Aksident i rëndë në Lushnje, dy të vdekur dhe dy të plagosur

1 Tetor 2012, 20:34Politika TEMA

Një aksident automobilistik me pasojë dy të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Karbunarë të Lushnjës, ku një automjet me targa AA 310 EN ka përplasur dy motoçikleta, në të cilat udhëtonin 4 persona, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Tomor Nezha dhe Fatmir Daja dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, raporton Ora News.

Ndërkaq mësohet se automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa dy personat e plagosur janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia e Lushnjës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e drejtuesit të automjetit, që shkaktoi aksidentin.

4 komente në “Aksident i rëndë në Lushnje, dy të vdekur dhe dy të plagosur”

  1. tourkofagos says:

    ……..nderkaq mesohet se automjeti eshte larguar nga vendi i ngjarjes!!!!!!
    c’mund te komentosh me tej……..FATALE!!!
    RESPECT PER VICTIMS!

  2. WOW says:

    Po Zhelefina tha qe rruget ne Shqiperi jane me mire se ne Gjermani, apo ishte e P(Q)ire kur e tha

  3. iliri uk says:

    ndoshta po te visheshin me veshje mbrojtese si ne boten e qyteteruar do te kishin shpetuar. fatkeqesi qe nuk dime te mbrojme veten dhe jemi te pandergjegjshem kur udhetojme.

  4. Toni.I. says:

    Respektojeni jetèn e tjetrit pastaj tè t’uajèn kur del nè RRugè OOOO
    njerèz tè mirè .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje