Një konkurrente në një konkurs bukurie në Brazil, ka rrëfyer se si kishte planifikuar vrasjen e rivales, që i rrëmbeu titullin e fitueses.
Fituesja e konkursit të bukurisë në Cariacica, në juglindje të Brazilit, ishte Alini Oliveira, 21 vjeç, që mposhti 20 vjeçaren Adayane Matias.
Por Alini u gjet e vdekur në një kopsht të një hoteli, pak orë përpara se të regjistronte një video për një grup muzikor.
Vrasësi mendohet se është Deivid Correa, që më vonë u mësua se ishte i dashuri i Matias, vajzës që doli e dyta në konkursin e bukurisë.
Më vonë Matias pranoi se ajo e kishte planifikuar vrasjen.
Policia tha: “Ata mendonin se Alini u kishte rrëmbyer diçka që u përkiste atyre. Adayane kaloi në depresion dhe e bindi të dashurin e saj të vriste Alini-n, duke i thënë se kjo është prova që ai e do atë”.
Alini Oliveira
Adayane Matias
Deivid Correa
Keto putanat kane inat te hidhur ore….
Ju lutem, beni nje krahasim!
http://fashionguests.blogspot.com/
Si e kishte emrin ai vendi ne Brazil? “Cari-a(po)-cica”