INSTAT duhej të shpallte rezultatet e censusit, por publikimi shtyhet për në dhjetor

1 Tetor 2012, 19:13Politika TEMA

Ka kaluar rreth 1 vit nga mbajtja e censusit të përgjithshëm për regjistrimin e popullsisë ne Shqipëri, por ende rezultatet finale nuk janë bërë publike.

1 tetori 2012 është përcaktuar nga vete INSTAT, institucioni përgjegjës për regjistrimin e popullsisë, si data e shpalljes se rezultateve të anketimit. Por edhe pse ora ka kaluar 19.00 e mbrëmjes, nuk ka asnjë të dhënë, raporton Vizion Plus.

Ky është kalendari i botimeve për vitin 2012, ku është parashikuar çdo publikim për periudhën ne vazhdim. INSTAT është mjaftuar me këtë njoftim që gjendet ne faqen zyrtare te INSTAT ku deklarohet se dhënia e rezultateve është shtyrë për në dhjetor 2012, por pa sqaruar nëse ka të drejtë ky institucion të caktojë vetë një datë tjetër për të publikuar të dhënat.

Nga ana tjetër, edhe parlamenti shqiptar është i implikuar në shkeljet që po kryen INSTAT, për mospublikimin e të dhënave në kohë. Programi i fundit 5 vjeçar, i miratuar në Kuvend, ka mbaruar në fund të vitit 2011. Edhe pse kane kaluar 9 muaj, nuk është miratuar programi i ardhshëm. Ky është një detyrim që rrjedh nga ligji për “për statistikat zyrtare”, miratuar në shkurt te vitit 2004. Në nenin 6 të ligjit thuhet se “Kuvendi miraton programin e statistikave zyrtare, i cili mbulon periudhën e pese viteve kalendarike. Programi botohet në Fletoren Zyrtare”.

Shqipëria realizoi censusin, ose siç njihet regjistrimi i popullsisë, nga data 1 deri ne 21 tetor 2011, pavarësisht debatit të fortë që provokoi ky proces. Deri tani janë bërë publike vetëm disa të dhëna paraprake, si numri i popullsisë dhe numri i banesave. Por ende publiku nuk njeh përgjigjet e pyetjeve të shumëdebatuara si përkatësia fetare, etnia, apo kushtet social-ekonomike në të cilat janë shqiptarët.

8 komente në “INSTAT duhej të shpallte rezultatet e censusit, por publikimi shtyhet për në dhjetor”

  1. tourkofagos says:

    kujdes se mos na zemerohet Mohammed-i……..pune gyzelesh!

    1. Gita Malltezi says:

      Aq shume po manipulohen rezultatet e censusit, sa nuk u doli nje vit kohe, po do e shtyjne edhe nja dy vjet te tjera!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html

  2. Albi says:

    Nuk eshte lene rastesisht per ne Dhjetor. Do te kemi surpriza te hidhura per Shqiperine dhe shqiptaret, ndaj eshte lene te publikohen pas 100-vjetorit te pavaresise.

    1. LORA says:

      Nuk keni parashikuar nje parameter: ngordhjen para 28 Nentorit te dr.dhjeramanit ;fizike ose politike,njelloj eshte.

  3. hajriu says:

    Legalizimet qe duhet te mbaronin brenda mandatit te pare nuk mbaruan as ne mandatin e dyte , biles tani thone se do mbarojne ne dhjetor te 2013. Rruget qe duhet te mbaronin para shume vitesh , tani thone se do te mbarojne te gjitha brenda vitit te pare te mandatit te trete . Shikoni kur ti shtyjne deri ne tetorin e ardhshem edhe te dhenat e instatit.

  4. Treviso says:

    Rezultatet jane shume negative sa nuk arrijne te mashtroje. Kjo eshte arsyja qe ato nuk i shpallin rezultatet. Vetem ne vjedhje i ka plotesuar shifrat qeveria.

  5. vlora says:

    Po presim te marim ca para nga emiratet pastaj do tregojme te verteten qe sjemi myslyman.

  6. artana says:

    per sa kohe instati do te drejtohet nga njerez te politikes ky istitut statistikor eshte i marre fund. ne nuk do te thuhet as nje e vertet. kurse ceshtja e censusit ka per te mbetur e hapur gjithmon sepse e verteta nuk thuhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje