Kushedi sa elefantë do jenë masakruar për këtë fildish (FOTO)

20 Tetor 2012, 18:49Lifestyle TEMA
Kushedi sa elefantë do jenë masakruar për këtë fildish

Zyrtarët e doganave në Hong Kong thonë se kanë konfiskuar rreth katër ton me fildish kontrabandë.

Kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë.

Sipas BBC, kjo sasi vlen rreth 3.4 milion dollarë dhe ishte futur në dy kontejnerë që vinin nga Kenia dhe Tanzania.

Sasia u kap pas informacioneve të policisë kineze, e cila ka arrestuar deri më tani shtatë persona.

Kontrabanda e fildishit është shtuar pasi është rritur kërkesa për të nga Azia dhe Lindja e Mesme.

Fildishi përdoret në mjekësinë popullore, por edhe për të bërë ornamente.

Sipas ligjit në Hong Kong, ata që kapen duke trafikuar specie të rrezikuara, rrezikojnë deri në dy vite burg.

Tregtia ndërkombëtare e fildishit është ndaluar që prej vitit 1989, për të ndaluar zhdukjen e elefantëve.

1 komente në “Kushedi sa elefantë do jenë masakruar për këtë fildish (FOTO)”

  1. davidi says:

    kriminele ka gjithandej jo vetem ne kryeministrine e shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje