Fakte të reja dalin në ditë për vrasjen brenda familjes në rrethin e Hasit. 21 vjeçari, që u vra me armë zjarri nga i ati, krim i cili u tentua të fshihet si vdekje natyrale, është qëlluar për vdekje në momentin që po flinte.
Kjo gjë mësohet nga grupi hetimor, i cili ka nxjerrë konkluzionet paraprake pas arrestimit të autorit të dyshuar, Binak Nabolli, 71 vjeç.
Sipas Shqip, të vetmet deklarime të policisë, edhe pse vrasja ka ndodhur prej dy ditësh, është “vrasje për motive të dobëta” dhe se 71 vjeçari e ka pranuar autorësinë e krimit.
Nga ana tjetër banorët e Hasit thonë se vrasja e djalit ka ndodhur në mëngjes herët teksa po flinte gjumë, ndërsa të moshuarin ata e portretizojnë jo të ekuilibruar mendërisht.
“Është një plak jo shumë normal dhe ka vrarë djalin më të mirë mes tre djemve të vet”, është shprehur një prej banorëve.
Ai ka shtuar se siç janë shprehur kushërinjtë e viktimës, djali është vrarë në gjumë, në mëngjes herët, dhe jo me pistoletë, po me një pushkë 20-she.
Sipas tij, familjarët janë përpjekur ta fshehin krimin dhe vetëm aty nga pasditja persona të paidentifikuar kanë njoftuar sallën operative të policisë dhe pas mbërritjes së kësaj të fundit ka rezultuar që i riu është vrarë me armë zjarri.
Madje në familjet e tjera ishte përhapur lajmi se kishte vdekur nga zemra dhe se do të varrosej në një kohë të shkurtër.
Burimet policore bëjnë të ditur se zbulimi është bërë nga fisi, të cilët para se ta varrosin kanë parë njollat e gjakut që i rridhnin dhe kanë lajmëruar policinë.
Prandaj une nuk besoja tek zoti, se po te ishte zoti duhej te me kishte dhene edhe nje jete, qe keta mytebera pisanjose, ti kisha futur ne hell, se ndryshe nuk benent Shqiperia me keta qe na ka psonisur kjo politika e hapur e sallinjve.
Po ik mor Enver, si s’te rri bitha rehat edhe tani, pas 30 vjetesh?
Paske filluar edhe ti ta dredhesh si saliu, pse nuk besoni se jam bere demokrat, si u be salu, edhe ai ishte komunist si une, bile ai ka qene edhe spiun, une nuk isha spiun se skisha kujt ti spiunoj, saliu paska te drejte te behet demokrat dhe une jo, po qenka bere demokrate edhe nexhi, bravo edhe une per inatin tuaj do behem demokrat se te gjithe komunistat dhe spiunet e mi, sot i kemi ne kuvendin popullor.
O Enver, Saliu eshte kelyshi yt. Prandaj ti s’duhet te kishe as ate jete qe po na qin fisin akoma ne shqiptareve te vuajtur.
Duket se ne Shqiperi jane cmendur gjysma e popullsise. Tmerr. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/hidhet-nga-kati-i-katert-i-nje-pallati.html
I gjori djale i ndritte shpirti atje ku eshte.
Kafsha qe e solli ne jete (nuk ma ben zemra ta quaj “baba”) duhet ti perkase te njetit lloj bishe si Muli i Komandantit
Skizofrenizmi shqiptar ka rreth 20 vjet qe ka filluar dhe mesa duket eshte ne ritje…
kafshe te egra..