(E PERDITESUAR) Gjeorgjia ka zgjedhur: rezultatet e para tregojnë se opozita e miliarderit Bidsina Ivanishvili është përpara me 54 përqind të votave.
Monopoli i pushtetit të presidentit kontrovers Mikail Sakashvili është thyer pas nëntë vitesh në pushtet. Ai ka pranuar humbjen vetëm disa orë përpara se të shpallej rezultati.
Lëvizja opozitare “Ëndrra gjeorgjiane” mund të marrë së paku 93 nga 150 vende në parlament.
Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që pas Revolucionit të Trëndafiltë në vitin 2003. Të dy rivalët thonin se këto zgjedhje vendosnin fatin e Gjeorgjisë.
Por në fakt bëhej fjalë vetëm për një zgjedhje: mes një miliarderi dhe një presidenti.
Miliarderi pa shumë eksperiencë politike, Ivanishvili, është shpresa për shumë njerëz, që të arrijnë mirëqenien. Rrugët janë të mbushura me njerëz që thonë se ai është një njeri i zgjuar. “Nëse ai ka arritur të krijojë pasuri në Rusi si gjeorgjian, edhe këtu do ia dalë,” thonë ata.
Kurse Sakashvili nga ana e tij paralajmëronte se kundërshtari i tij është një njeri i Kremlinit, një mafioz, që do e kthejë vendin në kohërat e errëta. Por edhe ai vetë ka përfituar nga paratë e tij, pasi ai ka ndërtuar kisha, shkolla dhe ka armatosur policinë. Këtë fakt Sakashvili nuk e përmend.
Ujërat mes tyre u trazuan kur vitin e shkuar oligarku vendosi të dalë kundër presidentit.
Kurse SHBA e BE do të donin një opozitë të fortë dhe një lider properëndimor në pushtet.
“Nëse ai ka arritur të krijojë pasuri në Rusi si gjeorgjian, edhe këtu do ia dalë,”
mendim më të trashë nuk mund të ketë!
janë të rrallë miliarderët që punojnë për popull!duhet të kenë kaluar të 70tat,të paktën!e pamë berluskonin që e këtheu në bordellë drejtimin e tij!po shohim pacoll rrumpallën se çpo bën në kosovë,shpresoj të paktën për gjeorgjanët që ky gjeorgjian i rusizuar dhe i nisur nga putini për tu bërë president i gjeorgjisë e¨mos ju dalë kallpë njerëzve që e votuan!thjesht që të mos pasurohet dhe më shumë tashti në kurriz të populli t të vet!
Do beje lojen e atyre qe i dhane mundesine per tu bere miliarder.
SHBA po humbet terren ne ish vendet e BS.
Ne as te Gjeorgjia ne Kaukaz nuk jemi. Ta enderroj kush qe te behen zgjedhje normale te ne.
Vetem per kete fakt Sakashvili duhet nderuar dhe respektuar
Tjeter gje ajo..Rendesi ka qe autoritari Shakashvili pranoi humbjen megjithese ishte ne fuqi
hajde ne koke te Sales tani ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html
a nuk me thoni kush fitoje?????’ idete apo LEKU,, SOROS i dha 1.000.000 dollare OBAMES.. SEPSE PA leka nuk fitohet ..
Eshte absurde te besosh tek milonieret. Qellimi me i paket i tyre eshte te dyfishojne pasurine. Pra, nese kane 1 milion duan te bejne dy miljon, nese kane 100 milion, duan ta bejne 200 miljon dhe nese kane nje miljard, duan te cojne shifren ne dy miljard. Pra ata kane bindjen e patundur se lumturia e popullit te tyre, kura ata vihen ne krye te shtetit, eshte qe keta te shtojne sa me shume pasurine si individ. Se kjo arrihet nepermjet zhvatjes dhe varferimit te skajshem te popullit, per ta kjo nuk ka as me te voglen rendesi. Besoj se shpetimi ka per te ardhur vetem atehere, kur populli te ndaj drejt, se kush jane bijet e tij qe kane lindur per te prodhuar para dhe kush jane ata qe dine ti administrojne me ndershmeri ato. Vetem tek ky kontigjent i fundit eshte zgjidhja. Cdo zgjidhje tjeter eshte mashtrim i vetvehtes dhe asgje me shume.
Sh e drejte o Teme,keta miliarderet (shiko Berluskonin)e trajtojne Shtetin si shtepine e tyre dhe kur vjen puna tek skandalet qe plasin rradhe,populli idiot qe i ze bese premtimeve te tyre nuk ka fytyre dhe goje te flase se tek e fundit nen ze te gjithe e kuptojne se si mund te behet dikush miljarder aq me teper keta miljarderet e rinj te Lindje,por kur te pranojne ashtu rrufjan sic je madje edhe te besojne mire tu behet.Q…nenen te te thote baba thone ketej nga anet tona:ta gezojne gjeorgjiante miljarderin e tyre
Kuptohet qe ne ndarjen e zonave te influences midis te fuqishmeve te botes Gjeorgjia mund te i jete lene rusit. Pra dhe presindeti ne kete shtet duhet te jete filo rus. Jane interesat gjeopolitike ato qe percaktojne se cili krah duhet te jete ne pushtet. Pra nuk ka lidhje ajo qe personi qe fitoi eshte milardier apo jo.
te ne do ndodhe e kunderta(te pakten shpresojme),bilioneri shqiptar salihe ram gedaffi le pushtetin per tu relaksuar
Pa fare dyshim qe koha punon per riformatimin e influencave te Rusise ndaj shteteve perberese te ish B.Sovjetik. Dhe kjo eshte normale ne lemin e politikes dhe te sigurise rajonale. Ajo qe me cudit mua jane keta miliarderet dhe demokracia? Si mundet qe te jetojne bashke dhe ne paqe i pasuri dhe i varferi; puna dhe papunesia; korupsioni dhe ndershmeria popullore; vota e lire me voten e vjedhur;dija dhe padituria etj? Dhe. Deri kur do te ngrihen ne piedistal keto raporte diktatoriale, keto marredhenie shtypje dhe shfrytezimi etj? Deri kur Liria e shprehjes dhe e qarkullimit do te vazhdojne te mbushin mendjet e njerezve se idete, mendimet jane me te rendesishme sesa buka, banesa, familja, shoqeria? Dhe kete e provon fakti qe: shohim perdite e per ore qe te shperndahet falas ushqim mediatik, propagande dhe agjitacion, nderkohe qe nuk ka asnje rast ku te shperndahen falas ushqime te shendeteshme, banesa, uje, drite, gra e burra, femije, prinder, sport, arsim, kulture, shkence etj? Deri kurre do te vazhdojme te miratojme dhe mbajme nenshtrueshem ne gji konceptin praktik se: te pasurit jane qenie biologjike dhe sociale me dy kembe, ndersa te varferit jane katerkembesh. Mos harroni jemi ne shekullin XXI. Nuk po kerkoj barazine. Aspak. Po kerkoj raporte te drejta social-ekonomike midis atyre qe kane dhe atyre qe nuk kane. Ata qe kane duhet padiskutim qe te leshojne sa me shpejt qe te jete e mundur ne te mire te atyre qe nuk kane pune, shtepi, ushqim, mireqenie normale me standardet aktuale. Ndryshe gazi dhe harreja e miliardereve dhe te tjereve rreth tyre do te kthehet ne lot hidherimin – nje dite.Pra te dish dhe te kesh jane te dyja te nevojshme dhe te dobishme kur ato u sherbejne edhe shumices.
KY DO E SHUAJE KOLLQIDEN NGA HARTA