Grabitjet e dhunshme nuk po njohin më kufi (FOTO e tmerrshme)

13 Tetor 2012, 11:47Politika TEMA

Grabitjet nuk njohin moshë e sedër. Davë Dani, 70 vjeçarja nga fshati Gjoricë e Epërme e rrethit të Bulqizës, është grabitur forcërisht gjatë natës duke u gdhirë dita e enjte nga persona të maskuar. E shtruar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ajo rrëfen për “Shqip”: “Më rrahën dhe më vodhën. Menjëherë pas zhurmës, në dhomë futet një person që në pamje dukej i ri, por nuk munda ta njoh, pasi ishte me çorap në fytyrë. Menjëherë u drejtua tek divani ku flija me fjalët ‘mbylle gojën, mbylle gojën’ dhe më goditi dhe ma mbylli gojën me duar, duke më ngritur e lëshuar në mes të dhomës. Pasi më lidhi litarin për fyti duke më kërcënuar  se do të më mbyste, nisi të më godasë me shkelma në shpinë”.

Ajo ka rrëfyer se pasi i kanë marrë 100 mijë lekë të vjetra të pensionit, i kanë hequr nga veshët vathët e floririt dhe unazën.

“Nga dera e hapur e dhomës, gjatë kohës që po përpiqesha të fshija me këmishë gjakun që më rridhte nga buzët, munda të shoh dy persona të tjerë, të cilët edhe ato kishin çorape në fytyrë, që po kontrollonin në dy dhomat e tjera të shtëpisë, duke përmbysur çdo gjë. Pasi marrin edhe thesin e groshëve, që e kisha mbledhur në arë, ku pata fshehur 1 milion lekë të vjetra, çelin derën e shtëpisë dhe largohen”, tregon Dani.

Ajo tregon se është përpëlitur tërë natën nëpër dhomë deri sa ka mundur të dalë në mëngjes këmbadoras në rrugë për të njoftuar njerëzit e fisit, nga të cilët është dërguar për në spital.

Nazime Dani, kunata e plakës, shprehet se për grabitësit ajo është e vdekur.

“Edhe litarin ia kanë hedhur në fyt, edhe gojën ja kanë çarë që të mos bëzajë”.

Banorët pohojnë se në këtë zonë janë bërë disa vjedhje, por lirohen se janë të vegjël.

“Edhe ky rasti i vjedhjes tek halla ime kështu do të përfundojë. Por të dini një gjë nëse do të gjenden hajdutët dhe drejtësia nuk do të veprojë, atëherë do të hakmerremi vetë,” shprehet  Miftar Jella.

26 komente në “Grabitjet e dhunshme nuk po njohin më kufi (FOTO e tmerrshme)”

  1. skorpionsi says:

    hakmerruni vete se shtet ska aty…shteti vete eshte nje bande kriminelesh e mafiozesh..

    1. Ne e kena menjen me ba lek me tendera siq na ka msue kaptinlopa ju bani gam-gam online

    2. Ndrea Panda says:

      Dergoja i nje foto te kesaj nene te mjere shtazes se Vicidolit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html

    3. flamurtari says:

      keta hajdutet nuk kane vjedhur nga halli po sepse e kane hobi kete pune.e kuptoni ku ka arritur gjendja kane vjedhur edhe thesin me fasule

  2. HORRI bulevardit says:

    Keto foto duhet te dergohen ne KE dhe BE, keto foto duhet te dalin neper te gjitha faqet e internetit, keto jane foto qe diskretitojne qeverine komiste te Sali Berishes, per mrekulline qe po gezon sot krimi.
    Eshte pak te thuhet shyqyr qe ke shpetuar, eshte pak te themi se jemi te mbaruar.
    Shqiperise i ka ardhur ajo qe ne bibel e kuhran quhet fundi i botes, ose kjameti.

    1. Lomi pri Baldushku says:

      Horro, mos ja fut pordhës se m’kohe t’kamunizmit qeferia të tridhte koqet po qe se nodhte kjo gjo si me kët plakën e shkret. Zotnia jote veni men ksaj qeferie qi, o nuk i gje se kon “hik m’drejtim t’pa dit”, o kur igje i liço prap. Tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

      1. HORRI bulevardit says:

        Po mor Lom, jemi me nji menje e di shume mire se po te ndodhte ne kohen e atij burri ai i bonte klizem gjith katunit dhe skisht burr none qe tja bojte llafin dysh.
        Po ca te bojm tani, kte me thuj ti.

  3. mergimtari fv says:

    E shkreta plake e ka henger nga te sajte ,ata pisat nuk moren kot thesin e grosheve se vete i kane fshehur me gjyshen a hallen a tezen qe i shkulen dhe vathet nga veshi .

  4. ncuku says:

    Jo ne kete zone hajdutet nuk jane te vegjel por jane hajdute te sprovuar ne beteja dhe me te veshtira. Ata jane hajdute nderkombetar. Italia ben mama mia prej tyre e jo kjo plaka.
    Ta dine te gjithe te asaj zone kane rritur hajdute tashme duhet te durojne.

  5. ajdin says:

    MJER VATANI E MJERE MILETI qe drejtohet nga hajdute e kriminela.

  6. Jona says:

    Poshte Sali Berisha dhe gjithe banda kriminale e tij! Mjere njerezit e ndershem qe kane ngele ne ate vend te mallkuar! e urrej Shqiperine e Sali Berishes, kriminelit me buzeqeshje fallso! Ai e kalon kohen neper pritje e darka tek vila e Enverit(ironi situate ai qe shtyu njerezit qe te hiknin nga vila e tij…) nderkohe qe nuk ben asgje per njerezit e thjeshte e qe po jetojne nen terrorin e bandave kriminale! Zgjohuni o shqiptare!

  7. liri a vdekje says:

    sali berisha kjo qelbesire e ngelur nga udb serbe po i vjen fundi me fare se fis nuk ka pse nuk ke te shkuar moj bajge pse nuk ke peme gjenetike si gjith dynjaja nga vjen ti mor kelysh serbi

    1. jim says:

      Rrjeti udb ne shqiperi punoi mire me agjentet e tij nga regjimi komunist,qe i pasoi pushtetin nje tjetri agjenti serb Sali Berisha me gjak serb tek femijet e tij.Po duhet te besoni se nje tjeter kandidat udb-je mund te jete gati pas ketij kerme qe kemi sot.

      Patrioti

  8. shqiptari says:

    Vetem me hakmarje,se ska as shtet e as leshe.Ka vetem Politikane qe i kane duart e lyera me gjakun dhe djersen e popullit.
    Merni hake mos humbi kohe……..

  9. Udheheqesi says:

    Po,po, kjo eshte pamje e tmerrshme! Kjo eshte nje foto qe jo vetem te trishton e ndjen keqardhje,por te sjell dhe nje urrejtje per kete shtet.Po,po, ky nuk eshte shtet! Ky eshte shtet hajdutesh. Shtet qe nuk mendon per asgje,vetem per para.Jeta e njeriut ne kete shtet qenka zero.Po diegin veten nga varferia e mos mundesia per te jetuar,e shteti hesht!Shteti mburret se ka rritje ekonomike,se eshte vend i zhvilluar,kur realiteti nxin.E shpreh kete realitet te nxir ne varferi edhe Valbona Selimllari ne nje interviste! Shteti qesh, kryeministri qesh,populli ka ulur kurrizin. Pse? Asnjeri s’flet,te gjithe heshtim ! Ndoshta dhe nga frika.Po,po dhe frika eshte se te vrasin.Te vret shteti me heshtjen e tij. Te le te pervelohesh si miu ,kur i thon fjales,e kryeministri te quan komunist,presidenti jep si rrugezgjidhje ,mos pranoni te politizoheni. Kryeministri ben fushate me femijet,po kurr nuk ka folur per femijet e ngujuar,per femijet qe bien ne lume se nuk ka nje ure per te kaluar,per shkollat pa cati,pa banga,per femije qe
    dridhen nga te ftohtit.Kryeministri ka hallin se ku te gjej rast vetem te shaje opoziten,se vet eshte i pa gabueshem.Keshtu ti moj nene 70 Vecare e masakruar nga hajdutet mire qe je gjalle se ata nuk do kapen,e po u kapen do lirohen me procedura si gjithe te tjeret.Pra ty te vodhi e te rrahu shteti.

  10. fshatari says:

    O SALI BERISHA!SHIKOJE KETE NENE TE MASAKRUAR!KJO U BE NE ATE GJENDJE SE KRIMINELET E DINE SE GJYGJTARET E TU TE LIROJNE KUNDREJT PAGESES!

  11. martin says:

    Partia Socialiste duhet te ngrihet ne manifestime proteste kunder kesaj qeverie kriminele duhet te parakaloje me portretin e kesaj Nene te mjere ne duar,ti bllokoje rrugen Sali Harbutit se aty afer kalon edhe kjo zone(apo harrova ai fluturon).Ngrihuni o te munduar nuk keni cfare humbni.

  12. assault says:

    Po na vjedhin edhe shapkat pas deres ne mes te kryeqytetit, edhe çadrat e shiut qe i leme pak minuta pas deres, na ka hyre tmerri, i kemi hajdutet çdo moment ne prag. Ne katin e dyte te pallatit tim sapo e kishin blere nje mikrovale dhe e ulen ne toke para se te hynin brenda te zotet e shtepise, por kur u kthyen per ta marre ajo s’ishte me aty!!!

  13. tefta says:

    KU JENI GRA VIPA TE SHQIPERISE ;DEPUTETE LESHI;ARTISTE LESHI ;INTELEKTUALE PRESHI QE HESHTNI DHE PRANONI TE GJITHE POSHTERSITE DHE TERRORIN E KESAJ BOTE NGA BURRAT SHQIPETARE ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

  14. Arbeni Stuttgart says:

    Ja futni kot komentues te nderuar,po çfaje ka ketu Saloja.Fajin e kemi ne qe jemi nje nder popujt me kriminel qe sheh njerzimi, ndodhin ngjarje te pabesueshme,rrahin,vrasin Pleqte,vellau vellane,presim koken vajzes e qka nuk bejme.Dhe quditemi pse neve si Komb na urrejne te gjithe fqinjet.Kerkojm te futemi dhe ne Europe,sa turp.Fajin e kemi ne duke filluar nga Prinderit,kopshtet,parashkolloret,qe nuk ua mesojme respektin kulturen,dashurin per te vjetrit per familjen,per qytetin.Jemi nje Popull i humbur siq duket.Me respekt.

  15. landi says:

    ja dhe pasojat e shtetit te ligjt qe kryeministri yne drejton. kemi mbetur ne doren e zotit. nese nuk zgjohemi nga gjumi do te jete teper vone per te gjithe.

  16. Devolliu says:

    Ça thoni mo, Shqypnia po kalon ditët ma t’bukra mo; gzoni mo, gzoni na thot shtriga Xhozi e Parlamentit.

  17. Tori USA says:

    Po mire o me gjith veth floriri e unaze fleka kjo zonja? Po me pelqen se edhe e lenduar i ka shkuar ne mendje te fshehi dhithen ne thesin e fasuleve nje milion..

  18. mahmuti says:

    Nuk e ka fajin Sala jo por e fajin Ilir Meta qe po e mban salen ne pushtet me votat e se majtes duke shperdoruar besimin qe i dhane zgjedhesit e LSI ketij trafikanti votash.

  19. tironci - usa says:

    Ah mi none sa do doja te tisha aty e t’i fshija me kujdes ato kore gjaku nga buzet…U mallkofshin ato kafsh qe te prune ne ket gjendje. Shpirti me vajton per ty si te ishe nena ime. Mbahu e forte se me nena te tille jemi krenare. Nona si ju nuk vin mo ne ket dynjo. Drejtesia do vihet ne vend. Osht ceshtje kohe. Te puth me mall nga larg ty o nene burrnore.

  20. fieraku4u says:

    SHUME E TRISHT…GJYNAH KJO GRUA. KETO NDODHIN KUR NUK KA SHTET DHE KUR NUK VEPRIN LIGJI. NE KOHEN E XHAXHIT ENVER KETO GJERA ISHIN TE PA DEGJUARA NDONJEHER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje