Ndahet nga jeta Agron Çobani, legjenda e Radio Tiranës

29 Shtator 2012, 02:03Politika TEMA

Ne mesnate eshte ndare nga jeta gazetari i njohur i radio Tirana Agron Çobani. Agron Çobani ka lindur në Nepravishtë të Gjirokastrës, në shtator të vitit 1942. Ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe, si dhe Fakultetin e Gazetarisë. Menjëherë pas diplomimit, nis punë në Radio Tirana e më pas në Radiotelevizion, për të mos u shkëputur prej tij për dekada të tëra, me përjashtim të periudhës 1982-1991, kur e larguan prej andej. Në këtë institucion i ka kryer të gjitha profesionet, duke filluar nga gazetar në redaksinë e informacionit e deri te drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Për sa kohë ka qenë gazetar, por edhe në periudhën e posteve drejtuese, ka lëvruar të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi e kronika, telereportazhi, dokumentari e radiodrama. Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë në radhët e para të gazetarëve shqiptarë. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë në drejtimin e Institucionit Mediatik, në organizimin dhe zhvillimin e tij në vite, në përgatitjen e gazetarëve të rinj.

Ai ka botuar se fundmi librin me kujtime “Ju flet Tirana”, nje histori e viteve te jetes se tij si gazetar

38 komente në “Ndahet nga jeta Agron Çobani, legjenda e Radio Tiranës”

  1. Lejla says:

    Ngushellime familjes,i perjeteshem kujtimii tij!

    me nderime e respekt,

    Lejla- Nasi

    1. Vlonjati 12 says:

      Ngushellime familjareve te Tij. Per arsye pune kam patur rastin te takohem 3-4 here me te dhe ruaj pershtypjet me te mira. Njeriu i mire duket qe ne takimin e pare.

  2. Bubullima LU says:

    I SHPREHIM NGUSHULLIME FAMILJES SE TE NDIERIT AGRON COBANI.

  3. raimondi says:

    Ngushellimete me te sinqerta familjareve _Zoti e bekofte !

    E paska gjetur shume te bukur titullin e librit me kujtime :Ju flet Tirana

  4. julia says:

    Oh sa dhimbje! Ishte nje nga ata njerez, qe te bejne te mendosh mire e me shprese per njerezimin. Sa dhimbje per te e per familjen e tij qe humben nje njeri te rralle, me nje mendje te bukur, humor brilant qe i ka shtuar jeten sa e sa tjereve, e nje karakter qe te bente ta adhuroje. Lamtumire o burre i Madh…..

  5. SH.K says:

    Nderim e respekt per jeten e ketij intelektuali shqipetar me ‘SH’ te madhe.sh.k

  6. liri says:

    Ngushellime familjes.

  7. Lipe Shtogu says:

    Nje vdekje e papritur.
    Ngushellime, familjes !

  8. NAIMI says:

    Ndiej dhimbje per njeriun model te medies moderne.I dergoj ngushellimet e mia familjes dhe gjithe te afermeve.Agron Cobani i ka patur shoket te rrale per nga korektesia ,sinqeriteti dhe profesionalizmi.Gazetaret e sotem jane gazetaruce ,duke perjashtuar disa qe luftojne me kucedren qeveri,ata perpiqen ku tegjejne ndonje sahan per ta lipire e sidomos kur ka lidhje me pushtetaret.Agron Cobani me shoket e vet kane ditur ta thone fjalen e tyre te lire edhe kur regjimi bente krdine.Sot fstkeqesisht gjen shume pak te tille.Shqiperi mavria po zvaritet ashtu si ne te gjthe sektoret e jetes.Hipopotami Sali i ka futur nen thundren e diktatures me te eger qe ka patur edhe ne kohen e Enverit.Enveri te internonte por nuk te linte pa buke kurse ky kriminel nuk nginjet me gjekun e njerzve qe vret perdite. Ngushellimet me te sinqerta familjes. Me shume respekt per Agron Cobanin. NAIMI

  9. Bashkim Pitarka says:

    Me keqardhje te thelle mesova kete lajm te hidhur.Kemi humbur nje ikone te gazetarise shqiptare te te gjitha periudhave,nje telekronist te zotin e krijues,nje drejtues popullor te Radio Tiranes e te RTSH,nje njohes te karakterit dhe aspiratave te popullit te tij dhe bashkepunetor aktiv ne zhvillimin e gazetarise dhe te medias radiotelevizive.Kujtoj me shume respekt vitet e shoqerise sone te afert ne shkollen e mesme,ne Fakultetin histori-filologji dhe ne fillimet e punes sone ne nje profesion te ri e te veshtire sic ishte puna ne Radio Tirana.Zerin e fytyren e tij e kam kerkuar nder vite me shume mall e deshire ne kronikat radio-televizive.Ne mendje do te me mbeten ato tipare te nje burri te qeshur,komunikues dhe plot humor te holle.Mbi te gjitha me vdekjen e Agron Cobanit humba nje shok e mik te vjeter dhe shume te dashur.Perpjestoj me pikellim humbjen e tij me familjen qe la pas dhe shoket e miqte e tij te tjere te shumte ne Shqiperi e jasht saj.

  10. albo says:

    Ka qenë një model si njeri dhe gazetar. Ngushëllime familjes dhe sidomos të birit, për të cilin dëshirojmë të eci në gjurmët e të atit.

  11. Agroni says:

    Gone, ka qene 9 vjet i internuar Agron Cobani

    1. analist says:

      Kur ra Kadriu…

  12. A says:

    Bashkohem me ngushellimin Tuaj zoti Pitarka!

  13. tefta says:

    Njerzit e mire dhe me kulture po pakesohen ne atdheun tone!

  14. bedri says:

    Ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve.
    Per ne qe e njohim eshte nje humbje e madhe por zoti e cofte ne xhenet qe te plotsoje ato deshira qe pati.
    Zeri i tij kumbues nuk do harrohet leht nga degjuesit qe e kan njohur.
    Rahmet i past shpirti dhe dheu ti behet i leht.

  15. shpetimi says:

    Me erdhi shume keqe kur pash njoftimin per vdekjen te parakohshme te nje njeriu te madh si Agron Çobani.
    Keto personalitete kane dhene aq shume per kombin sa te vjen keq kur merr vesh lajmin e vdekjes.
    Ngushellimet e mija me te sinqerta per femijet dhe familjen,u prefte i qete trupi i Agron Çobanit.

  16. Agron Cobani ishte njeri qe do i mungoje ketij Kombi,te cilin ai e deshi aq shume.! Familia e Cobanateve-nga Nepravishta,gjithemone ka nxjerre djem qe i kane sherbyer kombit shqiptar!. Agroni u rrit ne kohen e komunzmit,punoi me mder ne gazetari e ne drejtim,por edhe vuajti pasojat e atij rregjimi,deri ne interrnim! Ndaj mos hidhni balte per Agronin e pa harruar! qe ketij poppulli i sherbeu me nder,e qe do i mungoje shume. Respekt per kete njeri,respekt per familien Cobani,Ing. Ahmet Hallvaxhiu

  17. Arsen says:

    Heronjte pozitive ne Shqiperi jane te heshtur.

  18. Ngushellimet me te sinqerta per familjen e te ndjerit Agron Cobani. Agroni do te ngelet ngelet legjenda e fjales se embel dhe magjike qe degjohej dhe adhurohej nga i gjithe populli ne ato kohra te erreta te regjimit diktatorial.

  19. Edmond Norra says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes dhe miqve per humbjen e Agronit te tyre te dashur.
    Do te na mungoje te gjitheve.
    Lamtumire mik.
    Edmond Norra

  20. Nandi says:

    Ngushellime familjes se Agron Cobanit!kam pasur fatin te punoja per nje fare kohe me Agronin,vertet ishte kenaqesi te bisedoje me te,nje njeri me kulture dhe humor qe si mungoje asnje here dhe ne ditet e zymta te jetes kur ishte ne internim.Lamtumire i dashur MIK

  21. KY says:

    Nje mik i vyer, i dashur; nje mendje e mprehte dhe mbi te gjitha nje shpirt i madh, nje zemer e paster dhe e hapet ndaj dashurise dhe miqesise per njerezit. Nje shok i paharruar, me te cilin na lidhen aq shume gjera. Lamtumire, i dshur Agron!

  22. kleanthi says:

    Ngushellime familjes.I perjetshem kujtimi i Tij.Kleo

  23. LORA says:

    Largohet Agron Cobani,ne kete dite me diell si fjala e tij e ngrohte.
    Sic e deshi vendin dhe popullin e tij,ashtu do te mbetet ne kujtesen tone.

  24. Rrapi says:

    Ngushellime familjareve te Agron Çobanit.
    Gjithe jeten e tij reflektoj kulture profesionale si gazetar dhe edukate qytetare.
    U prefte ne paqe.

  25. Bardhyl Ermini says:

    Sa pezmatim i madh! Ketij vendi pervecse i eshte larguar rinija e mendja, po i largohen ( po i ikin) edhe burrat e mencur. Ku eshte fundi valle? Ky Agron Cobani, qe i ndritte shpirti aty ku ka vajtur, jo vetem per te njohurit e familjen e vet, por edhe per ata qe nuk e kane njohur nga afer, si rasti im, ka bere qe t’u dridhet zemra e buza nga dhimbja qe ka lene. Ky burre i rralle gjithe jeten e vet, jam i bindur se i ka “hedhur” njerezve vetem lumturi, paqe e lule. Por ja qe natyra nuk tregohet gjithmone e drejte. Shpesh ajo perpiqet te dergoj ne qiell drite e simbole per te shndritur jeten e atyre qe vegjetojne poshte. Ngushellimet me te thella familjes, e paste lene te bardhen e te pastren urate te tij kudo qe ka jetuar e ka miqesuar.
    Bardhyl

  26. Adriana Doja says:

    Ngushellime te sinqerta Familjes! I perjetshem kujtimi i Agronit.

  27. HORRI bulevardit says:

    Respekte familjes Cobani dhe ngushellime, ikja e te dashurit eshte e rende e pazevendesueshme, por nderin dhe respektin qe ju la, eshte ajo qe cdo familje do te kishte nderin te kishte.
    I qofte i lehte dheu i Shqiperise.

  28. Miri Pennsylvania says:

    Gjete moment in more dick head? Nuk flitet keq per te vdekurit more derr I eger.

  29. Din Kruja says:

    Shqiperise i humbi nje nga personalitetet e publicistikes shqiptare. Ne vendin tone meshkujt ndahen ne 5 kategori burra, ne burr, bur,bu dhe ne b. I ndjeri Agron ishte burre me te gjitha virtutet me te larta, xhentelmen i vertete. Ne kete cerek shekulli asnjehere nuk lejoi te keqperdorej nga politika. Pra tregoi karakterin e tij, ishte nje patriot i madh. Cdo i ri qe i hyn rruges se gazetarise po te zgjedhe si model Agronin, do te jete i suksesshem ne profesionin e tij. I ndriste shpirti, qofte i parajses.
    Nuk dime ne se nga Presidenti i Republikes i jane akorduar tituj te larte. Ne rast se jo do te ishte ne nderin e tij qe ta kryente kete detyre.

  30. Nga Gramshi says:

    Ngushullime pjestarve te familjes per humbjen e Agron Cobanit . I nderuar dhe respektuar si njeri ne tere jeten e tije – shoqeria dhe familja do e kujtoj me dhimbje humbjen e intelektualit te llojit = heroi i heshtur .Te kishim dhe disa intelektual te tjere si Agron Cobani ne cdo kohe Shqiperise – vendit ton i sherbenin dhe e nderonin . Sa per ju Agron ne Detroit vetem ju gjykoni keshtu se te tjere ne Detroit nuk mendojne ashtu si ty , ske faj ora te ka ngelur 12 duke gatuar llafe , nejse do te kete ndonje te tille por nuk gjete as momentin per te shprehur mellef . falem per mirkuptimin tuaj- jo per gje por familja e tije ka qene e internuar dhe e njohem nga afer.
    I paharruar kujtimi i Agron Cobanit .

  31. Roland Sahatcija says:

    Gjithemone befasohem e hidherohem njekohesisht kur ndahet nga jeta nje mik apo nje shok me virtute.Qe ivogel kam patur shansin te isha ne shkollen 11vjecare “P.N.Luarasi”.Ne mos gabohem rrotull vitit 1963 organizohet ceremonia e dipllomimit te maturanteve te pare te kesaj shkolle.Si femije i kl.peste i asaj shkolle kujtoj me endje emocionet qe pata kur nje grup nga ne u dhuruam buqeta me lule maturanteve te sapo te dipllomuar.Agroni me mori ne krahe e tha ,ty do te te marr me gjithe buqeten me lule.Une u hutova e me ze te dridhur nga emocionet i thashe po une jam djale i vetem e prindet me cile te rrine?Atehere shkojme te dy bashke ne shtepine tende,me seriozitetin me te madh e qe une e besova e u gezova se tepermi.Me pas qeshi e me tha, ne do te jemi shoullike gjithemone.Pas shume vitesh pata fatin te shoqerohesha e rrinim se toku me shume nga intelektuale te mireqene nga ku buron fryma e vertete qytetare e qe shqiptareve u duhet si pjese e pandare e qenurit europiane….AGRONI do vazhdoje te jetoje me ne gjithemone me buzeqeshjen,humorin,qetesine e miresine qe e kishte perhere…Ngushellime te sinqerta familjes per humbjen e parakoheshme te Agronit! Roland,Dhurata e Arjel Sahatcija.
    Toronto,29.09.2012

  32. Treviso says:

    Gazetar i pa harruar per kronikat e tija mahnitese. Gazetaria ka humbur
    yllin e saje. Familja ka humbur njeriun me te dashur.
    Ngushullime familjareve.

  33. adi cc says:

    R I P, njeri i mire !

    Ngushellime Indrit!

  34. Zamir MATI says:

    I mrekullueshëm , një nga gazetarët që janë themelet a artit të publicistikës shqipëtare. Miku dhe shoku i paharruar Agron Çobani …ngushëllimet më të sinqerta për familjen . Ndaj me miqtë e shokët e Tij hidhërimin e këtij largimi.
    Me respekt Zamir MATI

  35. Filip Pulo, Tragjasjot says:

    Kemi humbur nje mik e shok te nderuar.Ngushullimet tona familjes se Agronit,femijve,Alos,…gjithe te afermeve e miqve te tij te panumurt.Agroni do te mbetet nje personalitet i arrire i gazetarise,nje ekspert i persosur i kronikave televizive,nje intelektual vizioner,nje mik e shok zemer-bardhe.
    Nderim e respekt per kete figure te perkryer te médias e gazetarise shqiptare,per te cilin koha do te flasi.

  36. Andoni nga Gjirokastra says:

    Njeriun e mire dhe gojeembel, zemerbardhe si Ai, gazetarin e vertete te RTSH, yllin e gazetarise radiofonike, nuk do ta kemi fizikisht midis nesh por ai do te rroje dhe do te kujtohet gjithmone…Nderim e respekt per AGRONIN.Ngushellime te sinqerta familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje