Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, nuk është mjaftuar vetëm me denoncimin publik të aferës së reklamave shtetërore. Ai ka depozituar sot një padi në prokurori për ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi.
Deputeti Shalsi tha se 500 mijë dollarë kanë shkuar për gazetën Rilindja Demokratike, organ i Partisë Demokratike. Në të vërtetë ky është financim i paligjshëm i PD-së.
Paratë kanë shkuar për RD si njoftime për shpronësime.
PS ka denoncuar një seri skandalesh me reklamat shtetërore, që kanë shkuar kryesisht për mediat e qeverisë.
Por skandali i financimit të PD, duke përdorur gazetën RD, është një shkelje e hapur e ligjit.
Në kallëzimin e bërë, deputeti socialist ka parashtruar faktin se në mënyrë të veçantë, gazetën “Rilindja Demokratike”, organ zyrtar i Partisë Demokratike është financuar në 5 vitet e fundit, 2008-2012, në shumën prej 49,679,500 lekë, ose në gjuhë të kuptueshme mesatarisht me rreth 10 milionë lekë të reja në vit. Vlera më e madhe për një vit për “Rilindjen Demokratike”, përkon me vitin elektoral 2009 dhe arrin shumën e 15,870,000 lekëve. Ndërkohë që në vitin 2009 janë shpenzuar rreth 1/3 e buxhetit 8 vjeçar të D.P. Rrugëve për publikime e reklama, (48,053,873 lekë), ku përveç organit politik të maxhorancës qeverisëse, janë financuar në vlera të konsiderueshme edhe disa gazeta të tjera, proqeveritare si Koha Jonë – 8,010,200 lekë dhe Gazeta 55 -2,867,410 lekë.
Por organit të prokurorisë i është kërkuar që të hetojë edhe lidhur me financime të tjera të dyshimta që janë bërë disa subjekteve të tjera afër qeverisë. “Gjithashtu duke qenë se financime të dyshimta janë bërë edhe ndaj subjekteve të tjerë private (Promo, viti 2008-9,2226,000 lekë, viti 2009-9,750,000 leke, Media Print 6,987,535 lekë, etj), si dhe jemi para veprave penale me dëm ekonomik dhe mundësi përfitimesh të paligjshme, kërkojmë që hetimi penal të vlerësojë ekzistencën e elementëve të veprave të “Korrupsionit dhe/ose pastrimit të produkteve të veprës penale”, etj”, thuhet në kallëzimin e bërë.
Deputeti socialist, Eduard Shalsi në një prononcim për mediat pas depozitimit të kallëzimit ka bërë të ditur edhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë opozita për t’i shkuar deri në fund jo vetëm denoncimit të këtij skandali, por edhe vënien përpara drejtësisë së përgjegjësve për të. “Ndërkohë që i bëj me dije publikut se do të vazhdojmë të kërkojmë informacion për reklamat e dhëna nga ministri të tjera, kompani publike dhe institucione në varësi të qeverisë. Gjithashtu do të thërrasim në interpelancë parlamentare të gjithë ministrat si dhe kryeministrin për t’u përgjigjur para popullit për këtë shpërdorim sa flagrant aq dhe skandaloz të parasë publike”, ka përfunduar Shalsi.
Nuk mjaftojne perqindjet qe bizneset i pguajne partise ne pushtet, por duhet edhe financimim i drejperdrejte nga buxheti i shtetit tek RD-PD!
Ky eshte standart qe edhe ne Afrike nuk e gjen dot, se paku jo ne ato shtete qe kane pranuar pluralizimin politik, qofte edhe formalisht.
Sa per kallzimin e Shalsit, mire ben se ben detyren si deputet, por prokuroria ska as deshire a tanime as taka, te hetoj per keto ceshtje. Qe kur mbylli Kukes-Morinen (se sot e disa vjet ceshtja pret nme gjykata te Larte, ne nje status te ndermjetem) kjo pune e pa si do veje!
Ne fakt, eshte skeme e papame qe funksion prej 5 vitesh:
1. Opozita kallzon korrupsionin, ose rastet dalin vete ne media
2. Berisha gjasme shan Ina Ramen (ashtu si Topin apo Kreshnik Spahine)
3. Oozita del hapur ne mbrojtje te institucioneve, ose me sakte te krereve te emeruar nga PD
4. Prokuroria megjthese e shajne me liber shpie, si sahat sviceran nuk gabon asnjehere dhe i pushon te gjitha ceshtjet
5. Opozita nuk ankohet, e kompleksuar se smund te akuzoje ate qe mbron, si Ina Ramen ashtu edhe binomin Topi-Spahiu qe e mbushen gjyqsorin me militante te PD-se!
Ne finale, ne projeket personale kane dale te fituar si Berisha, ashtu edhe Ina Rama, apo Topi-Shpahiu.
Kuptohet humbesit jane opozita dhe shqiptaret qe sapo rruge tu asfaltohen e mini-HEC tu ndertohen, smund te zhvillohen ne gjendjen e mjeruar qe eshte drejtesia dhe administrata shteterore!
Me te vjedh keta surreter ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/karnavalet-e-shqiperise-6.html
Denoncojeni ne prokurori edhe per aferen 40 milon eu te rrjetit kabllor
te shperndarjes se kabllave optike ne menyre te jashteligjeshme
Bashkim Ulajt nje nga 10 pasaniket e Shqiperise te renditur ne revisten
forbs me bekimin klanit shteteror.
Prokuroria te bej punen e saj per te cilen paguhet nga taksat tona…Turp dhe vetem Turp per prokurorin Shqiptare…Urime opozites ne burg kriminelat…Bravo Shalsi
Shume mire!Polverini,drejtuesja e rajonit Lacio ne Itali,pasi shkarkoi 5 drejtues seksionesh dha dorheqje sepse leket e taksapaguesve italiane te Rajonit,kishin shkuar per festa dhe shtyp të partise se Berluskonit PDL.Sot u arrestua edhe kryetari i grupit parlamentar te Berluskonit(njelloi Astrit Patozi)per vjedhje.Ai quhet Fiorito!I ka dhene leke nga buxheti edhe shtypit per intervista personale.Nje Olldash shqiptar,Fiorino qe sot perfundoi i arrestuar.Hetimet vazhdojne.Olldashi duhet te dorhiqet se pari sepse me parate e taksapaguesve ka financuar gazeten partiake.Nese ja kane bere te tjeret ai duhet t’i shkarkoje ata dhe te jap dorheqjen.Duhet hetuar mire ky Olldashi sepse vitin e kaluar nuk ka lene ndeshje futbolli te rendesishme te Barcelones pa e pare.Shikoni daljet nga aeroporti…Mesiguri me parate e shtetit se rroga nuk del…Natyrisht gazeta e partise financohet nga Partia qe merr subvencionime sipas ligjit dhe vendeve ne parlament…Por kurre te financohet nga buxheti i shtetit.Olldashi duhet te hetohet mire edhe per Fierin,ku besohet se solli kriminele dhe njeri prej tyre ka kryer vrasje ne Rroskovec…Kjo piste pothuaj eshte e kapur sepse i njëjti person qe vrau kriminalisht komisarin e policise ne Shijak,po ai besohet se vrau ne Rroskovec…Mbrapa Olldashit rri nje pus i zi krimi dhe korrupsionesh që duhet mbyllur me ndeshkim te tij nga drejtesia!Bravo Shalesi por ka edhe te tjera dhe te tjere!U duhet bere ferr dita ketyre krimineleve ne qeverisje te cilen e kane po’ te vjedhur!
Kallzimi penal ndaj Genc Pollos per tenderin kabllore ka muaj qe eshte bere e aty duhet te dali e ceshtja e rrugeve te Bashkim Ulajt, po prokuroria sja ndjen hic, fle e qete mbi dosjet e krimit.
Kjo parrulle e keqperdorur nga Saliu ne luften kunder Sollakut, me sa duket ishte leksioni paraprak per prokurorine e Ina Rames, se dosjet e krimit ekonomik u krijuan mbas ardhjes se Doktorit, jo se nuk vidhesh ne kohe te socialisteve, por baderdi e hapur si keto vite as qe imagjinohej.
Degjoje zedhensen e Imamit, fillimisht tha jane plehrat e komunizmit qe duhen hequr qafeper armatimet, e mbasi dolen milionat e dollareve me dokumente, i jane versulur denocuesit.
A nuk eshte kjo ceshtje nga ato qe prokuroria duhet hetoje me iniciative , ne vend te te merret me cingerimat qe as policise si hyjne ne sy, pasi ceshtjet me leke me se pari krefen nga policia, ndersa ndoj kalama jetim apo ndoj perdorues i vogel droge i cohet prokurorise per statistike.
Mjerimin e drejtesise shqiptare duhen volume librash ta pershkruash, e pale ti boton e ti lexon kush!
E cdo beje prokuroria mre te uruar, cfar beri me 21 janarin,cfar beri me gerdecin,cfare beri me vidion e fameshme meta-prifti,e kush e le prokurorin te punoi,edhe nese ka perkushtim sado pak te gjitha ja kthen gjykata,po kjo gjykate hodhi poshte ekspertizen amerikane dhe ate angleze dhe nxori meten te pa fajshem,po kjo gjykate liroi dhe kriminelin e sukthit derisa ky vrau dhe krye komisarin e policise.
prisni dhe pake sa te shtjeri ne dore edhe prokurorin e pergjithshem saliu dhe pastaj do rregullohet cdo gje.
padia penale per vjelljet dhe abuzimet jane veprime qe duhen bere nga cdo force politike si ne opozite ashtu dhe ne pozite. ndershmeria dhe suksesi ne ekonomi te mbajne ne pushtet me gjate pasi ke perkrahjen jo vetem te elektoratit tend por dhe pjeses tjeter te popullit.sa per prokurorine ,deri tani kemi thene fajin e ka gjykata por kjo nuk eshte e vertete . sistemi yne i drejtesise ne te gjithe hallkat e tij eshte ne krize dhe nuk eshte ne sherbim te shtetasit, keshtu eshte dhe prokuroria. une kurre nuk do te kem besim sa te jete rregulli qe drejtesine ta zgjedh politika. ne te keqen e kemi larte. shtet pa drejtesi ne ligj nuk ka ,ndryshe quhet shtet rrumpalle. padite te vazhdojne te behen per cdo abuzim me parate e popullit por te kene te verteta jo0 thjesht per show.