Duam Islamin dhe Amerikën

2 Tetor 2012, 11:56Sociale TEMA

Frika për demonstrime të dhunshme vuri në lëvizje ambasadën amerikane. Reagimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe qëndrimet e luhatshme të imamëve dhe hoxhallarëve. Nën survejim besimtarë që kanë studiuar në vendet arabe

Nga Sebi Alla

Nuk është e premte, nuk falet xhumaja, por besimtarët nisin të shfaqen në xhaminë e rrugës së Kavajës. Nuk jemi në vendin ku bëhen “llogje Kavaje”, por ku kërkohet falje për pastërtinë e shpirtit. E megjithatë diçka ka ndodhur dhe besimtarët që presin të vijë ora e lutjes, nisin të diskutojnë plot zell mbi ngjarjet më të fundit; në disa vende të botës islame kanë shpërthyer revoltat kundër filmit anti-islam, që kulmuan me sulmin ndaj përfaqësive diplomatike amerikane, ku ngjarja e Bengazit në Libi degradoi tragjikisht me vrasjen e ambasadorit. Filmin ata nuk e kapin fare nga ana artistike, por i përqëndrohen vetëm momentit ku ofendohet figura e Profetit Muhamed. “E kam parë në internet, është e turpshme, fyhet Profeti Alei Selam”, ndërhyn një djalë i ri, teksa merr edhe ai pjesë në debat. Më shumë flitet për fyerjen, diçka më pak për dhunën dhe protestën. Vjen ora e faljes, debati harrohet ndërsa nis të dëgjohet edhe zëri i hoxhës, që shkartiset me zhurmën urbane. Vetëm për reagim anti-amerikan nuk flitet, madje duken edhe si të trembur sa herë vjen fjala për dhunë ndaj SHBA-së, që u mbyll me vdekjen tragjike të amabasadorit Kristofer Stivens. Në vendin tonë, besimtarët e duan Islamin, por edhe Amerikën, të paktën nuk dalin haptas kundër saj, paçka disa çoroditjeve të momentit dhe disa zërave të veçantë që erdhën. Ndoshta edhe besimtarët janë në një qëndrim me Komunitetin Mysliman Shqiptar, që dënon ashpër filmin që fyen Islamin, por edhe dhunën ndaj përfaqësive diplomatike amerikane. E “çuditshme”, por qëndrimi i KMSH-së ishte thuajse i njëjtë me atë të presidentit amerikan Barak Obama. Gjithsesi, amerikanët e Tiranës, për pak orë “na futën” në listën e vendeve që duhet bërë kujdes…

Krejt në heshtje mund të kishte kaluar kjo ngjarje, por myslimanët shqiptarë të mbledhur në emër të “Lidhjes së Hoxhallarëve”, bënë thirrje për mbajtjen e një tubimi në Pogradec për të dënuar filmin anti-islam. Se për çfarë do të protestonin dhe para kujt do protestonin, kjo mbetej krejt në ajër dhe e pa shqiptuar qartë. Mjaftoi fjala që të mblidheshin në orën 17.00 para kinemasë së qytetit, ku me librat e shenjtë dhe me postera pro islamit do protestonin kundër filmit anti-islam “Innocence of Muslims”. Megjithatë “pafajësia” e hoxhallarëve, që u shprehën se po mbronin vlerat e islamit, nuk u pa në këtë mënyrë nga ambasada amerikane në Tiranë. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ajo u bëri thirrje qytetarëve të saj në vendin tonë që të bënin kujdes. Ambasada kujton se demonstratat mund të përhapen edhe në qytete të tjera të vendit. “Kujtojmë se demonstrata të tilla mund të shndërrohen në konfrontime dhe përshkallëzime të dhunës. Duhet të evitoni zonat ku mbahen demonstrata dhe të keni kujdes nga tubimet”, thuhej në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë. Më shumë se “dhuna” që mund të vinte nga hoxhallarët, ishte problemi i masave të sigurisë që kishin ndërmarrë të gjithë përfaqësitë amerikane në vendet e botës. Kur flitej se tubime të tilla mund të përhapeshin edhe në qytete të tjera, ishte fjala për Shkodrën, pasi myftiu Muhamet Sytari gjatë faljes së hytbes theksoi se “kështu jemi të alarmuar të gjithë ne dhe duhet të alarmohemi në këto ditë kur shohim dhe dëgjojmë se ata të cilët u përpoqën ta vrisnin dhe ta eliminonin fizikisht Pejgamerin tonë sa ishte gjallë, sot kanë bërë një film, filmin e turpit të tyre. Dikur bënin karikatura dhe karikaturat u dolën për hundësh atyre dhe kujdestarëve të tyre. Tani bënë një film. Prandaj ato, të cilët menduan të lëndonin Prejgamerin tonë, në të vërtetë kanë prekur shenjtërinë e çdo feje në këtë botë”. Me mendim të qartë, apo me reagim emocional, fjalët e Sytarit nuk u pritën mirë. Megjithatë ishte një trembje pa vend nga ambasada amerikane, pasi jo vetëm që besimtarët nuk u mblodhën, por edhe ata që shprehën se do të mbaheshin tubime kundër filmit anti-islam, nisën të dilnin në media dhe ndiheshin si në faj sa herë bëhej fjalë për protestë. Në fund u moderua edhe qëndrimi i tyre, pasi nuk bëhej fjalë për demonstrime të dhunshme, por tubime që do të shërbenin për promovimin e vlerave të islamit. Diçka ndodhi mes myslimanësh, që edhe nëse kishin ndonjë pakënaqësi, do ta mbanin gjuhën të ndukur. Reagimi erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që dënoi filmin provokativ ndaj Profetit Muhamed por njëkohësisht edhe dhunën ndaj amabasadës Amerikane në Bengazi të Libisë, ku mbeti i vrarë amabasadori dhe tre pjestarë të tjerë të trupës diplomatike të SHBA-së. Do të ishte po “Lidhja e Hoxhallarëve” që e zgjidhi keqkuptimin dhe sidomos reagimin e amabasadës amerikane në Tiranë. “Dënojmë filmin që ul vlerat e Profetit Muhamed, por dënojmë edhe dhunën e shkaktuar nga filmi anti-islam. Ambasadori amerikan që u vra nga këto sulme ishte i pafajshëm”, u shprehën ata. Kjo i vuri vulën të gjithave, duke shuar edhe çdo dyshim se në vendin tonë, qoftë edhe në numër të vogël mund të kishte ekstremistë që të reagonin kundër SHBA-së, që në këtë rast ishte viktimizuar nga urrejtja dhe jo si përgjegjëse e drejtëpërdrejtë e realizimit të atij filmi jo vetëm fyes, por edhe periferik e pa ndonjë vlerë artistike.

Në Komunistetin Mysliman Shqiptar për këtë çështje pak flasin publikisht, por shumë prej tyre në mënyrë konfidenciale shprehen se nuk e kuptuan se përse iu bë thirrje shtetasve amerikanë që të kenë kujdes nga protestat e myslimanëve shqiptarë. “Nuk kishte asnjë qëllim që të digjej qoftë edhe një copë letër dhe aq më pak që të dhunohej njeri, për më tepër një shtetas i huaj, që është mik në vendin tonë. Gjithsesi u sqarua shpejt çdo gjë, pasi ne na keqkuptuan”. Kështu shprehet një burim pranë komunitetit mysliman, i cili kërkon edhe anonimitetin, pasi nuk do “telashe” të kota, sepse mund të keqkuptohet sërish me fjalët e tij. Dhe sikurse thonë, u bë kala një reagim i kotë, apo edhe një papërgjegjshmëri momentale e ndonjë imami. Si për ironi, në disa foto që kanë afishuar përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar shfaqet edhe amabasadori amerikan Aleksandër Arvizu, në një iftar të shtruar nga ambasada amerikane për myslimanët që agjëronin. Dhe tradita e do që nuk i kthehesh me gurë atij që të jep “bukë’, edhe në një mënyrë aq simbolike. Kjo i detyroi që të rikthenin edhe një herë në faqen zyrtare të KMSH-së lajmin e disa muajve më parë se Arvizu kishte shtruar iftar për përfaqësuesit e lartë të KMSH-së që ishin në agjërim. Nuk u bënë asnjëherë më shumë se tre veta myslimanë që të demostronin. Asnjë tubim nuk u mbajt, ndërsa me një urdhër konfidencial nga KMSH-ja u kërkua që edhe në xhami, para dhe pas faljes të mos mbaheshin fjalime për filmin që shkaktoi zemëratën. Në Komunitetin Musliman Shqiptar flitet se drejton një frymë e moderuar. Paçka se kanë probleme mes vetes, që lidhen kryesisht me postet dhe çështjen e pronave, ka një frymë të qetë dha aspak ekstremiste. Gjithsesi e vërteta është se bëhet fjalë për rreth 700 të rinj shqiptarë që janë dërguar në shkollim në disa shtete të ndryshme, ku në listën e tyre janë Libia, Siria dhe Egjipti. Janë të rinj të dërguar nga shoqata të ndryshme për shkollim dhe nuk janë nisur nga KMSH-ja. “Ky kontigjent për ne mbetet problematik, pasi duke u shkolluar jashtë vëmendjes zyrtare, mund të bien pre e organizatave të ndryshme ekstremiste”, pohojnë burime pranë KMSH-së. Në të vërtetë një pjesë e tyre mbahen nën survejim edhe nga struktura të shërbimit sekret. Mirëpo prej të paktën pesë vitesh shumë prej tyre janë kthyer në Shqipëri dhe nuk ka pasur organizime ekstremiste.

Përveç punës së përditshme që ka sektori i antiterrorit, atij i është shtuar edhe një vëzhgim më i vazhdueshëm për disa persona që dyshohet se në grupime të vogla shprehin urrejtje dhe në disa blogje kanë transmetuar komente që nxisin dhunën. Ajo që duket është qetësia. Ndërsa besimtarët, hoxhallarët, por edhe imamët në mbarë vendin janë shprehur për qetësi dhe paqe. Ndoshta këtë shfrytëzoi edhe kryministri Sali Berisha që në takimet në Itali nuk mund të shiste sukseset e vendit apo luftën ndaj korrupsionit, por propagandoi me të madhe tolerancën ndërfetare. “Imamët në Shqipëri ishin të zemëruar për filmin, por ata i bënë thirrje ndjekësve të tyre, në respekt të profetit të adhuruar Muhamed, të japin gjak për fëmijët talasemikë, të sigurojnë libra falas për të rinjtë, për t`i edukuar më mirë. Imamët arritën në përfundimin se kjo është mënyra më e mirë për ta nderuar profetin. Unë besoj se kombi im mund të japë shembuj të mirë në një prej çështjeve më të ndjeshme të kësaj kohe, një tjetër mënyrë që kemi zgjedhur për të afruar vendet e pranverës arabe me Këshillin e Evropës”. Kështu tha Berisha, që edhe vetë e kuptonte se në këtë pikë nuk po gënjente. Asnjë demonstrim nuk pati në vendin tonë kundër SHBA-së, e aq më pak dhunë. Megjithatë flitet vazhdimisht ndër myslimanë se besimi i tyre dhe vëllezërit myslimanë në mbarë botën po vriten si pasojë e luftrave të shumta. Bëhen përgjegjëse edhe vendet e ndryshme, përfshi edhe SHBA-në, teksa thuhet se shkojnë për interesa ekonomike në Irak apo Afganistan. Ndoshta ky është edhe mendimi i disa qyetetarëve amerikanë; fjala dhe mendimi i lirë është simbol në këtë vend. Për fjalë shqiptarët janë të parët, për dhunë jo. Sepse prej 20 vitesh duket se dashurinë për Amerikën dhe për mikun e madh edhe të Kosovës, e kemi gati si një “fe” më vete.

19 komente në “Duam Islamin dhe Amerikën”

  1. Xhelal Basha says:

    ne jemi shteti laik ku te gjithe pushtetaret jane myslimane. Dhe nga me te paaftet biles!
    Tobekstrafullah!
    https://www.youtube.com/watch?v=3UuESVHFFrs

    1. geni says:

      ne jemi shqiptar mer…ju ngelet ne shpella,pa lidhje,ca arabesh dhe turqish qe e futen ket fe me dhune ne shqiperi.te kane perdhunuar gjyshen dhe stergjyshen turqit dhe t lane dhe vulen e muslimanizmit.nuk jam dakort te diskriminohet feja e askujt por ju keni mar hov te kote.nje zot eshte dhe fet u krojuan si partite te ndajne popullin ne turma dhe ta komandojn me lehte.muhamedi ishte nje doc dhe i zgjuar,bashkoi popullin e tij ose 2-3 fise dhe beri ushtri per te mos u zhdukur,kopjoi biblen ne 5 shekuj pas krishterimit,u vuri ferenxhe femrave se po vrisnin ushtaret njeri tjetrin kur shikoni femra me pak kembet perjashta…lat nam.kjo erresire duhet hequr,jo fanatizma…jeni 1000 vjet pas mer shpellar,interesaxhinj personal.pash ne plazh nje cift me dy femij ku gruaja e veshur me carcaf te zi ndejti 6 ore aty ne cader dhe femijet dhe burri laheshin ne det,tuuuurp.tutor mund te quhet jo bashkshort

  2. Atdheu ne Rrezik- says:

    Duam Islamin dhe Ameriken,…duam qi grat e komshiut te vishen me minifund dhe grat tona t’mshtjellme me çarçaf,..Duam shum ,duam dhe Europen dhe Arabin,
    Ai qe e ndjen veten atdhedashes duhet te ket vetem kete moto… “Feja e shqiptarit osht shqiptaria”,osht dashnija per token ton te lasht te cilen po e fal Krimineli Sali Berisha

    1. HORRI bulevardit says:

      Feja e shqiptarit eshte shqiptarija, ka qene gjithmone motoja e shqiptareve, vetem tani ne kohen saliniane, po degjojme se kemi islamin edhe Shqiperine, domethene kane filluar ti ndajne, deri sa te quhen si arabet, jo shtetas te shtetit qe i takojne, por te quhen myslimane.

  3. mergimtari fv says:

    Mu zbukurua mehalla ,sefte greket Kristoduli me parate e Athines rihapen kishen qe ndertoi komunizmi me shprese se do kthehej i madhi Imzot Noli , se dyti u riparua kisha katolike qe ishte kthyer ne kino-teater ,se fundi xhamia e Dine Hoxhes nga dekori i qytetit u rikthye per qytetaret-fshatare NEW-TIRONC te Dibres ,Kukesit , Tropojes . Ver nallonja e Qamushi kane ku kerkojne nai lek ,kerkojne te djelen ke Janulla bashke me Maron uloke, pastaj ke shkallt e katolikes dhe e mbyllin diten ke Dine hoxha der ke halet te ish-shtepia qendrore .

  4. Kol Tivari says:

    Do te ishte mire,qe keta klerike te duan ma shume fene e tyre.Vini re servilizmin ne gen te njefar Selim Muca.Figure servile,injorante e bajate.Vrapon mbas qeverise duke harruar misionin e tije fetar.Shteti laik,pamundeson perzjerien e fese ne politike dhe anasjelltas.Une jam mysliman dhe e respektoj fene time,por Selim Mucen,qe krijon konflikte mbrena rilegjionit e urrej.

  5. Injoranti says:

    Myslimanet shqiptare duhet ta kene te qarte se çdo proteste ne shqiperi per islam e kundra europes apo amerikes do ta mari ballit se ky vend nuk do lejoi kurre te imponohet nga fete e qelbura te çdo lloi qofshin. Do dali censusi e do vertetoi drejt sa mysliman kemi dhe une e di qe jane 10 perqind ku 80 perqin jane ATEIST Pagane.

  6. Alahi-ikber says:

    SHQIPERI ESHTE E PA FE pse?SEPSE TE GJITHE FETE JANE KETHYER NE SHERBIM TE SALI SERBIt, E JE NE SHERBIM TE POPULIT.Me thoni ju te nderuar lexus ne cfare vindi te botes shkone kry.ministri e mbane fjalime ne kisha e xhamia.GJithmone ky zagar ka futur hundet ne fene tone ku populli duhet te ngrihet kunder ketij te po fe….

  7. upthearse says:

    shqipfolesit jane pula,ose bastardh islamik nuk kane byth te ngrihen edhe pse amerika tall bythen me ta.nga halli hiqen pro amerikane.shqiptaret nuk kane lidhje me islamin,shqipfolesit po.i pari eshte ai me gjak turk saleh bey beri shah.

    1. hajriu says:

      Ça pune ke bo me pare ti o upthearse? Mbushesharemesh or laraman? Vazhdo zanatin e te pareve ….

  8. gogu says:

    mire e paske gjet ket emer, o onjorant, por derr i qelbur komunist do shkonte me mire. shyqyr qe muslimanet po shtohen perdite dhe vetem tek-tuk ka mbet nai kokerr derri si puna jote! te kish dal censusi ashtu si e do ti, kishin me e nxjerre rezultatin ne 2 te nates keta pabreksat tane, por ce do qe muslimanet dolen 95% ose me shume. se cfare mileti je ti, kete e shohim perdit kur vllai vret vllain, baba djalin pastaj grate etj,etj. sa per protesta ngrihemi sa here te duam e s’na ha leshi shum me e tregu qendrimin tone ne forma qytetare. lirine e shprehjes ne menyra demokratike s’ka dhune ne bote qe na e shtyp. dhuna e cfaredo forme eshte e denueshme. dhe kryesorja qe dua te them: secili duhet t’i njohe mire kufijte deri ku i ka!

  9. bbb says:

    Duan Kastriotin Islamin ne Amerike?? Po tj au japin pra…

  10. NUKI says:

    Cfare komentesh fantastike! Nuk ka rendesi se cfare veprimesh kryejne myslimanet, me doemos do te jene veprime te gabuara, sipas arsyetimit homofob te shumices se komentuesve me lart, per vete arsyen se keta veprim-beres jane Myslimane!

  11. mirel says:

    Une nuk e kuptoj si arrijne keta njerez te mendojne te protestojne per filmin “anti-islamik”.

    Rrini aty mbani koken tuaj ne dore se nuk kemi fuqi te behemi mish per top per arabet.

  12. k says:

    Kol Tivarit po ti more djale a burre cdreqi je ti edhe mysliman edhe Kole nuk te shkon.Edhe komunist edhe fetar nuk rrine bashke,edhe Kole edhe nga jugu se verioret i quan maloke shpesh here se keshtu ne Shkoder i thone te jeshe ti MYSLIHU

  13. Ajn says:

    Artikull pa lidhje.

  14. tefta says:

    NE SOTE NUK DIME SE CFAR DUAM ;SE NUK KEMI ASNJE IDEAL PERVECESE LEKUT ME TE GJITHA MENYRAT DHE PA TE VRA NDERGJEGJJA FARE

  15. DUMBABEN says:

    He mor dylbera nxirreni dufin ,futini nganji parrulle anti-amerikane ashtu si ju ka lezet ju dylberave ,me nji kembe ne stamboll e jemen e me nje kembe ne shqiperi ,islam i moderuar lesht e currit njelloj me ata qiraxhinjte e gamiljeve jeni qe mi quani vellezer ,njerez qe rrojne akoma ne shekullin e 14

  16. musliman i pjerrdhun says:

    Nuk e kuptoj qellimin e ketij artikulli ku donè me dalè sepse musliman te vertet ka pek ne Shqiperi,dihet se vetem ata qe janè te ardhun nga vendet aziatike mund ta quajnè veten musliman te vertet e fuqinè e kanè te vogel per me ba rromuja nè vendin tonè,sepse çdo gjoja musliman qe i thotè vetit Shqiptarè i vertet mundè te shkojnè deri 7-8 breza qe dalin nè emrat e Shqiperisè se vjeter,dhe çdo miting qe te mbahet neser kunder gjoja filmit ata veç se ja duan te keqen Shqiperisè dhe shqiptareve te vertet te cilet kanè punuar dhe do punojnè te gjithè jeten per te miren vendit tonè.Largohuni nga injoranca se nuk keni kunder kujtè te çoheni nè Shqiperi o derdimena…….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje