Rezultojnë një furtunë në gotë qëndrimet e Berishës për reformën parlamentare dhe zgjedhjen e drejtuesit të KQZ. Ai tërhiqet duke pranuar se gjithçka ka qenë zhurmë e kotë
Mazhoranca në pushtet është tërhequr nga bllokimi i reformës parlamentare, duke faktuar kështu përpara shqiptarëve se ishte ajo bllokuesja. Edhe pse kryeministri Sali Berisha ka ulëritur sa në Kuvend e sa në salla të tjera se nuk do e lejojë liderin e opozitës që të flasë sa kryeministri në Kuvend, ai është tërhequr nga ky qëndrim.
Gazeta Panorama raporton se Berisha është shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se koha e tij do jetë e barabartë me atë të liderit të opozitës. Nuk dihet se përse ka ndryshuar qëndrim Berisha, i cili e quante shkelje të rëndë ligjore e kushtetuese barazimin e kohës për të folur.
Po ashtu ka rezultuar furtunë në gotë edhe çështja e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mazhoranca dhe opozita po shkojnë drejt konsensusit për të mbajtur seanca dëgjimore edhe për anëtarët, por edhe për kandidatët për kryetar të KQZ. Berisha tregoi qartë dje se ata nuk kishin lejuar seanca dëgjimore për kandidatët për kryetar vetëm pse nuk kishte pasur seanca dëgjimore për anëtarët e KQZ.
Duket si një lojë fëmijësh, por është tensioni i zakonshëm që prodhon politika jonë, pa pasur asnjë nevojë.
Kryeministri i tensionon aq shumë gjërat, sa lëshimet duket sikur janë një fitore e tij.
Terheqja e Beishes eshte thjesht per TE perfituar per veten e tij mbas 9 muajve qe do TE jet NE opozite.Ndryshe ai NUK terhiqej.
Berisha nuk terhiqet, Namik Hoti nje fjale la per rahmet, malokun e zbret vetem plumbi nga kali.
Ajo fjalia e fundit eshte morali. Ndaj nga PS kerkohet thjesht qetesi por dhe vendosmeri.
Po me Keshillin e Qarkut te Fierit, c’do behet z. KM?
DY TE VRTETA QE FSHIHEN.
****************************************
1-PD + PS = PKSH.
2-Qellimi i tyre eshte te pasurohen,te marin prona, sa me shume prej pasurive te popullit shqiptar.
Ne pergjigje te Realistit. Per ato dy te verteta qe nuk jane te fshehta, por ne drite te diellit. Pjese te gjera te popullit jane te qarte qe kur medek u krijuan keto dy parti. Gjyshja ime, qe i shkofte shpirti ne parajse, mbi 95 vjece, thonte ne vitin 1992 ndonese me “shaka”, PS-ja dhe PD-ja,jane ish Partia e Punes, pra nje m…t i ndare pergjysem.
Kryetar i KQZ do te jete 100% personi qe ka zgjedhur Sala dhe per kete nuk duhet te kemi asnje pike dyshimi. Kjo sepse si PS-ja dhe PD-ja jane bashke. Grindjet i kane per ne televizor. Ndersa ndarjen e plackes e bejne vellazerisht.
Per mendimin tim eshte loje e Berishes per te joshur PS-ne te terhiqet nga qarku i Fierit.Njesoi sikur te mbyllesh mire dritaret se mos hyn hajduti por deren e ke harruar hapur.
Do ta merrni vesht mire se kush eshte sali Berisha. I drejtohem simpatizanteve te P.D.se. Ai pasi te bije nga kali, ka shume llogari per te dhane, si me shtetin ahtu dhe me privatet.