Deputeti i PS, Erion Braçe, thotë se armët shkuan në Jemen gjatë konfliktit civil atje
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka vijuar gjatë ditës së sotme akuzat ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, për trafik armësh. Braçe ka thënë se Imami ka bërë tregti, duke shitur mijëra predha në Jemen, kur ky vend hyri në luftë civile. Në këtë tregti, sipas deputetit socialist, është përfshirë Slobodan Tesiç, që bën pjesë në listën e zezë të OKB-së dhe tregtarë të tjerë armësh serbë.
Deputeti socialist kërkoi që Imami të mbajë përgjegjësinë politike që i takon, ndërkohë kërkoi sqarime se pse në 90% të kontratave shtetas serbë janë pjesë e tyre.
“Dje, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami nuk u përgjigj lidhur me praktikën e blerjes dhe shitjes së 10.000 raketave Zolja.
Prodhim dhe gjendje e ushtrisë jugosllave, por edhe një operacion tërësisht i panevojshëm, i padobishëm për Shqipërinë, në pikëpamje politike dhe financiare.
Në anë tjetër, një operacion tërësisht me partner serbe, fshehur pas emrave tregtare në Qipro, parajsën fiskale jashtë çdo lloj kontrolli.
Siç u shpjegova dje: MDI, Moon Storm dhe Zahen Limited ishin partnerët e përzgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë për blerjen jashtë Shqipërisë të raketave dhe shitjen e tyre larg prej këtej; MDI vijon të mbetet edhe tani që flasim filiali i JugoImportit serb; Moon Storm dhe Zahen, në kontratat e lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes i përfaqëson i njëjti shtetas David Shikashvili, pra janë të të njëjtit përfaqësues dhe pronar,” tha Braçe.
“Sot media, referuar dokumenteve raportues të partnerëve tanë strategjikë, si dhe një liste të zezë të OKB, zbulon se kompania Moon Storm është në zotërim të shtetasit serb Slobodan Tesic, shtetas që është listuar në të zezë nga OKB.
Dokumentet e tregojnë kompaninë e tij dhe atë vetë, të përfshirë në furnizimin me armë të diktatorëve barbarë të Afrikës, të hershmit dhe të rinjtë, Gedafit etj.
Periudha të cilës i referohen dokumentet dhe informacionet është pikërisht kjo e lidhjes së kontratave për raketat në Shqipëri:
2009, 2010, 2011,” vijoi deputeti i PS.
Deputeti socialist tha se ministri Imami, jo vetëm duhet të ndiqet penalisht, por edhe duhet të dorëhiqet.
“Por sot, nën dritën e dokumenteve të reja, kjo periudhë rezulton si periudha e nënshkrimit në seri të kontratave të shitjes së armatimit të Ministrisë së Mbrojtjes me Moon Storm, kompaninë e shtetasit serb të listuar në të zezën e OKB-së Tesiç.
Madje i favorizuar në shtyrje të herëpashershme të afateve kontraktuale duke insistuar deri në fund në realizimin e kontratës me të.
Ky është një set i ri dokumentesh të pa klasifikuara, tregtare, përtej transaksionit të raketave.
Bëhet fjalë për një kontratë që ka si objekt shitjen në Jemen të:
20.000 predhave të mortajave 120mm
4.000.000 fishekëve
Periudha kohore është fundi i 2009-ës, fundi i 2010-ës dhe fillimi i 2011-ës.
Periudha e referuar edhe në informacionet e partnerëve, por njëherësh edhe periudha e nisjes së konfliktit civil në Jemen.
Periudha edhe e transaksionit të raketave Zolja.
Sipas dokumenteve rezulton se:
Ka pasur një vonesë 1 vjeçare në përmbushjen e kontratës;
Në dhjetor 2010 MEICO ka insistuar në zbatimin e kontratës me Moon Storm dhe ka kërkuar për herë të dytë shtyrjen e afatit të Licensës së Eksportit me 3 muajt e parë të 2011-tës.
Transaksioni është kryer duke përdorur Malin e Zi si vend tranzit dhe portin e Tivarit në Janar 2011 për transportin përfundimtar të armatimit.
Nisur nga sa më sipër dua të pyes Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami:
Përse gjithnjë, në 90% të kontratave të mëdha e të rëndësishme, partnerët e tu janë shtetasit serbë?;
Përse në rastin e kompanisë Moon Storm, për pronarin real të saj nuk është konsultuar lista e zezë e OKB?;
Përse në të njëjtin rast nuk janë konsultuar partnerët tanë dhe posaçërisht shërbimet e tyre?;
Përse SHIU nuk e ka hetuar këtë transaksion tregtar kaq problematik?;
Përse AKSHE ka dhënë licenca për këtë kompani, ka shtyrë afatin e tyre me këmbëngulje pa verifikuar pronësinë e saj dhe pa hetuar për të vërtetën që ajo fsheh?”
Si ti duhet te jen te gjith deputetet e opozites TRIMA ne duan te ndihmoin ate popull te pa fajshem dhe jo te mshehen si shkerdhata apo si Kar-strijot Ilami. Bravo Erjon.
Imam Bajalldia dhe shoket e tij hajdute ordinere!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-3.html
Sa inat ka ky Brace kêti Imamit qe ia shiti armet, pasi ky kishte po te njejtin synim kur te behet minister. Zhgenjim total
ramyyy te gjeta dhe ketu zogu…po ti thua po te kishte halla koqe ti therrisnim xhaxha…ky brace nuk ishte ndonjehere minister mor shpellar yzmeqar i serbit…arben imami dihet botersiht bashk me salen ca kane bere apo justifikime kurvash te masterdamit ke ti.saliu dhe topalli thone po te vij ps do vjedhind he ata po na lini ne,pse nderroni kot gune dhe po bridhni neper tye mitur per vota mer perversa.je per gjynaf to moj ramy.yyt fisq.r
Zoti Brace, ti po nxjerr dokumenta te korrupsionit te klasifikuar si Teper Sekret, se pikerisht ky korrupsion, ka si rruge tranziti Serbine dhe dihet qe ne Serbi jetojne serbet, qe si seksere te specializuar dhe korrekte me qeverite kontrabandiste dhe te korruptuara, bejne punen e tyre shume mire, ska asnje vlere per ata qe jane ne Listen e Zeze, se ne fakt kontrabanda dhe korrupsioni eshte Teper Sekret.
Ata Serbe, jane ne Listen e Zeze dhe su lejohet qe te bejne biznes ne rruge Ligjore, jo ne rruge Korruptive, te kuptohemi.
Thone qe Skenderbeu, ne rradhet e para te ushtrise, kur fillonte nje lufte, vinte serbet, sipas disa te dhenave, serbet kane qene trima, por serbet me kalimin e kohes, evoluan, nga trima, u bene te zgjuar dhe zgjuarsine e tyre ne e kemi pare ne keto 100-vjet qe thuhet se kemi shtet, ku me kurvlliqe e me shantazhe, ku me para e ku falas, arriti qe te gjeje shume spiune qe i sherbyen me dashamiresi dhe me zell, prandaj edhe vete naltmadhnija e tij Zogji i Pare, u kthye ne pushtet me bajonetat serbe, prandaj edhe madheria e tij kollosi i partise dhe i punes, u zgjodh dhe u mbeshtet nga serbet Popovic e Mugosha, pa folur pastaj per agjentin e veriut, me ne krye R. Aline dhe qe i vuri kapakun, sot kemi dashnoren e madhe te Serbise, vete ate, qe u stervit, qe duroi poshterimet, Sali Rame Berishen.
Sot ne kemi nje qeveri Agjentesh, qe po i ben serbet, zot te tokes dhe te biznesit shqiptar.
Prandaj o te ngujuar, te greves se urise, ju o te perndjekur te rregjimit, nuk mund te shpresoni asgje se shperblimin tuaj qe shoqeria shqiptare i detyrohet kategorise suaj, e caktojne serbet.
Prandaj o shqiptare, mblidhuni rreth Aleances Kuq e Zi.
..AK..duhet te japi prova…fjale ?? edhe ne shkruajme ketu..
Shume mire qe edhe AK te jete e sponsorizuar nga serbet…nuk i duhet me saliu.Eshte e dyshimte theksi myslymsn qe i jepet kesaj levizje..Vetem serbise i duhen shqiptaret islamike (vend me demokraci te dores se dyte)…kur dihet shume mire qe ne jemi popull e shtet laike…e feja nuk ka dominuar tek ne.
Me ben shume pershtypje..nje ciu te bej Rama..e saliu nxihet..pa le te beje ciu-ciu ….
AK..leshon akuza te forta e te verteta e ..sala nuk degjon nga ai vesh…reagimet i ka ta sajuara.Sot cdo njeri nga ne e di se c’do te thote…ajo goje e krimbur
Ku e ke degjuar kete thenie ti qe Skenderbeu vinte ne rradhet e para serbet.
Sa shume gjera te cuditshme qe thuhen.
Po luften e kosoves, nuk e bene serbet, ne vijat e para ishin kosovaret.
Po Damiani qe tentoi te therte Muratin mos ishte serb trim sipas teje, apo Shqiptar trim.
Serbet nuk jane bere te zgjuar me kalimin e kohes, jane bere shqiptaret budallenj dhe pa deshiren per te qene atdhetare.
Po te dish, me te degjuar dhe lexuar e kam dhe une..sa per trima Napoleon Bonaparti gjithmone ka deshiruar qe garden e tij shoqeruese ta kishte me shqiptare,,se ai vete pranonte qe jane trima,.,ndoshta dhe vete origjina nga Korsika e ka bere punen e saj, se kurre nuk eshte klasifikuar as italian dhe as francez, por korsikan..kujt i perket, nuk eshte vendi ta diskutojme.
Ne kete rast nuk eshte vendi te thuash trim per serbet..por tradhetar per Imamet.
As une se kam pas ditur, Mirel.
Por kete histori e kam degjuar ne Top-Channel, ku disa historiane, ndermjet tyre Xhufi, Tare, i ndjeri Klosi e disa te tjere qe sme kujtohet, kur e tha i ndjeri Klosi, te tjeret nuk e kundershtuan, se ishte rast i njohur per ata, panvaresisht se ne se kemi ditur nga historia e Hoxhes.
Ka qene debati per ate zvicerianin qe beri librin per Skenderbeun dhe na e nxorri me nene serbe.
Ne qofte se ata kane mashtruar, mashtroj edhe une pa dashje.
o zoti brace po jan te pa ligjeshme publikoj ne TV se nuk dim ke te besojme qe ka korrupsion ka e pranoi edhe beni dje ne TV
Brace. Dil ndonje dit per gjah.
Mos harro ciften.
Ate kengen e di?
Mora ciften
Do dal per gjah
Aman shoko
Aman cme vrane.
Ministria e Mbrojtjes e ka dhene pergjigjen e saj. Pse nuk e publikoni lajmin te plote, apo nuk ju intereson ?
Pastaj kenga vazhdon
Ciftja bam bam
Zagari ham ham
Jaman brace
Jaman cte vrane
Hahah, “nuk eshte konsultuar lista e zeze e OKB-se” thote! Ne fakt, eshte perdorur pikerisht ajo liste qe te gjendeshin emra trafikantesh armesh. Dhe me pas “biznesi po vlon, ekonomia po rritet”! Eh mor Imam mor Imam; c’rrace perverse paskeni qene “podhitikanet” e llojit tuaj. Disa burrave qe i kane sherby ketij komb u ka ngele emri ne histori kurse disa funderrina si ti do te mbaheni mend per poshtersite qe po beni; pasardhesit tuaj nuk do te duan te identifikohen me ty nga turpi. Je me i urryer se berisha si qen besnik i tij qe je.
ju te temes i keni te abonuar komentusit kundra qeveris,se ne komentet e gazetave te tjera ka komente ndryshe nga keto tuajat.
E gjithe kjo histori ka te vertetat e veta qysh ne procesin e certifikimit te ketyre firmave Por nuk mund te behej ndryshe sepse ato do te certifikoheshin nga ana e SHIU sepse pjese e kesaj shitje ka qene edhe vete Drejtori i ketij sherbimi SHIU. Ai natyrisht qe kete afere nuk e bente vetem sepse nuk mund te hash vetem nga fitimet qe nxjer, per rrjedhoj do te mbrojne njeri tjetrin ne aferat koruptive. Per kete ai u be kolonel pa kaluar ne komision dhe do te behej edhe Gjeneral jo per meritat e tij se nuk ka asnje te tille por per bashkepunimin ekenomik me vendimaresit. Sa per ate qe thuhet se SHIU duhet te paiset me arme te sofistikuara per te shkuar ne mision paqeruajtes eshte gabim Nuk lejohet qe ne misione paqeruajtese te shkohet me arme te tilla pervec armatimit personal qe eshte pistoleta. Atje forcat jane paqeruajtese per ruajtjen e paqes dhe sigurise ne ato vende nuk ka detyra ekzekutive keto jane abuzime qe behen me paqeruajtesit. Ne rast se ka ndryshuar ligji dhe SHIu i jane dhene te drejta ekzekutive brenda vendit ndoshta. Pergatisni nje dosje dhe dergoini ne prokurori se bashku edhe me te tjere si Sokoli tek SHIU qe kane dijeni dhe qe kane vepruar ne kundershtim me ligjin si per certifikimin si per lehtesirave qe u jane bere ketyre firmave duke derguar ne teren me keto firma efektive te SHIU-t Sa per paisjen e tyre me arme te tilla ne rast se eshte e vertete eshte teresisht shkelje e ligjit totalisht.
Nuk e kuptoj por besoj se prokuroria duhet te kete regjisturar si ceshtje kete qysh ne kohen kur plasi skandali i shitjes dhe kur ne kete afere ishte Liljana A eshte pyetur ndonjehere kjo Liljana, a si e ka emrin per tregetine qe bente me kete firme fantazme qe kishte te regjistruar Pavaresisht se e drejtonte Ylli i shoqi se ajo nuk besoj se ka kaq mend. Tani qe kane dale gjithe keto gjera mund edhe te meret e pandehur dhe ndoshta gjerat mund te ecin me mire. Ne rast se ka vullnet per te bere shtet ligjor deri sa te nderohet prokurori se pastaj do te mbyllet fare si problem. Me kujtohet filmi zoti i luftes kur ju vra i vellai. I zoti ky Ylli deri tek Fasllici ka arritur brenda familjes Berishiane. Oficerat e shkrete thonin se si ka mundesi qe te behet ai Gjeneral. Me keto lidhje qe kishte krijuar ai mund te behej cte donte. Kur te linte mandatin Xhemali mund te behej edhe Shef i shtabit te pergjithshem megjithese i ka shanset perseri ne rast se vjen PS ne pushtet se si nga Tepelena qe eshte mund te shaje keta te tanishmet dhe behet i besueshem per ata qe vine Keshtu ka bere edhe me te tjeret me Dash Kadenen me Oketen qe e beri N/kolonel pa kaluar ne komision dhe pastaj e shante etj. Eshte pelivan per vete dhe i pameshirshem per te tjeret qe ka poshte per ineteresat e tij shkel mbi kedo me kane thene. Pyesni oficerat se e njohin mire se kush eshte sidomos ata qe jane ne ate vend ku ka punuar si Drejtor.
Qenke i papare per te thurur perralla!
Kot nuk kerkon te punesihesh ne ndonje radio apo televizion. Per te thurur qenke i papare ?
Po te ishte ajo ministri pjese e “pazarit tuaj te PS” se ve ne dyshim qe pazar korce do ishte bere me kohe, pse “dnoncon” ky papagalli juaj lart e poshte ne media, nuk eshte ky organi qe vendos drejtesine apo i keni te paverteta faktet se ministria qe thot te verteta te kontrolluara nuk u pergjigje vetem ne media, por denoncoi edhe ne organet e drejtesise.
DHE INA RAMA FLE…, DHE YJET RRINE E VESHTROJNE.
Kemi patur një merhum President që vetëm ka heshtur, kemi një idiot e sakat President që s`mund t`i kërkosh gjë, kemi dhe një kukull topmodele Kryeprokurore prandaj kryekrimineli i Shqipërisë, Salih Shpellari, me imamëratt, rulëratt, olldelërat, faslliçërat, zenërat e tërë qenërat e tij po e shet Shqipërinë.
Ama na mbushe mendjen. Ci keni keto idiotesira.
Kur jeni kaq te sigurte dhe keni kaq info sic thoni perse nuk i drejtoheni prokurorise por ciceroni nga nje dege ne tjetren pa lidhje!!!!