Më 2 tetor mbushen 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Gjermani. Po si janë marrëdhëniet mes dy vendeve sot? Një bilanc nga ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Valter Ibrahimi.
Zoti Ibrahimi, me 2 tetor mbushen 25 vjet nga vendosja (zyrtarisht) e marrëdhënieve diplomatike gjermano-shqiptare. Marrëveshja mes dy vendeve u arrit si rezultat i protokollit të përbashkët, nënshkruar në Tiranë, më 15 shtator 1987. Në çfarë pozicioni është sot Gjermania në krahasim me vendet e tjera në BE përsa i përket rolit të saj në Shqipëri dhe për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së?
Megjithëse kanë kaluar vetëm 25 vjet, duken sikur flasim për dy epoka historike të ndryshme dhe shumë të largëta nga njëra tjetra. 25 vjet më parë mes dy vendeve diskutohej vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin kushtëzuar deri atëhere mbi baza ideologjike apo përfitime ekonomike. Ndërsa sot, marrëdhëniet mes dy vendeve janë marrëdhënie të hapura e të shkëlqyera miqësore, marrëdhënie partneriteti, bashkëpunimi dhe interesi reciprok.
Gjermania është një vend mik, një vend që prej më se 20 vjetësh ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, fillimisht për rimëkëmbjen e vendit pas rënies së komunizmit dhe më pas për zhvillimin e qendrueshëm të tij. Duke mos e ekzagjeruar aspak, mund të them se shqiptarët i janë mirënjohës Gjermanisë për atë çka ajo ka bërë në këto 20 vjet, për kontributin në rimëkëmbjen e jetës ekonomike e sociale të Shqipërisë. Gjermania është një prej donatorëve kryesorë të Shqipërisë, që në këta 25 vjet e ka mbështetur vendin tonë me mbi 1 miliardë euro, duke kontribuar direkt apo indirekt në zhvillimin e vendit dhe arritjen e standardeve të nevojshme për një anëtarësim të ardhshëm në BE.
Gjithashtu edhe niveli i shkëmbimit të vizitave të ndërsjellta e shpreh më së miri këtë bashkëpunim të shkëlqyer. Të gjithë zyrtarët e lartë të Shqipërisë e kanë vizituar Berlinin në këta tre-katër vitet e fundit. Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme vijnë për vizita zyrtare apo pune në Gjermani. Një numër i madh ministrash kanë vizituar Berlinin apo Lande të tjera të Gjermanisë. Po kështu Kryetari i Bundestagut gjerman, Ministri për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë gjermanë, kanë qenë së fundmi në Shqipëri. Bashkëpunimi ndërparlamentar është institucionalizuar tashmë me vizita të ndërsjella të grupeve parlamentare të miqësisë. Edhe vizitat në nivele ekspertësh të fushave të ndryshme janë të panumërta.
Më duhet të them se, nuk është aspak e lehtë të jesh prezent në Berlin, në kryeqytetin e një prej vendeve me më shumë peshë në arenën evropiane dhe atë botërore. Të gjitha vendet dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike rezidente në Berlin kërkojnë vëmendjen maksimale të Berlinit zyrtar, por për marrjen e saj ndikojnë një sërë faktorësh, si interesi i drejtpërdrejtë i vetë Berlinit, koniunkturat evropiane apo ato globale, mbështetja që vetë Berlini kërkon për iniciativat e tij, e shumë e shumë të tjera. Pra, me pak fjalë, konkurrenca për të qenë prezent është shumë e madhe. Sigurisht edhe Shqipëria, ndër vite përpiqet të forcojë dhe zgjerojë së më shumë të jetë e mundur bashkëpunimin dypalësh dhe të rrisë prezencën e saj në Berlin dhe në të gjithë Gjermaninë. Por, duhet të jemi racionalë dhe realistë, pasi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në më të shumtën e rasteve janë sa reciproke aq edhe proporcionale me interesat e ndërsjella.
Me kënaqësi konstatoj se prezenca e Shqipërisë në Berlin, në këta 25 vjet ka ardhur duke u rritur. Fillimisht në Bonn, me një përfaqësim modest dhe sot me një përfaqësim dinjitoz dhe bashkëpunues në shumë fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë dhe atë të sigurisë. Si anëtare e NATO-s, përfaqësia aktuale në Berlin ka një peshë specifike më të madhe se atë të përpara disa viteve.
Shqipëria bën përpjekje maksimale për të qenë prezente në panairet më të mëdha të Gjermanisë, me impakt ndërkombëtar, si ai i Bursës së Turizmit në Berlin, Javës së Gjelbër në Berlin, panairit të librave në Leipzig dhe Frankfurt, etj. Në tre vitet e fundit janë organizuar minimalisht dy konferenca në vit për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar mes dy vendeve. Pra, proporcionalisht me mundësitë e saj aktuale, Shqipëria është prezente në Berlin.
Cilat janë disa nga sektorët më të rëndësishëm të bashkëpunimit gjermano-shqiptar që ka dhënë edhe rezultate konkrete? Sa interes ka për investitorët gjermanë Shqipëria?
Bashkëpunimi Shqipëri-Gjermani ka evoluar në vite dhe sot ne flasim për një rritje të interesit të biznesit gjerman për investime apo bashkëpunim tregtar me Shqipërinë. Vetëm në tre vitet e fundit, u nënshkruan dhe kanë hyrë në fuqi dy marrëveshje shumë të rëndësishme: ajo e shmangies së taksimit të dyfishtë, me një impakt të drejtpërdrejtë pozitiv për biznesin e të dy vendeve; si dhe marrëveshja për transportin detar. Ndërkohë që, prej vitesh është në fuqi marrëveshja e përbashkët për mbrojtjen dhe nxitjen e ndërsjellë të investimeve.
Sigurisht vëmendja jonë kryesore aktualisht është e orientuar tek rritja e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe marrja e mbështetjes së Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të vendit. Por, kjo nuk do të thotë aspak se neglizhohen fushat e tjera të bashkëpunimit, si për shembull: ajo kulturore e arsimore, për të cilën po punojmë me palën gjermane për arritjen e një marrëveshje kuadër; bashkëpunimi konsullor, për të cilën po punojmë për lehtësimin e procedurave të legalizimit të dokumenteve të qytetarëve të dy vendeve; shëndetësia, ku kemi një angazhim konkret të palës gjermane për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në këtë fushë; fushën e sigurisë e mbrojtjes; etj. Numri i kompanive gjermane prezente në Shqipëri është gjithmonë në rritje. Interesi i qytetarëve gjermanë për të njohur dhe vizituar Shqipërinë, si turistë sezonalë apo si turistë të interesuar për kulturën dhe historinë e vendit, ka ardhur duke u rritur në këto tre vitet e fundit. Është e rëndësishmë të theksohet se ka një rritje të besimit në tregun shqiptar, i cili po përkthehet çdo ditë në veprime dhe rezultate konkrete.
Sigurisht që është punuar dhe punohet gjithmonë dhe në këtë drejtim. Siç e thashë dhe më parë, po punojmë dhe po realizojmë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Shoqatën Ekonomike Gjermani-Shqipëri dhe institucione të tjera gjermane, dy konferenca ekonomike në vit. Me anë të këtyre konferencave dhe takimeve të drejtpërdrejta të biznesit të dy vendeve, synojmë të realizojmë promovimin e burimeve tona natyrore dhe potencialeve dhe vlerave që paraqet Shqipëria dhe tregu shqiptar për investitorët apo biznesin gjerman.
Aktivitete apo vizita të ndryshme, të mbështetura apo të organizuara nga Ambasada, kanë synuar që qytetari gjerman të mësojë më shumë për Shqipërinë, historinë, kulturën, traditat, si dhe pontencialet turistike të saj. Gjatë këtij viti, me iniciativë të Ambasadës sonë dhe asaj të Kosovës, organizuam një tur me rreth 15 gazetarë gjermanë, të cilët përshtypjet e tyre i kanë paraqitur më së miri në disa të përditshme apo radio-televizione gjermane. Po kështu, televizioni bavarez shoqëroi një grup prej 300 çiklistësh që vizituan para pak javësh qytetin e Sarandës. Gjithmonë e më shpesh, Shqipëria është prezente në shtypin e shkruar dhe atë audioviziv, me nota dashamirësie dhe shumë pozitive.
Këtë vit, kam marrë shumë letra e mesazhe elektronike nga qytetarë të ndryshëm gjermanë, të cilët pasi kanë vizituar Shqipërinë, më kanë shprehur opinionin e tyre shumë pozitiv mbi vlerat mikpritëse dhe potencialet turistike të vendit, sigurisht duke bërë dhe vërejtje miqësore për aspekte, për të cilat ne jemi të ndërgjegjshëm që duhen adresuar sa më mirë, në mënyrë që në një të ardhme të afërt, të kemi vemendjen sa më të madhe të mundshme të turistëve gjermanë.
Pyetje e vështirë, ashtu si edhe pozicioni i një ambasadori të akredituar në Gjermani. Është privilegj për çdo diplomat që ka shansin që, njëherë në jetë, të përfaqësojë vendin e tij në Gjermani, por njëkohësisht është edhe përgjegjësi shumë e madhe.
Ky përvjetor përkon me 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. A do të ketë rastin ndonjë nga personalitetet më të larta gjermane ta vizitojë Shqipërinë me këtë rast?
25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike përkon dhe me 100 vjetorin e pavarësisë, një ngjarje e shënuar kjo për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që ndodhen. Sigurisht që kjo ngjarje do të ketë vëmendjen maksimale të strukturave shtetërore shqiptare, përfshirë dhe Ambasadën në Berlin, por edhe të shumë shoqatave shqiptare që janë të organizuara në Gjermani apo organizata të tjera gjermane.
Lidhur me vizitat e mundshme zyrtare, mund t’ju them me plot gojën se realisht ka një dëshirë të madhe të personaliteteve gjermane për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht të Kancelares dhe Ministrit të Jashtëm. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet dhe stafet përkatëse për të gjetur hapësirën e duhur kohore dhe po punojmë për realizimin e vizitave në Tiranë./DW
Saliu ka nevoj per inxheksione per zgjedhjet elektorale te vitit 2013,prandaj do bej cte mundet qe te shtrydhi 100 vjetorin e pavaresise per kete qellim.
NGJARJE PA RENDESI,ka ardhur koha qe personeli i trupit diplomatik i yni te pergjysmohe,aqev sa shqipetaret,parlamenti me 30 vete sipas normave ne funksion te popullsise,financimi i partive te pergjysmohet e parti me pak se 5 perqind jashte parlamentit.PERSONALITETE E DELEGACIONE TE HUAJA ME SHPENZIMET E TYRE.DUAM BUKE!
Po mire do beje qe te vije.
Dhe njerezit ne festime te tregojne se sa e “duan” Berishen.
Edhe une jam dakort me komentin e Antikrimit.Biles ambasadat ne Europen prendimore dhe Amerike te mbyllen.Duhet te hapen ne Venezuele,Bolivi,Kube,Korene e Veriut,dhe ne gjithe republikat e ish Bashkimit Sovjetik.
Ndersa Merkel mendoj se vjen te takoje vetem kryeministrin e ardheshem Edi Ramen.Po qe se done te takoje dhe Berishen atehere Merkel nuk duhet te pranoihet fare se 100 vjetorin duhet te festohet vetem nga Ps dhe kryeministri i ardheshem i madhi gjatosh Edi Rama
sido qe te bej doktorri i marr 100 vjetori e ka nje epiqender sheshin e flamurit
kurse i marri ka vendos ta festoj ne tirane
i marri mundohet tu thot shqiptareve se pamvarsin e ka shpall ai ne tirane
do qeshi bota me ty mor injorant qe [per hir te sat vjerre vete fle me mullixhine]
Po si mund ta perballoje znj. Merkel diferencen e madhe ne zhvillim ne mes te Salistanit tone dhe Gjermanise? Zot, na ruaj po me na i ndodhe gje? Sala s’eshte ne rregull per vete.
Tani per Kole (adashin)Tivar(r)in!
Ke pervetesuar padrejtesisht nje emer te madh te humorit shkodran.O dili per zot emnit, ose mos shkruaj marrina. Ka menyra te tjera me nxjerre buken e gojes dhe me justifikue firmat ne border(ll)on e qeverise se Sherbimit e te Sherbesave (apo nuk i thone ma keshtu zotni Kole Tivar(r)i?!
Nana histori ka do mesime te vyera, qe me sa duket nuk i ke mire parasysh. Mos e zgjat ma, se pas meje (nuk vjen historia), po do komentues te tjere, qe jane ma te idhët se unë.
PO TE MBETEJ KY 100VJETOR NE DUART E SLLAVOGREKVE TE PS KY AS QE DO FESTOHEJ KETO PERRALLA JU QUNAT E TEMES TRGONI DERRKUCIT RAMA QE 10 VITE NUK KA PERMENDUR NDONJE HEROJ SHQIPTAR MBASE EDHE NUK ESHTE SHQIPTAR MIRE SHKRUAJNE MEDIAT GREKE QE THONE SE ESHTE VLLEH
..Ambasadori Genjen, merkel nuk ka Shfaqur “Deshiren” e saj per te Vizituar Shqiperine…Eshte pikerishte Sali berisha qe bene te Pamunduren qe Merkel te Vije ne Shqiperi, por Merkel e di se sa Vlera ka sali berisha…
Ilir meta .. ne takim me ministrin e jashtem Vestervele (Qe i bie b….s)
i kerkoj qe te benin “Bissnes” se bashku..por Guido vestervele ja ktheu:Une jame Politikane Gjermne dhe jo Shites Druta -perimesh…
Zonja Merkel kur te vije do ngeli pa mend nga zhvillimi i larte ekonomik qe ka marre Shqiperia keto 7vjetet e fundit,fatkeqesisht mbas Gjermaneve,i duhet thene asaj qe te marri me vete dhe ekonomistet me te mire te Gjermanise qe te marrin pervoje nga ekonomia e Shqiperise nen drejtimin e Kryeekonomistit me profesion mjekkardiolog udheheqesish,Sali Rom Shqere Berisha,ku te ardhurat vjetore te qytetareve jane mbas te ardhurave vjetore qe kane qytetaret Norvegjeze,deklarime keto te kryeministrit tone S.R.SH.Berisha.Te urojme suksese i nderuar Ambasador z.Valter,je nje njeri qe e meriton detyren e nderuar te Ambasadorit,si per ty por dhe per ne eshte nje privilegj qe te kemi njerez si ty dhe shume pak te tjere qe kemi,ne keto detyra te rendesishme te Diplomacise Shqipetare,urime ne detyren tuaj te nderuar.
O,”ambasador”,te dhjefsha foton qe ke vene atje mbrapa.
Te dashur shqipetar mos u genjeni nga fjalet e ketij ambasadori,
ai eshte shoku i sales . ajo nuk merr pjese neper festa per kete
kam bindje te plote. megjithate Nendori nuk eshte larg.
Po une kete fytyre e kam pare te punoj fadromist, si arriti te behet Ambasador. Dhe ku, ne vendin me te fuqishem europian. Ky eshte dhe sa nje mut cobani. Si nipi i Razi Brahimit e qan rolin e spiunit. Tung
Ca 100ore vjetori pavarsie e ke llafin mor dak. Shqiperia eshte nen zgjedhen serbe.
Papapaaaaa…
Kancelarja Merkel dhe ministri i jashtem Gjerman,paskan nje “deshire te madhe” te vizitojne Shqiperine,por halli na qenka se ky trushkuluri yne nuk paska kohe per t’i pritur ata.E gjithe qeveria dhe institucionet e ketij shteti po “perpiqen” te gjejne nje hapesire boshe per t’i krijuar mundesi qeveritareve Gjermane,te realizojne “viziten-ender” te tyre per te pare “parajsen” Shqiptare.
Pika mu ne b.the o koqe ambasador.Po si nuk gjete nje genjeshter tjeter?
kemi Lexuar me vemendje te gjithe fjalimet qe ka mbajtur Ambasadorja Gjermane ne Tirane.Cilido qe i ka Lexuar,atehere neve e kutpojme shume mire,qe kjo qe thote Ambasadori hyne ne Gjermani,ehste vetem nje hender e Sekretarit te PPSH.Gjermania akoma dhe ne mujat fundit,ka pranuar Azilante Politike nga Shqiperia.Cfare do te thote qe Shqiperia me ne krye Sekretarin e PPSH,nuk mund ta Vizitoje nje Zonje qe perfaqeson Lokomotiven e Evropes.Ambasadori Shqiptare dhe Sekretari i PPSH shikon hendra.
ky ambasadori eshte njeriu me me personalitet dhe me i paafte qe ka njohur ndonjehere diploamcia shqiptare qe pas vendosjes se marredhenieve diplomatike me gjermanine. Flitet se eshte hajdut dhe ordiner i madh dhe sigurisht bythelepiers klasik i sales qe e dergoi ne berlin. NUk e di se c’do neje ciu ciu qiu nese vjen ne pushtet me kete race gjoja diplomatesh.