Një agjent i Shërbimit Sekret amerikan, i caktuar për tu kujdesur për detajet e sigurisë së presidentit Barack Obama, ka vrarë veten.
Sipas BBC, agjenti special Rafel Prieto ishte duke u hetuar pasi kishte pasur një marrëdhënie romantike me një shtetase të huaj.
Agjencia tha se po heton humbjen e një kolegu me shumë vlerë.
Sjellja e agjentëve të saj ka qenë nën mbikëqyrje që prej skandalit të prostitutave në Kolumbi në fillim të këtij viti.
Disa agjentë u pushuan pas akuzave se agjentët e Shërbimit Sekret kishin punësuar disa prostituta ndërkohë që ishin në Kolumbi duke u përgatitur për vizitën e presidentit Obama aty.
Rafel Prieto, i martuar, kishte pranuar për hetuesit se ai kishte pasur një aferë të gjatë me një grua nga Meksika.
Marrëdhënia e tij u zbulua nga një agjent që po hetonte për skandalin e Kolumbisë.
Ai u gjet në makinën e tij të shtunën, i helmuar nga monoksidi i karbonit.
Zëdhënësi i agjencisë tha se ai kishte një karrierë të shkëlqyer 20 vjeçare dhe se ishte i përkushtuar dhe miqësor.
Ishalla zoti lart i marrte mendjen dhe Ndre Prendit, e zente haka e familjareve qe humben te afermit me 21 janar, bashke me Llupon dhe te tjeret qe i mbrojne keta kriminele.
mos eshte ai i aferes se zonjes se pare se dhe ai agjent special ishte ? si kudo dhe ne USA po bere gabime te tilla dihet fundi! na informoni me sakte tema jo gjysme lajmi ?
100% e kan vrar.
Pse nuk kerkojne dorheqjen e Obames se po te ishte ne Shqiperi Ram do kerkonte dorheqjen e Berishes se do thonte e ka vra Familja