Djemtë janë duke e arritur pubertitetin dy vjet më herët nga sa ndodhte në të shkuarën.
Madje disa nisin të shfaqin shenja të maturimit që në moshën gjashtëvjeçare, thonë mjekët.
Megjithëse deri më tani ka qenë e mirëdokumentuar se janë vajzat që e arrijnë pubertitetin herët, studimi thotë se edhe djemtë janë duke u rritur më shpejt.
Të dhënat e mbledhura nga rreth 4 mijë djem në SHBA, thonë se fëmijët e bardhë dhe hispanikët kalojnë në pubertitet në moshën 10 vjeç, kurse djemtë me ngjyrë të zezë kalojnë në pubertitet në moshën 9 vjeçare.
Kërkuesit që punojnë për Akademinë Amerikane të Pediatrisë thonë se një tendencë e ngjashme është edhe në vende të tjera.
Nëntë përqind e fëmijëve të bardhë shfaqën shenja pubertiteti që në moshën gjashtëvjeçare dhe njëzet përqind e fëmijëve me ngjyrë të zezë.
Megjithatë ka disa studiues që vënë në dyshim përfundimet e këtij studimi.
Ka dhe perjashtime. Burrat e berishajve e kan mberrit ne moshen 20-25 vjecare!Prandaj jane te frustruar kaq shume!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html
Po ca thoni ju mer? Po aishja qe e arriti kur ishte 9 vjeçe?