Amerikani fiton 8.5 milion dollarë në ‘World Series of Poker’

31 Tetor 2012, 19:49Lifestyle TEMA

Lojtari profesionist i letrave Greg Merson, nga SHBA, ka fituar “World Series of Poker”, duke marrë plot 8.53 milion dollarë.

Merson, 24 vjeç, mposhti kundërshtarët e tij finalë në një betejë që zgjati thuajse 12 orë dhe që u zhvillua në Las Vegas.

“Ndjehem shumë mirë, të gjithë lotët më kanë dalë dhe tani jam i qetë,” tha djali nga Maryland.

Sipas BBC, seritë “Texas hold’em” nisën në korrik të këtij viti dhe në lojë ishin 7 mijë lojtarë.

Jesse Sylvia përfundoi në vend të dytë, duke fituar 5.3 milion dollarë.

“Kjo ishte një çmenduri,” tha 26 vjeçari nga Las Vegas.

Përpara shfaqjes finale, Merson dhe Sylvia eliminuan Jake Balsiger, duke i mohuar 21 vjeçarit nga Arizona mundësinë që të bëhej kampioni më i ri në moshë.

Megjithatë ai u ‘ngushëllua’ me një çek prej 3.8 milion dollarësh.

5 komente në “Amerikani fiton 8.5 milion dollarë në ‘World Series of Poker’”

  1. Eri says:

    Aty kane per t’i lene prape po he. Bejne jete te bukur per momentin, por fundi i nxjerr rruar e qethur. Kush qesh sot, qan neser, e keshtu qarkullojne paret e njeri-tjetrit.

  2. Ilir L. says:

    Po nuk i investoi ne biznes, iku per lesh, si puna e atij anglezit. U mesu dhe keq me shume leke dhe shkoi ne zero ?

  3. qerramudhi says:

    te ti hane gezuar ato leke . se vete ske mundesi ti hashe

  4. Anti talebani says:

    Ata jane profesioniste, mos u qani hallin.

    Per te jetuar ate pune bejne. Sjane budallenj si shqiptaret,

    qe sdine te administrojne lekeun e tyre dhe u japin mundeis qindra kazinove me lojra elektronike, me kuaj, me qen, me lloto, me bingo.

    Ca ska ketu ne shqiperi. Rrezik kemi me teper se i tere ballkani se bashku pika te tilla.

    Hahahahaha, popull budalla. Ato vetem vjedhin. Duke patur dhe nje skeme idiote taksimi nga shteti, norma e fitimit eshte boshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje