femije eshte akoma me e pa pranueshme.Organizatat Nderkombetare ne Mbrojtje te Femijeve duhet urgjentisht te prononcohen per kete rast kaq unikal dhe per kete turp te radhes te kryeministrit.

  10. loni says:

    ky eshte bere si hitleri i marsit te vitit 1945,,2 muaj perpara se te vdiste,,kur doli dhe po organizonte fundin e gjermanise per te mbrojtur ate pak pushtet qe kishte,,arriti derisa te organizonte femijet nen moshe 12 vjece dhe pleqte ne moshen 60 e larte,,ky ishte felliqesina e fundit qe beri hitleri ne fund te jetes se tij,,edhe ky kryeminister po e ndejn me sa duket fundin e vete dhe po fillon njelloj si shoku i vete hitleri sic e pershkruan gjithmone andrea stefani qe eshte bere si hitleri kryeministri jone,,duke bere propagande deri tek femijet,,po nuk eshte fai vetem i sali berishes,,eshte edhe fai i intelektualeve qe nuk bashkohen dhe ti bejne nje embargo ketij palle kryeminister duke mos i lejuar ncenesit ne te tilla situata te degjojne kete maskara njeri,,po kush do ta beje zagaret shqiptare,,kjo nuk ndodhe kurre se kurre po nuk u ndeshkuan njehere keta intelektuale qe mos te perseriten me gjera te tilla qe jane turpi i botes..do ta rrezojme me vote dhe kjo eshte de facto,,as 22 deputete nuk do arrish dote te mbledhesh z kryeminister,,du humbesh me keq se ne vitin 1997 duke mos arritur ti grabitesh dot me zgjedhjet e ke te kote cfaredo e te bershe,,ashtu sic hitleri jote ne fund te luftes qe nuk arriti dote te fitonte ate popullaritet qe kishte 20 vjet me pare,,dhe ti i ke humbur te gjithe me pacavuret qe ke bere,,ndeshkimi jote eshte vetem burgu,,edi ramen e ke frike po u be kryeminister,,e njeh mire po pati ligjin ne dore ai se cfare do te gjeje,,lamtumire z kryeminister mbas 8 muajsh..

  11. alfredi says:

    me vjen ndot te beje komemnt per kete krijese ne pushtetin e shqiptareve

  12. Nadia Shabani says:

    Ke te drejte o Z. Mane po Shqiperia e ka humbur panvaresine me kohe qe kur Berisha po i mban me leke ambasadoret e huaj. Ata as qe nuk duan t’ja dine se cfar ndodh ne Shqiperi pa le tu behet vone per femijet tone kur vet prindet mbajne sehir dhe nuk shikojne se si po i shfrytezon politika femijet e tyre duke i hequr nga mesimi dhe duke i cuar neper mitingjet e PD-se qe ne nje shtet te mirefillte demokratik do te ishte nje skandal i madh dhe ministri i arsimit do te jepte menjehere doreheqjen. Po ne Shqiperi fuqine e kane marre legenat dhe Berisha eshte nje legen i madh qe nuk ka turp por shfrytezon femijet per politike.

    1. Arba says:

      ZOTI BERISHA ! JAM DUKE ZBATUAR NJE PARRULLE TE
      VJETER QYSH NE KOHEN E KOMUNIZMIT .
      CILIDO TE SHKRUAJ PA FRIKE ATE QE MENDON.

      MENDOJ NE QOFTESE DO TE KISHA QENE NE POZICIONIN
      QE JU JENI SOT, POZICION TE CILIN E KENI DHURATE NGA
      KY POPULL, DO TE MUNDOHESHA TE JEPJA MAKSIMUMIN
      ME QELLIM QE TE RREMBEJA GJITHE ZEMRAT E NJE POPULLI
      I CILI KA VUAJTUR GATI NJE GJYSEM SHEKULLI
      NGA DIKTATURY E EGER KOMUNISTE. POR CUDITERISHT KA NDODHUR
      KA NDODHUR E KUNDERTA NE VEND TE DASHURISE , TE SINQERITETIT
      KENI MBJELLUR URREJTJEN , TANI E KUPTONI REVOLTEN
      E KETIJ POPULLI DHE KERKONI NDIHMEN E FEMIJVE
      KETO JANE FEMIJET E ATYRE PRINDERVE QE XHAXHI SALI
      PO I BEN QE MOS TI QESHI BUZA , ZOTI KRYEMINISTER.
      KJO TREGON ME SE MIRI QE JU KENI RENE SHUME POSHTE
      QE POLITIKA E JUAJ. KA KAPITULLUAR.

  13. makis says:

    Komplimente Z.Manaj

  14. albgentius says:

    Njerez me horizont e kulture qe e njohin demokracine perendimore si Arben Manaj qe dikur e degjonim te na informonte permes seksionit shqip te BBC, lemerisen me fenomenet anadollake ka kultivuar e kultivon tek nje popull i cili nuk ka eksperience me demokracine nje njeri (????) si Berisha.

    Problemi kryesor me Berishen nuk eshte vjedhja apo demtimi ekonomik i Shqiperise por eshte mentaliteti qe ka mbjelle:
    1) mesoi popullin qe ne demokraci vota mund te vidhet (ne 1996)
    2) perdite si edhe ne vitet e kaluara jep shembuj qe jo dialogu por shkelja e ligjit edhe forca jane ato qe te cojne ne sukses
    3)organet e pushtetit, gjykatat nuk te zgjidhin hallin nqs nuk je pro grupit qeverises
    4)kerkoi te fuste popullin ne lufte civile per te mbajtur karrigen
    etj etj etj.

    Per kete dem te madh qe i ka sjell brezave te rinj i uroj nga thellesia e zemres:

    U TRETESH NE FERR SALI BERISHA!

  15. Landi- Sverige says:

    Une kam mendimin se cdo gje qe ndodh ne ate vend eshte “normale” dhe ska perse te na duket cudi cmenuria e ketij sharlatani. Keto ngjarje, ky “pedofilizem” politik, ky mentalitet, nuk eshte se ndodhen vetem sot, dje apo pardje. Keto ndodhin cdo dite ne dy dekadat e fundit. E keqja eshte se ne nuk kemi kujtese dhe kur nje popull nuk ka kujtese, nuk ka as te kaluar, as te sotme dhe as te ardhme. Kush vend tjeter ish-komunist i lindjes beri nje eksod aq gjigand si ai i viteve -90? Kush vend tjeter shkaterroj cdo pasuri kombetare dhe la ne meshiren e “fatit” (fabrika, uzina, hekurudha, ndermarrje e instuticione, cerdhe, shkolla, spitale, muze e qendra arkeologjike, etj, etj) duke pritur “cekun e bardhe”? Kush vend tjeter nuk njeh pronaret e ligjshem ne pronesite e tyre? Kush kryeminister tjeter beri lufte civile per te mbajtur pushtetin e vjedhur mbi 16 vjet me pare dhe vazhdon te jete ne pushtet me vjedhje e vrasje? Kush popull tjeter qe i vidhet vota, qe perdhunohet, qe i mungon cdo e drejte, qe vritet, vazhdon te ri i heshtur? Kush shtet tjeter mbron korupsionin, vjedhesin, mafiozin, kriminelin dhe denon viktimen, opozitarin dhe te drejten? Kush shtet tjeter diskuton akoma per uje te pijshem dhe energji elektrike me orar? Kush vend tjeter ka shkaterruar me barbarizem natyren, floren dhe faunen si ne Shqiperi? Tashme ne ate vend do te dukej “anormale” cdo gje fisiologjike qe ndodh ne boten moderne. Ndoshta ky eshte destini yne, te fundit dhe te kundert per gjithshka. Mbas 50 vjetesh, i themi akoma 500-lekshes pesmijshe dhe tundim koken majtas-djthtas kur pohojme dhe larte-poshte kur mohojme, atehere perse cuditemi me ate specje??!!

  16. Devolliu says:

    I çmenduri i Viçidolit duhet lidhur urgjentisht pasi është bërë i rrezikshëm edhe për fëmijët.

  17. antikomunisti says:

    A s’ka qene komunist ky saliu? c’e zgjat ti gezoni komunistet ju shqipo sa te prapambetur aq edhe anadollake,derisa votoni keto kafshe rudimentare.

  18. ani says:

    Perpara se te analizojme vepren e sotme duhet pare se kush hyri dhe e dominoj PD.Te gjithe ata mesuesa qe ishin denuar nga diktatura per abuzime,nje pjese e mire e krimineleve ordiner e shume te tjere.Atehere c’far prisni nga shpellari?

  19. Stef Staku says:

    ANALIZE : Mendoj se mesazhi qe po percjell krim Berisha me ane te femijve eshte ky :
    – Prinder te ketyre femijve o me jepni voten o une ju a nxi jeten edhe femijve te Juaj.!!! –
    keto nuk jane xheste te pedofilise keto jane xheste te nje mendje kriminale ( Criminal minds ) !!!
    Te ben pershtypja feshtja e pedofileve te OSBE. Ne kete rast heshtja e OSBE per ndalimin e perdorimit te shkollave te femijve eshte xhest pedofilije !!!

  20. Zeqo says:

    Bravo Manaj. Cdo dite me rritet respekti per ty si gazetare profesionaliste dhe me karakter.

  21. moko says:

    Zoti Blendi,problemi eshte teper i frikshem.Femijet tane nuk dine ku kane Atdheun,nuk dine historine,nuk njohin me te miren e te keqen.dhe keto ne saje te nje politike te poshter te ketyre 22 viteve.Tmeri do jete me vone,per kete vend,nga keta femije sot dhe burra e gra neser.Pasojat e nje edukate te tille ku e gjithe bota e denon do jene katastrofike,per Shqiperine.
    Te gjithe shtetet qe kane nje kulture dhe edukate demokratike e denojne,por jo OSBE ne Shqiperi.Edhe here te tjera kame shkruar,qe opozita duhet te mbledhe 2 mije tremije njerez dhe te mos largohen nga selia e helmatisur e OSBE,pa larguar nga vendi.Por dihet qe ne nuk kemi opozite,tani shpresa ka mbetur tek partia ALEANCA KUQ E ZI,qe te protestoje deri ne largimin e kesa organizate qe na ka poshteruar,ne dhe vete organizaten boterore te OSBE.

  22. gjykatsi i lasht says:

    po dihet qe sala osht pederast!
    peder e cun pederi osht sala or taj!
    dhe tash ne pleqni ,ngaqe nuk i puno as suma,kthehet ne pedofil..
    he sal pedofili sal pedofili..
    domosdo
    asht bir i perndimit sala.
    dhe perndimi dhe pedofilija jane sinonime.

  23. ajdin says:

    UNE KAM 20 VJETE QE NUK JETOJ NE SHQIPERI.shikoj cdo gja.Po shesin nderin gruas dhe te femijve per buke te gojes,ka disa tjere per te marre makine te mire.Edhe ne shqiperi enjejta gja.Cfarre mute prindi eshte ai qe e dergon femijen te prese Berish kriminelin,nuk e shikojne qe po vriten femije ne mes te dites.Jame plotesishte ndakorte qe berisha te shkoje te shkolla por jo te beje politik.PSE O PUNTOR I MILLOSHOVIQIT VETEM FEMIJE TE DJADHTE KA.Trego ku eshte shkolla e femijve te mi qe jame i majte,qe femia im mos te shikoj surratin tende prej krimineli.Femin tim dua ta rrise large politikes.NUK DUA QE FEMIA TE DI KUSH JE TI ose Edi Rama.

  24. DOKTORRI says:

    Mora vesh qe nje fimij beri nje pordhe ku i theu Berishet dhembet e prishur.

  25. e verteta says:

    Si nuk doli nje djale ish ish sigurimsi,apo ish byroisti te flase qofte edhe nje here mire,drejte e pa shtremberime per demokracine?Nuk thuhet kot se vesi trashegohet ne gjak dhe ne gen…

    1. e genjeshtra says:

      O verteta e leshit! Po si sdoli nje bir ballsiti te shaje shtremberimet dhe maskaralliqet e komunisttit sali. po nuk thone kote, qeni i rrahur ne vogeli nuk behet balo…hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje