FMN: Paratë nga privatizimi i Albpetrol, të shkojnë për reduktimin e borxhit

2 Tetor 2012, 19:43Politika TEMA

Reuters

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi Shqipërisë që të përdorë të ardhurat nga shitja e të drejtave për naftën e gazin, për të reduktuar borxhin qeveritar, që është rritur në atë nivel sa mund të përbëjë rrezik për stabilitetin ekonomik.

Shqipëria, që takohet me FMN-në vetëm për konsultime, e ka mbajtur borxhin publik poshtë 60 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, një kufi të caktuar nga ligji shqiptar, edhe pse ka vazhduar të rrisë pagat në sektorin publik dhe pensionet.

“Borxhi i lartë publik i Shqipërisë përmban rreziqe fiskale dhe makroekonomike. Trajtimi i këtij borxhi kërkon një angazhim të besueshëm afatmesëm,” tha Nadeem Ilahi, shefi i misionit të FMN në Shqipëri, gjatë një konference për shtyp.

Ndryshe nga vendet e tjera në Ballkan, Shqipëria ka shmangur recesionin, por pas- goditjet e krizës financiare po ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe po sjellin dobësi të brendshme dhe të jashtme, bëri të ditur FMN.

Shqipëria ka marrë një ofertë prej 850 milion euro nga Vetro Energy, një firmë amerikane pak e njohur, për të blerë kompaninë shtetërore të naftës dhe të drejtat për rezervat e gazit dhe naftës për 25 vjet.

“Të ardhurat nga privatizimi i burimeve natyrore duhet të përdoren së pari për të ulur borxhin, por edhe për të pastruar faturat e papaguara të qeverisë,” tha Ilahi.

Ndërsa pranoi se borxhi publik i Shqipërisë është më i madhi në Ballkan me 801 miliard lek (7.4 miliard dollarë), ministri shqiptar i Financave, Ridvan Bode tha se është më pak i dëmshëm dhe i rrezikshëm për shkak se është financuar nga instrumente vendore dhe kredi zhvillimore me interes të ulët.

Bode tha se që nga nisja e krizës financiare botërore, borxhi i Shqipërisë është rritur me 3-4 përqind, kurse ekonomitë e vendeve fqinje kanë dyfishuar borxhin e tyre.

FMN ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të vitit 2012 në 0.5 përqind, kurse ka ulur parashikimin për vitin 2013 nga 1.7 përqind, në 1.3 përqind.

“Ekonomia mbetet vulnerabël ndaj rreziqeve të jashtme, veçanërisht nga kriza e eurozonës,” tha Ilahi.

Ai tha se parashikimi i FMN nuk përfshin përdorimin e parave nga privatizimet. “Ne besojmë se mënyra se si do përdoren këto të ardhura do të ndikojë në mënyrën se si do e marrë veten ekonomia”.

Bode uli parashikimin e rritjes ekonomike për këtë vit nga 4.7 përqind në 3 përqind. Ekonomia është kontraktuar me 0.2 përqind në tre muajt e parë të vitit.

10 komente në “FMN: Paratë nga privatizimi i Albpetrol, të shkojnë për reduktimin e borxhit”

  1. mirel says:

    FMN po na meson si ti perdorim parate, per te lare borxhet e Berishes.
    Pse nuk e shisnim dot naften vete qe te lanim borxhet, po u desh te shitej vendburimi.
    Shikoni cfare justifikimi te ligjshem i japin ketyre krimeve.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Pershendetje Mirel.
      Privatizimi i Albpetrolit esht krim kombetar.
      Po ndjek nje emison tek Tv arte mbi Bankat amerikane,dhe eshte e pabesueshme te shikosh cfare spekulacionesh dhe sa i koruptuar eshte sistemi banko-financiar ne Amerike.
      Shqiptaret nuk duhet ta lejojne privatizimin e Alb-Petrolit.
      Opozita nuk duhet te flej gjume.
      E ardhmja eshte ne rrezik.

      1. raimondi says:

        FMN eshte gabim .ajo shef interesin e afert . Parate e mara nga shitja duhen investuar se ashtu ju ritet vlera shumefish dhe behen nje ndihmnese e fuqishme per ritjen ekonomike

        1. Hithri says:

          Ah mor miq te dashur!

          As borxh nuk do lahet, as te persekutuarit nuk do shperblehen as nuk do investohen gjekundi.

          Ende s’e kuptoni se parat e kesaj shitje do shkojne ne xhepat e Rezart Tacit, dhe pastaj do rrjedhin pa u dukur ne kanale te padukeshme ne “xhepat” e Familjes ne cayman islands.

          Sa di Qazim Mulleti, nuk dini ju e une!

  2. Qifi says:

    I sqaron Berisha me mire keto instrumenta makroekonomike!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

  3. du says:

    ku kemi shku, shesim territor per te mbulur borxhet. njesoj si te shesesh shtepine per te shlyer leket e hedura ne bixhoz.

  4. FMNenia si Kurvat e Motit, u lodh e shkreta t’u na dhon men si ta fusimgjuuuuuuuuuuuuuuuuume
    kur te na grabisin detin e arit …
    Mire e keni , po na jep keshillen ( qe vlen da deti i naftes tone)…
    Digjni veten, e NA do ju bojm ceremoni me TOP…
    Eh mi Te Motit!….

  5. matabashkim says:

    Po Ujqerit e medheje te deturojne ti Sheseshe Pasurin e Vendit,eshte kullaje te mareshe Borxhe te USA,po eshte shume zore ti Paguashe.Une Jetoje ketu ne hamburg kam leke me Thase dhe po te vije nje Miku ime qe Jetone ne Shqiperi te me kerkoje Lekle nuk i jape,,se duhet te Bazoheshe Diku,Te Makina Shtrenjte,,te Shtepia,,Te Pasuria Familjare(po kurre Ky Miku ime ska Buke te ha si ti jape une Leke?)Shqiperia ka Pasuri te pa para,prandaJE DHE usa jepe Leke se e di qe i ka te Sikurta,per ti marre.Per ndryshe ta bene Vitin 1996-1997,ta lane Vendin me Gjake,.dhe Zoti Berisha ka mare nje LEKSJONE nga USA,dhe ri Urte,nuk ka TRIMERI ketu! jame nga Tropoja, se USA ti hedhe Raketat nga mezi Oqeanit.Pacim Ju persona qe nuk jeni Adhetare te Zgjarte.Sa me Varfer te jeshe aq me shume NACINALISTE behesh,te gjithe pjata Larsiot Emigrante jane Patriot,shkoni neper Fshatrat e juaja dhe Prashisni Misrat per 5000 Leke te Vjetra.Ju kam te gjithe Xhane ata Persona qe me kuptojne dhe qe jane Frikacake,se Trimat nuk i shikpoje dote me SY

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kjo eshte zotni Loja !!! Ne nje vend te vogel dhe ku shteti ka qene gjithje diktatorial lojtaret e mafies, kriminele, hajdute, shfaqen lirshem dhe krenohen per zNetet e tyre.
    Po si po funksionon krimi shtetror ne Shqiperi!!! Tegjithe ato keqberes Shqiptare dhe Europian kane gjetur ” Eldoradon ” aty dhe veprojne nga aftrsia e krim per te vrare dhe shtypur turmat e revoltuara !!!
    Shteti i Diktatures se Proletaritit e rriti e edukoi dhe e perdorte krim Berishen per te vrare dhe eleminuar kundershtaret e tije!!! Tani keqberesit e perdorin per te bere para !!! Si funksionojne hallkat kryesore :
    1. – OSBE me KQZ prodhojne parlamentin dhe qeveri ilegjitime, fallco. Krim Berishen !
    2. – Qeveria Ilegjitime krim Berisha shtyp me zjarr revoltat per te dreja te popullit duke i hapur rruge e shesh veprimi trafikanteve te droges, armeve, prostitucionit. Krijon borgje ekonomike shtetrore ne permasa te pakontrollushme, krijon shpopullim te territoreve ne permsa Biblike !!!
    3. – Shqiperia eshte nje shtet i cili po feston 100 vjetorin e tije dhe 67 vite i ka kaluar me diktaturate te gjitha llojeve e fantazive te komunistave !!! Kjo eshte me letra dhe e dekumentuar !!!
    4. – Natyrisht qe te gjithe i kane syte tek fitimi. Rolin e luanit ne fitime eshte veshtire te percaktohet se kush e luan !!! Mund te jene Qeveritare, OSBE qe merr % e saj duke perfituar nga situate, trafikante te ndryshem mafia kjo eshte veshtire te percaktohet pasi krim Berisha e ka shkatrruar sistemin e drejtesise si edhe ate pjese te sistemit te drejtesise dhe policise financiare qe nxjerr te dhenat e fitimit nga krimi !!!
    FMN si nje institucion i rendesishem botrore qe ka per detyre te rregulloje nje shperndarje dhe ekuiliber sa me te drejte te buxheteve shterore duhet te mos vihet ne gare me kriminele per nxjerrje fitimesh nga Shteti Shqiptare! Do ishte me e ndershme per FMN qe ti linte rradhen fatures se pa paguar se te Perndjekurve Politike !!! Jo vetem si nje xhest human por edhe me interes se nje ekonomie te shendoshe konsumi, pasi parate e Fatures se te Perndjekurve nuk jane para qe shkojne ne xhepat e krimit por jane para qe hidhen ne konsumin e perditshem !!!

  7. Ben Chicago says:

    saliut i duhen para per te blere zgjedhjet e 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje