Pas debateve të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës për procedurën e zgjedhjes së kreut të KQZ-së, Top Channel mësoi se në fillim të javës që vjen mazhoronca do të kërkojë në Komisionin e Ligjeve që të ndiqet kjo procedurë:
Nga lista prej 18 aplikantësh të përzgjidhen katër emra, me të cilët do të vijojnë më pas me procedurat e seancës dëgjimore në komisionin e ligjeve.
Secilit deputet të këtij komisioni iu është shpërndarë një ditë më parë edhe formulari për të përzgjedhur katër emrat. Pas verifikimit në sistem, 4 aplikantët që kanë marrë mbështetjen më të madhe nga anëtarët e komisionit do të thirren prej tij në seancë dëgjimore.
Pas kësaj procedure komisioni jep mbështetjen për dy anëtarë, emrat e të cilëve çohen për votim në Kuvend dhe ai që siguron shumicën e thjeshtë përzgjidhet kryetar i KQZ-së.
Kjo është procedura që mazhoranca thotë se duhet të ndiqet pasi nuk është e nevojshme të dëgjohen të 18 aplikantët, pasi nuk është detyruese nga Kodi Zgjedhor.
Por pikërisht kjo procedurë kundërshtohet nga socialistët, kundërshti që solli një ditë më parë edhe incidentin mes Damian Gjiknurit e Ilir Rusmalit.
Sipas socialistëve, në seancë dëgjimore duhet të vijnë të gjithë kandidatët dhe kjo është e detyrueshme nga ligji. PS i referohet këtu pikës 3 të nenit 15 të Kodit Zgjedhor, i cili thotë se:
“Lista e kandidatëve i kalon komisionit të Kuvendit që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Komisioni i shqyrton kandidaturat në përputhje me Rregulloren e Kuvendit”.
Duke shkuar te rregullorja, në nenin 111, pika 7, thuhet se: “Për përzgjedhjen e organeve kushtetuese ose të krijuara me ligj, komisioni për çështjet ligjore shqyrton përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature. Komisioni organizon seanca dëgjimore publike me secilin kandidat”.
Pikërisht këtij neni të rregullores i referohen socialistët kur mbështesin këtë procedurë të përzgjedhjes së kreut të KQZ-së. Të kontaktuar nga Top Channel përfaqësuesit e opozitës në komisionin e ligjeve thanë se do të mbështesin zbatimin e ligjeve, çka me fjalë të tjera përkthehet në seancë dëgjimore me të gjithë aplikantët.
Ndarjes në qëndrime të palëve i shtohet edhe një tjetër pikë, miratimi në të njëjtën seancë parlamentare të anëtarëve dhe kryetarit të KQZ-së.
Duke iu referuar pikës 1 të nenit 15 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, “anëtari i shtatë i KQZ-së dhe njëkohësisht kryetari zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së”, socialistët thonë se votimi për të duhet t’i përmbahet afatit ligjor pasi të ketë përfunduar zgjedhja e anëtarëve.
Në këto kushte të thellimit të ndasive për trupën e KQZ-së, nuk është e sigurt se cila do të jetë rruga e zgjedhjes, por ajo që është e qartë është vetëm tejkalimi i çdo afati për konstituimin e institucionit që do të menaxhojë procesin e zgjedhjeve të 2013-ës./TCH
…pikës 3 të nenit 15 të Kodit Zgjedhor, i cili thotë se:
“Lista e kandidatëve i kalon komisionit të Kuvendit që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Komisioni i shqyrton kandidaturat në përputhje me Rregulloren e Kuvendit”.
Duke shkuar te rregullorja, në nenin 111, pika 7, thuhet se: “Për përzgjedhjen e organeve kushtetuese ose të krijuara me ligj, komisioni për çështjet ligjore shqyrton përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature. Komisioni organizon seanca dëgjimore publike me secilin kandidat”…
pike dhe nuk ka vend per diskutim te zbatohet Ligji
Shqiperi te kam dhjer, s´te kuptova asnjeher…
Ushtaret e Saliut!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html
ANALIZE : Nese PS e ka seriozisht e nese keto nuk jane pjese teatrale nga ana e PS ajo duhet te zbrese ne rruge !!!
Eshte e kote qe te organizohen protesta pasi te jene kryer te gjitha procedurat !!!!
Edi Rama leshoi pe me teper nga cfare duhej kur firmosi Kodin Zgjedhor !!!
Tashti nuk po e mbron as ate cfare ka firmosur !!!!
Eshte e tepert e tepert !!! Krim Berisha nuk respekton marreveshjen ???
Zgjidhja te gjithe ne rruge!!! Edi rama tani duhet tu beje thirrje popullit per te mbrojtur procesin zgjedhor !!!
September 28, 2012
Kryetari i KQZ sekretari i radhes i partise ne pushtet,
Qe kryetari i KQZ ka percaktuar fatin e zgjedhjeve ne 22 vitet e maskaradave zgjedhore pervec 22 Marsit e votimeve per Kushtetuten ne 94 besoj se kam konsensusin e shumices se shqiptareve.
Duke bere kete konstatim trgjik per fatet e demokracise shqiptare dhe ne anen tjeter dhenja e konsensusit qe zgjedhja e Kryetarit te KQZ me shumice te thjeshte eshte me shume se tallje me shqiptaret dhe kryesisht me popullin opozitar.
E kam then ne nje shkrim te meparshem se nese z Berisha i blen zgjedhjet ato i shet z Rama. Mu turren militantet partiake se sa te kane paguar qe shkruan keshtu .
Mua realisht me intereson Shqiperia dhe procesi zgjedhor korrekt dhe renda sandarteve perendimore dhe se kush fiton realisht eshte sekondare pasi nuk kam te lidhur asgje me asnjeren pale .
Nuk dua te ndalem gjate ne rendesine dhe bereqetin e fituesit real pasi besoj se shumica e shqiptareve e dine kete por dua te them me plot goje se respektimi i votes se lire e te ndershme eshte gurethemeli i cdo mirsie e progresi per ate vend dhe ate popull.
Fushata elektorale eshte nje “lufte” ne minjature ku palet perplasen per te fituar pushtetin . Ketu jemi besoj ne nje mendje te tere. Secila pale kerkon qe te kete favore sa me te medha kur te percaktohen rregullat e lojes . Perfituesi i favoreve nga rregullat e lojes kur ato behen me konsensus sic jane bere qe ne 2008 e ketej nuk ka pse akuzohet per keto besoj.
Te nxjerresh kolegjin zgjedhor jashte juridiksionit te sistemit te drejtesise ne Shqiperi eshte favor i plote ne drejtim te pushtetit ashtu sic eshte favor qe i behet pushtetit lenja me konsensus e zgjedhjes se Kryetarit te KQZ me shumice te thjeshte edhe kesaj radhe.
Zgjedhjet i certefikon KQZ i vulos Kryetari ose Ndreca me Sashenken dhe te akuzosh z Berisha se ka per te vjedhur zgjedhjet realisht eshte e pandershme pasi ato realisht ja ka dhene z Rama qe tani pardhenje z Berisha ka per ti fituar zgjedhjet por edhe nese nuk i fiton ka per ti blere se ato i ka parashitur z Rama pa u bere akoma.
Qe kure eshte lene me consensus qe Kryetari I KQZ te zgjidhet me shumice te thjeshte me consensus eshte vene bomba procesit te zgjedhjes se Kryetarit e tere procesit te ardhshem zgjedhor.
Pas ter atyre proceseve zgjedhore te kontestuara nuk besoj se ka nje pozicion kushtetues me te rendesishem per kushtet e Shqiperise sesa Kryetari i KQZ.
Nuk them qe kryetarin e KQZ duhet ta kete opozita por procesi i zgjedhjes se tije te kalonte me nje process sa me konsensual e me disa votime duke beret e mundur arritjn tek nje figure qe garanton integritet .
Vendin e Kryetarit te KQZ e shpalli si vend vacant Kuvendi i Shqiperise .
1- A duhej qe Kuvendi i Shqiperise te linte pak me shume kohe se 10 diteve per te derguar kerkesa,
2- A duhej qe Kuvendi i Shqiperise te pranonte aplikimet elektronike pasi tashme Shqiperia eshte dixhitale.
3- A e kane detyrim qe te pergjigjen institucionet shqiptare e-mail te derguara ne drejtm te tyre.
4- A duhet te kete address elektronike Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise
5- A eshte dakord Kryetarja e Kuvendi i Shqiperise me objektivin e Qeverise Shqiptare per kthimin e trurit ne Atdhe.
Meqe po me consensus e perjashtuat voten e diasporas a do ishte me e arsyeshme qe procesin zgjedhor ta menaxhonin personalitete nga diaspora.
Te shesesh procesin dhe te shfajsohesh mbas se me vodhen apo une nuk jam politikan eshte me shume se tallje me elektoratin tend por edhe me tere shqiptaret pasi pasqyra e pushtetit ku populli te shohi realisht pushtetin duhet te jete opozita.
Nese z Rama nuk eshte i zoti te beje opozite eshte me e ndershme qe te liroje vendin pasi nuk demton vetem PS por demton tere Shqiperine . Nese nuk ekziston opozita deformohet vete sistemi dhe ben qe Kryeministri te deklaroje se me keta kaqola do te rrije 35 vjet ne pushtet. Une realisht nuk mund te them per z Rama se eshte i paafte apo misionar as per z Berisha se i meriton apo nuk e meriton fitoren e zgjedhjeve por me favoret qe i ka lene pushtetit opozita aktale largimi I pozites ngapushteti edhte mission i pamundur.
Kontestimi i sigurte i z Rama pas zgjedhjeve jo vtem qe nuk do ja shpetoje karrigen e kryetarit te PS sic ka bere heret e tjera por vetem do i beje nje demin e fundit Shqiperise e Shqiptareve .
Realisht zgjedhjet ne nje system pluralist fitohen por kur ato jepen paradhenje une nuk besoj se I refuzon kush fitoren sido qe te jete ajo . Goli me i bukur eshte ai kur topi kalon vijen fatale ka thene i madhi Pele.
Ajet Delaj
New York
do me u bo gati berisha me vjedh prap zjedhjet.