Imami: Më 21 janar kanë vrarë forcat e rendit!

1 Tetor 2012, 23:04Politika TEMA

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka fajësuar forcat e rendit për vrasjet e 21 Janarit. Duke folur në emisionin Prizëm në Albanian Screen, Imami tha se ata që kanë qëlluar janë forcat e rendit.

Deklarata e Imamit bie në kundërshtim me hetimet e FBI dhe prokurorisë shqiptare, të cilat fajësojnë Gardën e Republikës për vrasjet. Deklarata e Imamit bëhet ndërkohë që ndaj tij janë nisur një sërë denoncimesh publike për korrupsion, nepotizëm dhe kontroll të familjes Berisha mbi Ministrinë e Mbrojtjes. Deklarata ndoshta synon të jep shenja besnikërie ndaj Berishës në kulmin e akuzave të opozitës ndaj tij.

20 komente në “Imami: Më 21 janar kanë vrarë forcat e rendit!”

  1. Filloi pagesa e krimit,,, te degjojme pak lulen dhe nishanlliun?

    1. Luan Rama (jo bq-ja) says:

      Ky Imami duhet te futet ne programin mesimor te psikologjise si rast per studim! – bashke me disa te tjere ? –
      http://imazheshqip.blogspot.com/

  2. Mark says:

    Forcat e rendit jane pjese e shteti shqiptar.Shteti shqiptar qe drejtohet nga SRB vrau 4 njerez dhe plagosi me dhjetera te tjere.

  3. dymi says:

    Cfardo qe te beje Imami ne sherbimte Sal-iut eshte e sigurte qe ky do ta beje kurban kur t’i vije veza dhe kur t’i duhet per te shpetuar veten dhe familjen e tij.

  4. gole labi says:

    KETE VAMPIR KUSH E LINDI

    I neru kryeminister
    Keta ministra qe ke
    Vlejne per nuska ne miser
    Jo te qeverisin ne.

    I neru kryeminister
    Me gjithe vartesit qe ke
    Majmi si derrat me miser
    Duke varferuar ne.

    I neru kryeminister
    Nje grua per ty ka thene
    “Kete vampir kush e lindi?
    Mallkuar qofte ajo nene!”

  5. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BERISHIAN. says:

    Ky Arben Imami paska qene nje rrace e ndyhre, kot nuk thojne qe krimi mbron krimin. Ky lloj ministri dhe kete qeveri duhet te largohet vetem me dhune sepse keshtu deshirojne keto kriminela te ndyhre. Vota e 2013-tes nuk i largon keto kriminela, kurse kjo opozita e Rames eshte invalite dhe nuk ben as per opozite e jo te mendosh ta shikojme ne pushtet. Socilistat dhe keto llumat e PD-se nuk e meritojne voten e shqiptareve, tani shqiptaret duhet ti hedhin syte tek forcat e reje opozitare.

  6. kur says:

    E shikon Sali?Kerkon t’i heqi meritat komandantit te gardes dhe Llupos.Per kete njeri qe nuk e do njeri ke per te aritur konsensusin me te madh e historik me opoziten e gjithe popullin shqiptar per t’i hedhur hekurat.Ka per tu merzitur vetem mesuesi i punes me dru,por vari lesht ketij.

  7. Devolliu says:

    Po jo bre Imam hajvani jo; ata i vravi vetë opozita.
    Këtë gjë na e ka sqarruar njëherë e mirë Saliu i Viçidolit qysh në mbrëmjen e 21 janarit.
    Po e tha Saliu dmth e ka thënë Sulltani dhe nuk ka nevojë as për hetim, as për prokurori e as për FBI.

  8. sherifi says:

    Nese ne kte vend do te vij nje dite qe do te ket vertet shtet,me drejtesi te pamvarur,me prokurori te pamvarur, ty more Imam nuk ka zote ne kte planet qe te shpeton nga burgu. se i themi ne ketej
    “Si eshte bere xha Memeti,se lan as lumi as deti”

  9. enea says:

    Si ka mundesi mo Imamiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

    JO per gje, por babai jot shpirteror Sali Berisha tha qe i vrane njerez te infiltruar nga Edi Rama

    Keshtu ti bie ndesh me ideologjine Saliniste…
    hahah

  10. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po provat ? Trajtimi dhe arsyetimi i provave nuk i duhen kerkuar Imam Bajalldise sepse i mungon aftesia per te arsyetuar. Provat po, por te shkruara sepse kujtesen e ka te kufizuar. Imam Bajalldia kujtohet vetem per gjera qe ndodhin brenda 24 oreve.
    Shyqyr qe eshte minister i Sali Berishes se padiskutim qe Beni nuk do mundete te ecte vete ….

  11. leon says:

    SI BEN KESHTU TI MORE BENI,,NE 92 DOLE KUNDRA SALIUT,IKE NGA GRUPI PD.97 TE HJETI GJENERAL KUNDRA SALIUT,SALIU TE SHEMBI NE HUUUUU….DHE PRAPE LIDHESH ME SALIUN..VETEM NE SPIUNAZH NDODHIN TE TILLA GJERA PO EDHE TI SPIUN JEEEE.

  12. Ben Chicago says:

    fodull ky imami .nuk eshte shakaxhi si saliu

  13. Daja nga Kavaja says:

    Shikoni fytyren e Saliut tamam fytyre krimineli edhe aty ku eshte mendon kush e ka radhen tani???????? Kriminel i qelbur,plak i shpifur.

  14. trust_no1 says:

    Ouuu??? Paskan vrare forcat e rendit??? Goxha ndryshim ne qendrim ky pas dy vjetesh kur Beni nga parlamenti i quante gjithe opozitaret Zivere! Po edhe forcat e rendit qeveria sikur i komandon apo jo??? Po mos ka marre vesh ndonje gje ky Beni per kontrollet qe po i behen (apo do t’i behen) dhe hedh topin ne fushen e Lulit??? Dihet qe Lulin cfare do qe te beje nuk e gjen gje. Thjeshte per procedure…

  15. Din Kruja says:

    Beni mbreme tek misioni i A.Furxhiut dukej mjaft i trembur dhe per me teper i mbahej goja. Kjo tregon se ka filluar pak sa te ndergjegjesohet per veprimet e tij te denueshme nga ligja. Ndoshta i vjen inat qe me firmen e tij mund te kene fitur persona te tjere. Nuk ju pergjigj shume pyetjeve te gazetarit. Ne menyre te qellishme qe intervista te kalohej me llafe koti, bente si gramafon i prishur,perseriste te njejtat fjale. Per te kamufluar gjendjen e alertit ku e ka futur vehten, u mundua te shfrytezonte profesionin qe ka bere ne kohen e sistemit te kaluar. Por doli mjaft artificial kur qeshte here pas here ne menyre te shtirur. Ai ka harruar qe te luash mire rolin duhet te jesh ne nje gjendje te qete psikologjike, ndryshe deshton. Dhe ai sigurisht deshtoi ne menyre te turpshme. Pas daljes nga studio duhet te kete perballuar edhe reagimet e shefit te tij.
    Nje nga deshtimet e tij ne emisionin e mbremshem ishte edhe permendja disa here prej tij e shprehjes “se sulmet i vijne nga djemte e komunisteve”, duke “harruar” se i jati tij ka qene partizan dhe komunist dhe kur doli ne pension ishte me detyre shef seksioni ne ish Komitetin Ekzekutiv te Tiranes. Imami e rendoi vehten edhe me sharjet e tij histerike ne drejtim te personave qe kane ekspozuar probleme me teper se korruptive per te.
    Sidoqofte demaskimi i Benit ndodhi edhe per shkak te drejtimit me kurajo dhe profesionalitet nga gazetari elitar Aleksander Furxhi. Pra ne emision deshtoi Imami dhe dhe shkelqeu Furxhiu.
    Ne mbyllje te ketij komenti, them se Beni ka llogaritur qe ne rast perballjeje me ligjin, per ti shpetuar ndeshkimit te tij, te kerkoje strehim ne Athine, ashtu sikunder veproi edhe ne 96-ten. Po a thua i ka bere hesapet tamam ? Se mund ti dale problemi se a e pranojne greket ate? Dihet qe ne keto raste perdoret edhe varjanti “limonit te shtrydhur”, ose mund te zbatohet ajo “mbasi kalova lumin te dhjefsha kalin”.

  16. nuk harroj says:

    Ne shtepine e te varurit nuk flasim per litare.Keshtu thote populli yne.Por per nje takem si ky i pa cipi jo vetem qe duhet te flasim por ta lyejme dhe me dhjame qeni.Dhe jo vetem per ate.Ky merhumi eshte vetem maja e aisbergut.

  17. analfabeti says:

    Paske bere “hetim te pamvarur”dhe ti o IMAM!Ne 21 janar akuzuat opoziten dhe demonstruesit per vrasjet.Po forcat e rendit a jane pjese e qeverise tende o IMAM?Meqe ke fakte e hiqesh si”burre i ndershem”pse nuk i denoncon vrasesit o IMAM?

  18. al says:

    ne te keqen e kemi ne kualitetin e politikaneve qe zgjedhim. ne jemi fajtoret e vertete qe zgjedhim keta mostra.dikasteri i mm eshte nder kryesoret dhe ta drejtoje ky shoku eshte e papranueshme. si figure politike qe eshte ministri nuk po them te ishte ushtarak por nje jurist qe mundesisht i njohur per nivelin etij dhe patriotizmin.imami nuk ka faj ,e vune dhe eshte minister i thancin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje