Dashuria e dështuar, var veten 16 vjeçarja

2 Tetor 2012, 10:27Politika TEMA

Një adoleshente në rrethin e Korçës, vari veten ditën e djeshme pas prishjes së një historie dashurie.

Vajza 16 vjeçare, me inicialet Xh.B, jetonte me gjyshërit e saj në fshatin Symiz. Ajo shkonte në shkollën 9 vjeçare të Sovjanit. Prindërit e saj ishin në Greqi dhe vajzat i kishin lënë tek gjyshërit.

Por dje, ajo është kthyer nga sholla dhe larg syve të gjyshërve dhe motrës së saj, është ngjitur në papafingon e shtëpisë, duke i dhënë fund jetës.

Adoleshentja kishte përdorur një litar për të kryer vetëvrasjen. Ajo e kishte lidhur litarin në një tra të çatisë.

Burime të policisë thanë për Panorama se vajza ka pasur një histori dashurie me një djalë. Ditën e djeshme ata janë grindur, duke i thënë fund një lidhje të nisur pak kohë më parë. Siç duket vajza nuk e ka përballuar dot ndarjen dhe në kushtet e tronditjes së thellë, ka kryer aktin e rëndë.

Megjithatë policia thotë se po heton plotësisht për ngjarjen.

9 komente në “Dashuria e dështuar, var veten 16 vjeçarja”

  1. Janaq pisqolla says:

    Po c’kini me te uruara c’kini. Ka me shumice per te gjitha, te gjate, holle, te trashe, te zi, te bardhe si ua do e bardha zemer.

    1. Taipi says:

      Mos u tall o plehre se asht femij, i pafajshem. Po ti ndodhi njerzve te tu cka do thush.

      1. Taqi says:

        ja qekur nje takem si ty lane shaten e lopaten e filluan te vijne verdalle me celular ne dore e te diskutojne tere diten per “Menekshe & Halil “, ca spo na degjojne veshet.

  2. Cajupi says:

    Cajupi thote
    Mos pandeh,
    Se cbjen ne shoke
    Nuk do te bjere
    Ne koke

    Nuk ta uroj ty plere me siper, se ka zoti dhe per ty

  3. Djali says:

    O zot i madh si u bene keta njerez keshtu, per gjera qe sot jane shume te zakonshme i kthjne ne tragjedi .

  4. viktori says:

    eshte e tmerrshme ky vend po kalon nje tradjedi te pa llogariteshme . kush po meret me edukimin e ketij brezi te ri shoqeria e tmerruar nga varferia familja lufte per te mbijetuar shkolla eshte kthyer ne nje katraure te pa imagjinueshme me e tmerrshmja medjat po meren vetem me politike dhe me emisionet bajate opinjon me politikane dhe gjoja analiste te korruptuar dhe me te poshtrat telenovela ne te gjitha oret e dites nga mengjesi deri ne darke te degjeneruara . Po kjo politike i kerkon voten per te qeverisur po valle cfare kane qeverisur keto 20 vjet degjenerimin varferine hajduterine te vetmen gje qe si ka shkuar ndermend rinine te ardhmen e ketij vendi po e carmatosen nga familja nga puna nga jeta . Nuk e di a kane fytyre te kerkojne te qeverisin me kete vend keta njerez qe per 20 vjet i kane sjelle shume fatkeqesi ketij vendishume tragjedi . Mendimi im eshte qe unanimisht te gjithe keta politikane qe e kane drejtuar kete vend per 20 vjet duhet te mos e marin me persiper te drejtojne kete vend se e kthyen te gjithe kete vend ne ne vorreze nuk po ngel familje pa ndonje tragjedi dhe valle kush jane fajtoret besoj se te gjithe e dine politika e korruptuar e ketij vendi per 20 vjet

  5. bani says:

    mbajini afer femijet,punoni me ta,jane kohera te veshtira pa njerzillek

  6. Idel Astro says:

    Furtunat sentimentale te adoleshences jane shpeshhere shkaterimtare per shpirtin dhe per fat te keq edhe per trupin,duket qe ne nje vend te ndyre si ky ku ka 1000 arsye te tjera per te vrare vehten nje dashuri feminore eshte shkaku me idiot, por duket qe vajza e gjore nuk ka arsyetuar thjesht i eshte perkulur furise se ndjenjave.RIP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje