Lenovo kalon HP si prodhuesi kryesor i kompjuterëve

11 Tetor 2012, 10:42Lifestyle TEMA

Gjigandi kinez i kompjuterëve personalë, Lenovo, ka zëvendësuar kompaninë Hewlett- Packard si prodhuesi kryesor i PC-ve në botë.

Të dhënat janë publikuar nga firma kërkimore Gartner.

Gartner thotë se Lenovo ka dërguar 13.8 milion njësi në tremujorin e tretë, krahasuar me 13.55 milion njësi të HP.

Në raport thuhet se ulja agresive e çmimeve nga Lenovo ka bërë që ata të fitojnë terren.

Analistët thonë se Lenovo është një nga performuesit më të mirë në fushën e prodhuesve të kompjuterëve personale dhe pritet që të fitojë terren akoma më shumë.

Ata thonë se është e pashmangshme që kjo kompani të jetë kudo në botë në vendin e parë.

Sipas Gartner, Lenovo është i vetmi prodhues PC-sh ndër pesë të parët, që ka rritur dërgesat në SHBA gjatë tremujorit të tretë.

Pas Lenovo dhe HP vijnë Dell, Acer dhe Asus.

1 komente në “Lenovo kalon HP si prodhuesi kryesor i kompjuterëve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje