Buxheti lëngon për të ardhura, në Vlorë vlon kontrabanda e naftës

1 Tetor 2012, 09:46Politika TEMA

Ndërkohë që qeveria i është drejtuar Bankës Botërore për ndihmë, arka e shtetit tanimë edhe zyrtarisht konfirmohet se është në pikë të hallit.

Megjithatë, në Vlorë vlon kontrabanda e naftës. Policia e Vlorës ka zbuluar një rrjet të kontrabandës së naftës, ku dyshohet se janë të përfshirë pronarë anijesh, tregtarë dhe punonjës të policisë kufitare.

Operacioni u finalizua në orët e vona të së shtunës. 7 persona janë arrestuar nën akuzën e “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, kryer në bashkëpunim”.

Agjentet e sektorit kundër krimit financiar mësohet se kanë pritur zbarkimin në port të anijes “Valbona”, për të kryer ndërhyrjen.

Bashkë me ndalimin e personave, që dyshohet se janë të përfshirë në kontrabandë, u sekuestruan një sasi e madhe nafte, anija me të cilën kryhej transporti dhe 2 automjete.

Mekanizmi që përdorte grupi kriminal, ishte kontrabandimi i naftës përmes anijeve të peshkimit nga shtetet fqinje, Itali dhe Greqi. Përmes lidhjeve me punonjësin e policisë, ata shmangnin kontrollin në port.

Më tej gjithçka ishte e thjeshtë, pasi nafta tregtohej me një çmim të favorshëm, duke shmangur pagesën e tarifave doganore. Zyrtarë të policisë lokale thonë se ishin vënë prej 6 muajsh në ndjekje të aferës, ndërkohë që do të marrin masa ndaj subjekteve të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm si dhe arrestojnë individët që e kanë kryer atë.

7 komente në “Buxheti lëngon për të ardhura, në Vlorë vlon kontrabanda e naftës”

  1. ?! says:

    kjo anija mos e ka gje mbiemrin HOXHA?

  2. saliheqenefi says:

    kjo s’quhet kontrabante por mbijetese,kontrabante ben shteti me akcizat e larta dhe i perdor per fushata e reklama

  3. tung says:

    ?! Per cilin HOXHA e ke fjalen?
    Ai i pari, pavaresisht te tjerave, nuk kishte nevoje te vidhte…

    1. mirel says:

      Ore, atij dhe te shoqes vetem per kafet i bene namin keta.
      E futen ne burg.
      Kjo qeveria e tanishme jo kafet, qe ti pime lengun, po dhe naften dhe detin po na e merr, dhe prape inatin e kemi me Hoxhen.
      Jemi rrace e zgjuar ne..
      Si i thone atij llafit: ”
      O balo te hengert tenja, se e ke kelyshin brenda”

  4. doganieri says:

    Kontrabanda eshte e gjithe e Ardi Kollozit. Ardi eshte i vetmi politikan ne Vlore qe eshte pleksur ne afera dhe biznese me Berishen. Idea Vlora i dha Ardit 135 ha toke ne Jalli te Nartes nen emrat e Josif Kedhit me shoke (shoke te ngushte te Kollozit). Gjithe bregu nga narta ne gryke te Vjoses u eshte dhene femijeve te Berishes.

    Si shperblim Ardi dhe grupi i tij bejne kontrabande te hapur ne vlore. Dhe kjo nuk eshte vetem me nafte, por edhe me cigare, edhe me droge qe xirret jashte. Te gjitha jane ne menaxhimin direkt te kollozit.

    Vlonjatet te marrin k.. se parate i merr kollozi me salen.

    1. mirel says:

      Mire e ke ti doganier.
      Po ne boll qe kemi permbytur komunizmin, pa nami te behet.
      Jo Berisha po Kollozi dhe te gjithe antikomunistet le ta vjedhin Shqiperine.
      E kane me ligj se e shajne komunizmin shume dhe ne kete menyre e fitojne te drejten e perjetshme te korrupsionit dhe krimit.

  5. Treviso says:

    Te dashur puntore te thjeshte, mos u merni me kondra bande se do kalbeni ne burg.Kondra banda eshte monopol i qeverise se vrasesit sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje