Luksemburgu ka festuar martesën e princit të kurorës, Guillaume, 30 vjeç, me konteshën 28 vjeçare belge, Stephanie de Lannoy.
Kjo ka qenë dasma më e madhe mbretërore për shumë dekada në Luksemburg.
Shumë mbretërore, por edhe qytetarë, morën pjesë në ceremoninë e organizuar në katedralen Notre Dame, një ditë pasi çifti lidhi kurorë në një ceremoni civile.
Festimet kulmuan me një koncert të muzikës pop në fund të ditës.
Kudo në Luksemburg dyqanet ishin të mbushura me shampanjë e çokollatë.
Më shumë se 120 media ndërkombëtare kishin kërkuar akreditim për këtë ngjarje, përfshi TV nga Rusia, Maroku, Kina e SHBA.
Fansat e mbretërisë do festojnë për tre ditë rresht.
Çifti ka vite që njihet me njëri- tjetrin. Në vitin 2011 ata u fejuan.
Ajo është anëtare e fisnikëve belgë. Flet mirë frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht dhe ka studiuar në universitetin katolik të Leuven.
Ceremonia ka qenë perfekte, por disa media thonë se puthja ndoshta nuk ishte ajo që prisnin.
Nuk janë ushtruar siç duhet?
Jetoj në Luksemburg, para dasmës u përfol shumë për të fejuaren se sa e shëmtut që ishte. Për dasmën e kanë tejzbukuruar.
Ehhh keta “gjaku blue” :p
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/embrace-beautiful-princess.html
Po pse pa rrojt ky leshi more, apo moda me demek. Trap . Ta kishte lene atehere nje pellembe lesh per kete dite.
dhenderi kaq i mire nusja si kec i shtir
hahahah, sa me bojn me qesh keto komentet tuja….shifni puthjen ju dhe sa e shemtur eshte nusja!!! pabuksa…