Pollo tërheq padinë ndaj Taulant Ballës

1 Tetor 2012, 16:45Politika TEMA
Pollo tërheq padinë ndaj Taulant Ballës

Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, është tërhequr sot nga padia penale “për shpifje”, që kishte bërë në Gjykatën e Lartë ndaj deputetit socialist Taulant Balla. Avokatja e Pollos e argumentoi tërheqjen me ndryshimet e fundit që i janë bërë kodit penal, ku është hequr vepra e shpifjes, raporton Vizion Plus.

Sipas saj, padia civile për të njëjten çështje në Gjykatën e Tiranës, ku kërkohet dëmshpërblimi moral, është e mjaftueshme për klientin e saj. Ndërsa deputeti socialist Balla, i pranishëm në seancë, tha se i qëndronte akuzave të tij, të bëra në interpelancën në Kuvend me Pollon, sipas të cilave një firmë fantazmë po çante rrugët e Shqipërisë duke shkelur ligjet, në funksion të linjave të interkonjeksionit. Balla theksoi se për këtë çështje ka bërë edhe kallëzim penal në prokurori.

5 komente në “Pollo tërheq padinë ndaj Taulant Ballës”

  1. Nadia Shabani says:

    Ka te drejte Balla prandaj eshte terhequr Pollo. Keta jane te gjithe mafioze dhe hajdute dhe kane frike nga makuterite qe kane bere.Pollo i shkrete nuk di nga t’ja mbaje hallemadhi, punon per familjen e mafiozit Berisha.Te gjithe keta jane vegla te tij dhe kush e kush ti serviloset me shume.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Pollo, mjere ti po jane dokumentat e Qipros ne duart e ketij pucisti..Uje ulliri ke per te nxjerre por bej viktimen edhe per pak kohe..

  3. enveri says:

    taulamt balla eshte zagari i rames. rama eshte zagar i ramizit rafmetli. balla ka shajt gjysmen e deputeteve dhe i ka humb gjyqet nji nga nji. pollos ai ti lepije kepucet. por pollo beri gabim qe u bashkua me berishen

  4. piro says:

    Firma fantazem eshte e Bashkim Ulajt dhe ka marre leje ekskluzive nga Sokol Olldashi. Nga nje miku im qe punon te transportet e di qe u pagua 300 mije euro rryshfet. Pollo ka qene kundra lejes eksluzive sepse eshte shkelje e ligjit. Kurse tenderi i internetit u anullua nga Pollo pasi nuk donte t ja jepte Ulajt e ceshtja eshte ne gjykate. Balla e Ulaj kane lidhje te tjera. pune paraje.

  5. alban4eva says:

    po o xhaxhi enveri, ke te drejte, balla eshte mafioz dhe i korruptuar, sepse ka share gjysmen e kuvendit, polloja eshte i mire sepse ska bere asgje, ka punuar me ndershmeri dhe eshte i paster,.. ah te keqen e mendjes une ty o enver trimi.. ti je per gjynaf..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje