Doktori thirri Full(h)anin për një konsultë lidhur me krizën e Euros. I mbetur pa lek për pensionet dhe rrogat, ai më në fund zbuloi se faji nuk ishte i qeverisjes së tij, por i Evropës, që nuk menaxhon dot krizat ekonomike se nuk bën dot reforma si ai.
Thirri Full(h)anin dhe kërkoi prej tij një material pune urgjent, ku të theksohej se Evropa duhet të marrë shembull nga Shqipëria se si të zgjidhet kriza.
-Dua vetëm një skelet pikash, tha Doktori, se pastaj e mbush vetë fjalimin. Shiko, u duhet thënë një mësim i mirë këtyre se na çmendën me këtë paaftësi. Full(h)ani e dëgjoi me vëmendje, mbajti shënim dhe u largua. Kur doli tek dera, u kthye sërish.
-Doktor, kam sjellë diçka për të ngrënë dhe një shishe verë, tha. E di që nuk është momenti, por mendova se ishe i lirë për drekë…
-Merri ato, ik, largohu. Shiko, duhet të zgjidhim se s’bën këtë krizë. Nuk ia lejojmë vetes të jetojmë në luks, kur Evropa nuk zgjidh dot krizën.
-Mirë, dakord, tha Full(h)ani. Po kaloj më vonë dhe nesër i ke gati pikat.
Full(h)ani shkoi në zyrë dhe nuk dinte ç’të shkruante. Thirri ata specialistët që i bëjnë fjalimet gjithmonë dhe u kërkoi me urgjencë një faqe shënime me disa pika se çfarë ka bërë qeveria shqiptare në këtë krizë financiare.
-Më duhet informacion real, tha, sado pozitiv apo negativ që të jetë.
Specialistët u çuditën shumë. Pas një ore ia sollën pikat. Full(h)ani i lexoi me kujdes dhe u kënaq.
-Tani të gjitha këto, tha, i kthej në pozitive dha ia jap Doktorit si rekomandime që duhet t’i bëjë Evropës.
Pika e parë ishte që Shqipëria ka injoruar krizën ekonomike dhe financiare dhe është zhytur në borxhe dhe mungesë perspektive për dalje nga kriza.
-Kjo qenka shumë mirë, tha Fullani. Po ia rekomandoj ta thotë për Evropën.
Pika e dytë ishte fakti që Shqipëria kishte injoruar krizën e fqinjëve dhe ishte sjellë me papërgjegjshmëri lidhur me të ardhurat në rënie nga emigracioni.
-Edhe këtë po ia servir si papërgjegjësi të Evropës ndaj Azisë, tha Full(h)ani.
E treta që specialistët i kishin shkruar është sjellja e papërgjegjshme e qeverisë shqiptare ndaj FMN. Mospërfillja e rekomandimeve të tyre dhe rritja e krizës mes qeverisë dhe FMN.
Full(h)ani fërkoi duart.
-Po shkruaj, tha, që Evropa ka dëgjuar shumë FMN-në dhe ka dështuar për shkak se i diktojnë reformat ata si institucion. Do kënaqet me këtë, tha, dhe u kujtua që Doktori ia shante gjithmonë FMN.
E fundit që rekomandonin specialistët ishte që modeli i Kinës apo vendeve të Lindjes së Largët nuk mund të imitohet pasi janë kushte tërësisht të ndryshme. Fuqia e tyre është spekulative pasi vjen nga fuqia e keqpaguar punëtore dhe GDP e ulët në vend.
Full(h)ani fërkoi prapë duart. Ia ktheu dhe këtë pozitiv.
Pas dy orësh materiali për Doktorin ishte gati.
Ia çoi në zyrë.
-M’i lexo një herë, i tha Doktori, cilat janë mendimet e tua?
Full(h)ani hapi letrën, nxori syzet dhe filloi të lexonte.
-E para, tha, mendoj se Evropa është e papërgjegjshme dhe është zhytur në borxhe.
E dyta, ka injoruar situatën e asaj dhe ka thënë që kriza nuk ekziston.
E treta, e ka pësuar nga raportet pozitive me FMN, të cilat e kanë çuar në këtë situatë.
E katërta, nuk merr shembull nga Kina dhe vendet e tjera të Azisë…
Doktori po e dëgjonte gojëhapur.
-Vetë i ke bërë këto, tha, apo je konsultuar me specialistë?
-Jam konsultuar, i tha Full(h)ani nga frika se Doktorit nuk i pëlqyen.
-Shiko, dëgjo, ma sill atë që t’i ka bërë këto rekomandime se do ta bëj që sot guvernator banke i tha.
Full(h)ani u pre në fytyrë.
-Shiko Doktor se nuk desha të ta them, i tha, se i kam bërë vetë, por për tu dukur më kolegjial të thashë që m’i kanë bërë specialistët. Ata në fakt, këto gjëra i thonë për Shqipërinë, jo për Evropën.
-Ashtu? Shiko zotëri, ti nuk je për guvernator që nga momenti që mban në punë njerëz që mendojnë se ne jemi në krizë si Evropa. Jo, ti s’mund t’i mbash ata në punë, bile as vetë nuk mund të rrish në atë detyrë. Nejse, unë po i marr këto, po i them në konferencë, por ti duhet të sqarosh pozicionin e bankës në këtë drejtim. Nuk mund ta lëmë veten në mëshirë të Evropës në këtë rast.
Na surprizon e na argeton si gjithmone me keto Antenat satiriko-humoristike o Mero.!
Gaz paç e rrofsh!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html
Hahaha, dhe Fullani leshohet turravrap ne Banke dhe kerkon Qivicin, ate bullarin nga UET, qe pasi i rruan nja 8 mije euro nga ato qe paguajne studentet te universiteti i Qilit, versulet edhe nga Banka, edhe nga Sorosi, edhe nga kudo qe tingellin ndonje lek.
Po ca me bere more koketul, i thote Fullani, me ke fut ne gracke me Doktorin, se ai si trap qe eshte, kur ja jep mesimet ekonomike i trajton si shurren e Enverit, as e tharet, as e embel se shurra e shefit nuk thartohet kurre, po edhe me diabet shefi nuk eshte.
Ca te them une o Fullaqe, i thote Qivici, une keshtu e boj me ate Qilin tem, ja hudh ca shkarravina ne tavoline e mbasandej ato mi ban liber, me ven dhe foton e shife ku jam. Marr dyfishin tand, une o trap, se e rrej ma kollaj gomarin tem se ti ate tatin. Madje une rrej dy e tre gomara njerit, por ty nuk te mashtroj kurre se kena nje peshe, nje tru, nje surrat, nje bythe, e jena bashke pa boje e gjak dhjesim njesoj kur na kercenojne me na hek lekun.
e gjetur shume si fabul, nje mashtues si fulla, me nje copy-paste-r si qivici po ndrisin shqiperine me perkthime e plagjatura bajat se per vete kan mbush sunduket me miliona euro…shpejt do vij dita qe do i vjellin shume me shpejt sesa i kullufiten dhe te dy sdo kete avoketer ti marrin persiper vjedhjet e tyre
Z. Baze. Keni krijuar nje galeri aq te pasur personazhesh me Antenen sa do tjua kishte zili cilido shkrimtar i mirefillte humorist.
URIME!