Nëse partia e Presidentit gjeorgjian Shakashvili do humbiste zgjedhjet, analistët konstatonin se do të ishte hera e parë në historinë post-sovjetike të atij vendi që një qeveri do të ndryshohej, jo përmes një revolucioni, siç ishte ai i “Trëndafiltë” një dekadë më parë, por përmes kutisë së votimit.
Anders Fogh Rasmussen, shefi i NATO-s, anëtar i të cilës Gjeorgjia NUK është, tha se zgjedhjet do të ishin “një provë lakmusi për atë se si funksion demokracia në Gjeorgji”.
Dhe Gjeorgjia duket se e ka kaluar me tërë koloritin e parashikuar këtë provë.
Miliarderi gjeorgjian, Ivanishvili, bankieri dhe tajkuni i metaleve, që jeton në majë një kodre në një shtëpi me arkitekturë futuriste dhe që mban pinguinë, ka fituar zemrën e shumicës së gjeorgjianëve, që dikur mbështetën fuqishëm Shakashvilin pro-perëndimor dhe të arsimuar në Shtetet e Bashkuara.
Por sfidanti fitues, shfrytëzoi mjeshtërisht një video-skandal të një rrahje dhe abuzimeve seksuale në një burg të vendit dy javë përpara zgjedhjeve, që duket se shërbeu si gozhda e fundit demokratike në arkivolin politik të Shakashvilit.
Këto ngjarje ndodhin në një vend, ish-republike sovjetike, nga e cila shqiptarët mesatarisht të informuar njohin Stalinin me origjinë gjeorgjiane dhe heroin e “Revolucionit të Trëndafiltë”, Shakashvilin, pa harruar edhe kombëtaren e futbollit me të cilët jemi ndeshur disa here, si dhe dëshirën e madhe të Tbilisit për tu futur në NATO.
Gjëja që të impresionon në kontestin e fundit elektoral atje, janë disa procedura zgjedhore që nuk i lënë gjë mangët atyre të demokracive të konsoliduara perëndimore.
Rezultati del thuajse brenda afateve që del në çdo vend të Perëndimit, apo edhe në Serbi… Ka luftë politike të ashpër dhe trike konkurrentësh, por s’ka probleme me listat e zgjedhësve, vjedhje apo korruptim komisionesh, madje as ristanllëqe në KQZ.
Spikatja më e dukshme është pranimi i rezultatit nga humbësi, një ëndërr dhe praktikë e pakonsoliduar fare në këtë vendin tonë problematik, anëtar të NATO-s.
Gjithkush mund të mendonte se nisur nga pozicioni gjeostrategjik dhe gjeopolitika e komplikuar e Gjeorgjisë, me përplasje të forta interesash mes Rusisë dhe Perëndimit, ku kalojnë nyje të rëndësishme të naftës dhe gazit, edhe mund të tolerohej ndonjë yçkël në emër të konsolidimit të një qeverie me orientim shumë më të theksuar pro-perëndimor (sipas variantit “të ndonjë bir bushtre, por tonit, gjithsesi”), sesa opsionit të miliarderit fitues, më i prirur për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë. Por jo.
Parimet dhe standardet demokratike duket se janë më të rëndësishme qoftë për Perëndimin dhe NATO-n, qoftë për një njeri të arsimuar në Amerikë si Shakashvili, dhe një popull që di të të sjellë në pushtet, ashtu siç di edhe të të rrëzojë prej tij, në daç me revolucion, në daç me votë.
Një popull që irritohet dhe ndëshkon për një video-skandal, ku rrihen disa të burgosur në një burg të shtetit, larg syve dhe veshëve të miletit, ndryshe nga Shqipëria, ku vriten 4 veta në mes të ditës përpara dyerve të pushtetit, jo më në periferinë e Evropës, por në zemër të saj.
Dikur në mars të 97-ës, sipas një legjende, në një shesh të Vlorës, kryengritësit pasi shikonin lajmet e Euronews-it, ku Shqipëria ishte headline, në krye të lajmeve, e në dëshpërim një ditë panë se lajm i parë në buletinin e lajmeve kishte dalë Palestina.
Dhe biseda me sho-shoqin ishte: “Çuna, na e kaloi Palestina”, dhe shtinin akoma më shumë në ajër me kallash përpara kamerave.
Sot analogjia mungon fatkeqësisht, e cila do të duhet të ishte, tërë ulërimë: “Çuna, na e kaloi Gjeorgjia”. Kësaj here shumë ndryshe. Jo me kallash, aspak, por me armën më demokratike, atë të votës.
Për ironi të fatit, kundërshtari është i njëjtë, si atëherë: Sali Berisha!
Leksioni demokratik nga Tbilisi është se Gjeorgjia ndërroi jo vetëm ilaçin për shërimin e shoqërisë së saj, por kësaj radhe ndërroi edhe Doktorin…
Ne kemi hall pse na e ka kalu Gjermania ti thua Gjeorgjia, ik ere socjalist aneja.
Kjo tregon qe paraja beka namin ne fushata zgjedhore.
Tani e kuptova qe edhe vucidolsi prandaj i vjedh parate…
I modh Beno! “… jo vetem ilacin, por edhe Doktorin”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
ti thua me vote
por saliu thote ju votoni une numuroj
ketij tipit siper (ben chicago) i paska bo zbor e lavazh ke truni vogel,, sa edhe veten e quan me te njejtin emer
Arben. Ndryshimi atje tregon forcen e ariut rus. Ndersa pandryshimi ketu tregon dobesine ose vetkenaqesine e ariut amerikan.Kjo eshte ceshtja. Zbertheje po munde nyjen shqiptare dhe bej prognozen e rastit. Me cuna, doktore, ilace dhe kukulla regjimet vecse manipulohen me keq. Parimet jane primare, per aq kohe sa parimet jane te dobishme si vlera dhe jo si demagogji.
Diçka duhet pasur parasysh,qe opozita fitoi ne Gjeorgji ku qeveriste nje vegel qorre amerikane. Si te thuash amerikaret kete here nuk ishin ne anen e levizjes demokratike,por te diktatorit,le qe nuk eshte hera e pare…
Keni harruar diçka kryesore. Gjeorgjianasit nuk jane “popull skllav” siç na ka quajtur ndofta me te drejte “i madhi” Kadare. Shqiptaret e kane hak sot Berishen, sik paten hak dje Enverin. Kjo eshte kultura jone, “civilizimi” qe zbret nga malet, mentaliteti klanor dhe mafioz i njerezve. Cdo popull ka ne krye qeverine qe meriton.
I dashur dhe i nderuar ” katarakti “,
Edhe une plotesisht keshtu si ju e gjykoj “shkakun dhe pasojen shqiptare”.
Ju keni dhene ne menyre esenciale te vertwten shqiptare.
Edhe te duaa se kundershtoje dot kete qe ke thene
Alba ne katror , leri arijnte edhe filozofit se ktu tek ne pa ndryshuar opoziten e pa ndryshuar komisioneret, te vehen njerez te ndershem e trima nuk ndrohet ilaci as me amerike te na ndihmoje e as me rusi.E po nuk funksionoje as ashtu te dalim djem e burra ne shesh si ne 97 se ne shqiptaret jemi mesuar te dalim vetem kur humbim ndonje para firmave piramidale. Merrni shembull nga populli sirian po vriten dita dites edhe prap vazhdojne luftojne.Neve Edi na u terhoq u tremb kur i beri presion doktori lopve.Por dhe pa Edin te dalim nuk kemi nevoje per te. Nuk ka demokraci e liri pa sakrifica e pa viktima. Kshu qe mire na behet edhe tna i fusi doktori akoma me keq se ne jemi popull i mbaruar e meritojme kte varferi se vet rrim urte e (perca perca neper cepa e kafe) nuk ka me pas kurre ndryshim.
Arben! Urime per shkrimin, por nuk e di se sa jeni i sigurt per pozicionin tone si vend ne krahasim me vende te nivelit te ish-republikave sovjetike apo te vendeve te tjera ne rajon apo ne bote. Ndoshta po e vleresojme me shume veten se sa duhet ose po nen-vleresojme te tjeret. Personalisht mendoj se jo vetem nuk kemi qene te barabarte me te tjeret, por vazhdimisht kemi qene mbas te tjereve dhe megjith zigzaket e tyre ne jeten politike, ata vazhdojne te ecin perpara nesh me distance. Cuditerisht, cdo here ne perpiqemi te krahasohemi me hallka te dobta e me te dobta, por prap konkluzioni eshte nje, ne jemi mbas tyre. Te vetmen gje qe kemi “realizuar” ne keto dy dekada eshte largimi masiv i popullates jasht vendit dhe nje vjedhje masive te cdo pasurie kombetare e private nga nje grup pushtetaresh te “perhershem” duke mbajtur nen kontroll cdo segment te shtetit me voten e vjedhur dhe plumba mbi opoziten. Ky eshte nje miks anarshie barbaresh me diktature staliniste i cili nuk ka lidhje aspak me demokracine dhe me funksionimin normal te nje shteti te civilizuar, nuk ka lidhje as me zhurmat propaganistike te mbi-vleresimit te “races” sone. Ne ashtu sic diktohemi nga nje anormal, fatkeqesisht jetojme, mendojme e veprojme si anormal.
A e di pse fitoi Ivanishvili?Natyrisht qe e di por thua ato te verteta te pa rendesishme qe te pelqejne ty.Ne shqiptaret kemi kemi nje thenie shume te bukur:Nje shembull i bukur,vlen me shume se 100 fjale te bukura.
Dhe ti e di shume mire se kandidati per president,miliarder,ka gati 1 vit qe ka investuar per vendin e tij,pra per popullin deri tani 1 miliarde dollare.le te bejne edhe opozitaret tane keshtu dhe pastaj te shikojme se si do te dalin votimet.
Problemi eshte se ata nuk kane kosovaret ne kufi, kane ruset, apo popuj te tjere. Ketu tek ne, pjesa me e madhe e votuesve jane kosovaret e Saliut, qe me 2 dollare lene Kosoven diten e zgjedhjeve dhe vine ne Tirane per te votuar per “Bacen”, per ate qe u beri nenat gjate krizes dhe luftes ne Kosove. Besoj, tani, se mire ua ka bere qe ia shiti tere naften e Shqiperise Milloshevicit per te vrare kosovaret, por keta as kete nuk e kuptojne. Dhe Saliu, ua beri nenat atehere, dhe do t’ua beje edhe tani. Por sa me shume qe Saliu u ben atyre motrat dhe grate dhe nenat, aq me shume e duan kosovaret! Ja, ky eshte ndryshimi. Sa te kemi kosovaret, do te kemi ne fuqi edhe Saliun dhe sa te jete ne pushtet Saliun, do te kemi neper kembe edhe kosovaret, eshte fjala per ata te bleret me dy dollare.
Z.Manaj urime per shkrimin. Si gjithmone i holle ne vezhgime dhe i zgjuar ne te shkruar. te falenderoj per kenaqesine. ajo fjalia e fundit eshte nje perle. ata qe kane mend e kuptojne tere menyren se si e keni shtjelluar shkrimin dhe nenkuptimet jane shume elegnate. kenaqesi tju lexojme.respekte .
Komplimente Arben per shkrimin tend te me siperm dhe per te gjitha shkrimet e tua qe personalisht per mua jan shkrime BRILANTE.Por une po shprehem pak HARBUT edhe pse po e e them me keqardhje dhe ndoshta ne kulm te deshperimit.Ne jemi populli me MUT qe mban ky dhe.