Gaddafi fshehu thesarin në shkretëtirë, por s’dihet se ku

1 Tetor 2012, 18:05Lifestyle TEMA

Diktatori libian Muammar Gaddafi, e ka fshehur thesarin e tij në shkretëtirë. Lajmin e bën të ditur e përditshmja libiane, Al Diyar.

Por libianët janë të shqetësuar se askush nuk e di me saktësi vendin se ku është fshehur ari.

Ish- shefi i shërbimit sekret të Gaddafi-t, Abdullah Senussi, që u ekstradua në fillim të shtatorit nga Mauritania në Libi, ka folur në lidhje me thesarin. Por ai është betuar se nuk e di se ku është thesari. Sipas tij, vetëm disa oficerë besnikë dhe djemtë e diktatorit, e dinë ku është ari.

Mendohet se thesarin e ka fshehur gjatë viteve ’92, kur edhe SHBA, BE dhe OKB vendosën sanksione ndaj tij. Këto sanksione u hoqën në vitin 2003.

Në vitin 2011, në tetor, Gaddafi u vra nga rebelët.

Pati raportime se ai u vra me urdhër të Francës.

6 komente në “Gaddafi fshehu thesarin në shkretëtirë, por s’dihet se ku”

  1. england says:

    Kjo Franca pse nuk jep urdher dhe per kete Gadafin tone!

      1. clodi says:

        Po kopje ore!Nuk i ka lene gje mangut. Edhe fundin ashtu do e kete valle?

  2. Lirine says:

    Di gje njeri? E fituan lirine libianet?

  3. leo says:

    Libianet e fituan lirine nje mut qe te hane…………..

  4. mirel says:

    Puna eshte qe e vrane para kohe,,nuk e pyeten njehere ku e kishte fshehur thesarin pastaj ,…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje