Arrestohet i shumëkërkuari Gjergj Tusha (VIDEO)

1 Tetor 2012, 16:51Politika TEMA
Arrestohet i shumëkërkuari Gjergj Tusha (VIDEO)

Policia e Shtetit bëri me dije se ka arrestuar të shumëkërkuarin Gjergj Tushe, që akuzohet për një plagosje të trefishtë, ndërkohë që kërkohet edhe nga ana e drejtësisë italiane. Tushe është arrestuar në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe një punonjës policie, që e kishte ndihmuar atë për t’i shpëtuar arrestimit të policisë.

“Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacioni policor “Konfirmimi i rremë” për kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

-Aleksandër Nikollë Kolmarku, 53 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë.

-Gjergj Nikola Tushaj, alias Gjokë Ndue Tushaj, vjeç 48, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur në sajë të një hetimi intensiv disa mujor të kryer nga Sektori Kundër Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me njësinë Task Forcë, në kuadër të zbatimit të një letërporosie të autoriteteve policore italiane për shtetasin Gjergj Nikola Tushaj, (alias Gjokë Ndue Tushaj), i akuzuar nga autoritetet italiane për veprat penale rrëmbim personi, shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Aleksandër Kolmarku, përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, ka ndihmuar shtetasin Gjergj Tushaj (alias Gjokë Tushaj) që t`i shmanget përballjes me autoritetet italiane të drejtësisë”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Tusha është personi i kërkuar në Shqipëri për një ngjarje të ndodhur dy vjet më parë në Durrës, për plagosje të trefishtë, mes të cilëve ka mbetur i dëmtuar rëndë edhe shtetasi azerbajxhanas Turall Maturov, si dhe Leonard Laska dhe Abdulla Osmani. Ai është në kërkim dhe nga drejtësia italiane për çështje droge.

http://youtu.be/J5p42GljmOU

17 komente në “Arrestohet i shumëkërkuari Gjergj Tusha (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    hahahaha,keto ben islamiku Berisha,arreston shqiptarin;pse plagosi azerbajxhanasin Turrall Mutarov………….!!!!!!
    pune islamikesh………..

    1. Taip Erdogan says:

      Cok gyzel.Ky Azerbaxhanasi ka qene agjent i Janulles. Mire ja ka bere. C´po me krruhen mustaqet, po shkoj njehere andej nga Gerrqia.

    2. thjesht says:

      Vertete , sa te paguan Berisha per te krijuar kete imazh te keq te Greqise ne Shqiperi?!?!

  2. voica says:

    Me sa duket vetem ate policin kishte mik i varferi.
    Nuk desh fati te kish mik Fatmit Mediun p.sh.,dhe te shihte drejtesia (mafioze)italiane. Ai boti vazhdon te jete ne Keshill te Qarkut ne Fier, merr vendime per popullin atje… C’mesele dhe me keta te PS: o zhbllokoni qarkun e Fierit, o s’votojme… Kerkoni se per ta mare keni.

  3. raimondi says:

    Ato ca thote policia italiane gjykata jone nuk duhet ti marre parasysh se Italianet na kane paragjykim ndaj nesh

    Ndaj absolutisht nuk duhen mare parasysh italianet

    1. dori says:

      po raimond,,,,,,,,ti je per spital,po si tja bejme ne te tjeret.Kush je ti,,mer palle,dhe te lejne pa arrestuar xhanem.Nje kokerr k,,,, si ty, duhet te fleje me patjeter ne cmendine

  4. malcori says:

    arestohet i shum kerkuari kush ,pervec sali ram berishes ska kriminel me te rrezikshem ,kjo po do te ishte nje 28 nandor,kto tjeret kot sa i permendni

  5. ARDI says:

    Brenda 24 oresh do dalin lidhjet e tij me Rezart Tacin.tung

  6. Liam Neeson says:

    Death Korrakeve Albanian!!!!!!!!!!!!!!!LOL

    1. Taqo Dhemballa says:

      Do te fusim dhe ty ne shoqaten e taqkes qe te behemi sa me shume LOL aahaha

      1. gezimi says:

        ku ka ma keq se me ardh e me te pordhunoi italiani ne shtepin tate si ti doj bytha atyre .kete e dua kete se dua po hajde te marin ai nje shtetas amerikan ose german ta ekstradoi nga amerika e ta qoi ne itali apo jemi shqiptar neve skemi vlera ,pashaporta jon esht e barabart me nje leter higjenike keto jemi flm berishes ../

  7. hahahah says:

    do harrohet edhe ky si puna e atij KUMBAROS.

  8. toni says:

    a e pate ne video si hyri ne makine ai i “shumekerkuari” si shefi i forcave speciale dhe jo si kriminel.specialet nuk ariten ti vinin prangat dhe ai hyri i qete me duar te pa lidhura sikur te ishte bosi dhe policet si bodigardet e tij.ndoshta e kane shpetuar nga ndonje antentat qe po i vinte verrdalle dhe me kete rast e quajne aksion i sukseshem.cuna shihni videon se flet vet…

  9. qytetar says:

    Po mire… po turp nuk ju vjen mo burra shteti??!!!
    ky njeri ka vite qe retahosen mu ne mes te bllokut, ne godinen Sky Tower, ne prani te ministrave te kohes se sotme….. madje eshte dhe ortak me biznesmenit e mirenjohur Rezart Taci….. apo tani eshte prishur pazari me kryeministrin (me falni per shprehjen) dhe realizohen skenare te filmave aksion te rendom???
    Turp

  10. AKREPI says:

    hi sot jemi ne demokrac edrejta e fjales shte per te gjith
    ky tipi tusha sa i kushoton njera kokerr bole ju gushoni tegjith qe flisni ok si pas deshire demokraci tusha mbetet kokerr dhe do te jet kokerr kaq komet

  11. xhimi says:

    tushe esht kriminel dhe axhent i organizatave greke aferim policis se shtetit denim perjet ket qelbanik

  12. Beni says:

    Po po,qanja ju hallin kalorisit se si i varen kembet . por po tregon veten z ministri Ndoka .liri te shpejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje