(E PLOTE) Fjala në Kuvend e Klinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit, fund armiqësisë politike për pushtet

1 Nëntor 2012, 23:10Politika TEMA

Nga Hillary Rodham Clinton
Sekretare e Shtetit

Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe kam mundësinë që të flas përpara këtij parlamenti të një Shqipërie të lirë, të pavarur, sovrane e demokratike. Z. President, Zonja Kryetare, Z. Kryeministër, anëtarë të parlamentit, nderi është edhe më i madh sepse bashkohem me ju për të festuar jubileun tuaj – 100 vjet pavarësi. Ka qenë një fitore për të cilën keni luftuar shumë.

Teksa po hyja me – më pëlqen shumë të them Zonjën Kryetare – me Kryetaren Topalli nëpër korridore, pashë fotot e paraardhësve tuaj. Në 100 vitet e fundit ka ndodhur aq shumë, por një gjë ka qenë e pandryshuar: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë miku dhe partneri juaj dhe për këtë jemi shumë krenarë.
Lidhjet tona vetëm sa janë forcuar dhe shumëfishuar. Dhe nuk ka ndodhur vetëm mes qeverive tona; ka ndodhur mes popujve tanë. Populli amerikan dhe populli shqiptar ndajnë kapacitetin për të demonstruar zhdërvjelltësi dhe vendosmëri. Ju, ashtu si ne, keni qenë të vendosur për të qenë të lirë, për të ndërtuar një demokraci të gjallë dhe një ekonomi në lulëzim. Ju, ashtu si ne, zotëroni dëshirën e zjarrtë për të lënë pas përplasjet e vjetra dhe për të arritur një të ardhme paqeje dhe mundësie për të gjithë.

Jam shumë mirënjohëse për këtë partneritet dhe për miqësinë tonë historike, ashtu siç jam mirënjohëse për kontributet që mijëra shqiptarë kanë dhënë për vendin tim. E dini shumë mirë që aq shumë shqiptaro-amerikanë shërbejnë në qeverinë tonë dhe në forcat tona të armatosura. Janë sipërmarrës e mësues, inxhinierë dhe artistë, udhëheqës fetarë, si dhe drejtojnë disa prej restoranteve më të mira në botë.
Kultura shqiptare është një përbërës i pasur i jetës amerikane. Arrita ta njoh këtë mirë si senatore nga Nju Jorku për tetë vite. Dhe, Z. President, u ndjeva thellësisht e nderuar që mora sot Urdhrin e Flamurit Kombëtar. Këtë do ta adhuroj përgjithmonë. Ishte një tjetër simbol i miqësisë së fortë që kemi mes nesh.

Njëqind vjet më parë si këtë muaj, Presidenti i SHBA Udrou Uillson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë dhe ndaloi ndarjen e vendit tuaj gjatë pasojave të Luftës së Parë Botërore. Në dhjetëvjeçarët që pasuan, udhëheqësit amerikanë, si demokratë ashtu edhe republikanë, në mënyrë të përsëritur u ngritën për të mbështetur të drejtat dhe liritë tuaja, jo vetëm këtu në Shqipëri por anekënd rajonit.
I vlerësova shumë fjalët e Kryetares mbi rolin që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur duke rivendosur shpejt marrëdhëniet me Shqipërinë në vitin 1991, në kohën e Presidentit Xhorxh H. W. Bush. Dhe, sigurisht, isha e nderuar dhe shumë e lumtur që dëgjova edhe një herë tjetër se çfarë kishte bërë im shoq, duke ngritur fondin e sipëmarrjeve. Si President, Presidenti Klinton themeloi një fond sipëmarrjeje për të sjellë investime amerikane në Shqipëri, për të mbështetur zgjedhjet demokratike këtu, dhe punoi me Shqipërinë dhe aleatët tanë në NATO për të mbrojtur Kosovën dhe për të rivendosur stabilitetin në rajon. Më pas, pesë vjet më parë, Presidenti Xhorxh Bush u bë presidenti i parë në detyrë që vizitonte Shqipërinë. Dhe, në vitin 2009, Presidenti Obama ishte krenar që ju mirëpriti juve, sëbashku me Kroacinë, si anëtarët tanë më të rinj në NATO.

Jam sot këtu, në këtë çast historik në historinë tuaj me një mesazh për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre.
Teksa isha ulur në karrigen këtu pas meje, duke ju vështruar të gjithëve juve dhe duke parë fytyrat tuaja e duke menduar për prindërit e gjyshërit e stërgjyshërit tuaj dhe gjithçka që kanë hequr – pushtime, diktaturën komuniste, privime të ashpra – është e vështirë të besosh sot që jo shumë kohë më parë, Shqipëria ishte vendi më i izoluar në Europë. Nuk kishit asgjë nga ato që keni sot: liri politike dhe shoqërore, vetë-vendosje, dhe shanse. Aq shumë shqiptarëve iu desh të braktisnin familjet e vendet e dashura për t’i kërkuar tjetërkund.

Megjithatë, tani keni aq shumë për të festuar. Ky jubile nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën. Është edhe një sfidë se çfarë do të bëheni në të ardhmen.
Njëzetë vite më parë, sapo po dilnit nga zgjedha e komunizmit; tani, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit përfshihen në debate dhe votojnë hapur ligjet e vendit, veprimtari që dikur ishin të pamundura.
Në atë kohë, ekonomia juaj ishte e mbyllur dhe keni punuar fort për ta hapur, për të krijuar kushtet për sipërmarrje, tregti e investime, hedhjen e themeleve për mundësi edhe më të mira në të ardhmen.
Në atë kohë, Shqipëria ishte vendi i qindra mijëra bunkerëve prej betoni, një provë e mosbesimit që udhëheqësit komunistë kishin jo vetëm ndaj kombeve të tjera, por edhe ndaj popullit të vet. Tani jeni anëtarë të vlefshëm të NATO-s, pjesëmarrës të suksesshëm në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, dhe shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e parë të një ushtari shqiptar atje. Po ecni drejt integrimit të plotë në Europë teksa kërkoni hyrjen në Bashkimin Europian.

Të gjitha këto janë baza për festë. Por mendoj që amerikanët dhe shqiptarët nuk mund të jenë kurrë të kënaqur. Na duhet të pyesim veten, ç’mund të bëjmë më shumë? Si mund t’i përmirësojmë jetët e atyre të cilëve iu shërbejmë? Nuk mund të ndaleni tani. Keni potencialin të bëheni model, jo vetëm për këtë rajon, jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën.

Dhe Shtetet e Bashkuara kanë interes të madh në suksesin tuaj. Jo vetëm duam të shohim marrëdhënien tonë të rritet edhe më e fortë, por duam t’ju shohim edhe juve të rriteni më të fortë. Duam të shohim ekonominë tuaj, demokracinë tuaj të shkaktojë zili tek kushdo tjetër. Mbështesim plotësisht aspiratat e Shqipërisë për në BE sepse mendojmë që kjo do t’ju bëjë më të fortë. Do të jetë diçka e mirë edhe për Europën dhe, ndonëse nuk kemi votë në atë aplikim për anëtarësim, do t’i themi kujtdo që do të dëgjojë se sa fort ju mbështesim.

Shqipëria dhe populli shqiptar meritojnë një vend në familjen europiane të kombeve. Kjo është diçka jo vetëm për të mirën tuaj, por do ta bënte këtë kontinent më të paqtë e të sigurt. Por që kjo të ndodhë, muajt që vijnë paraqesin disa vendime kritike për ju që jeni në këtë sallë, për qeverinë tuaj dhe për popullin tuaj. Si mike dhe adhuruese e Shqipërisë, janë veçanërisht disa sfida që shpresoj do t’i përmbushni. Janë jetike për përparimin tuaj afatgjatë.

Së pari, ju lutem të punoni për të siguruar që zgjedhjet tuaja të ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme dhe që të shihen si të tilla nga e gjithë bota. Në radhë të parë, kjo duhet në mënyrë që populli i Shqipërisë të mund të ketë besim tek rezultati dhe tek ju si udhëheqësit tuaj. Është po ashtu një sinjal i rëndësishëm për BE-në që politika shqiptare mund të funksionojë paqësisht dhe pa konflikte. E di që shumë prej jush jeni përqendruar në këtë çështje dhe po ndërmerrni tani hapa për të ngritur një proces të qartë dhe të efektshëm dhe për këtë ju përgëzoj.

Si dikush që ka qenë në politikë e ka kandiduar në zgjedhje me kundërshti, në të cilat disa i kam fituar e disa jo, e di se sa e vështirë mund të jetë politika në botën moderne. Mund të dëshmoj edhe se si zgjedhjet tërheqin vëmendjen e botës sepse me Twitter dhe Facebook dhe komunikime të çastit, duhet të marrësh parasysh që gjithça do mësohet, do shihet, çka është e mirë për demokracinë, por vendos një barrë shtesë mbi ne që jemi në drejtim. Ndaj, nxis jo vetëm udhëheqësit e Shqipërisë, por popullin, qytetarët e Shqipërisë, që të punojnë fort për t’i shndërruar këto zgjedhje të ardhshme një sukses që pasqyron thellësinë e përkushtimit tuaj ndaj demokracisë.

Në të njëjtën kohë, është gjithmonë me rëndësi t’i kujtojmë vetes që konsolidimi i demokracisë kërkon më shumë se sa thjesht zgjedhjet. Kërkon sundimin e ligjit. Kërkon institucione të forta, përfshi një gjyqësor të efektshëm dhe të paanshëm. Kërkon që qeveria të jetë e hapur në mënyrë që qytetarët të na kërkojnë neve, drejtuesve, llogari. Atribute të tilla si këto sigurojnë që demokracia të japë rezultate konkrete për njerëzit. Dhe kur këto minohen, duhet dhënë llogari.

Së dyti, ju nxis të përballeni me problemin që ndikon aq shumë demokraci në botë sot, dhe pikërisht korrupsionin. Kjo është një luftë që çdo vend duhet ta kryejë dhe të fitojë sepse në mbarë botën, korrupsioni është një kancer që gërryen shoqëritë. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, është mburojë për udhëheqës të paaftë dhe joetikë, dhe ndoshta më e keqja, krijon një kulturë pandëshkueshmërie që iu gërryen njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre.
Për këtë nuk ka përgjigje të lehtë. Është po aq i vjetër sa natyra njerëzore. Jam e sigurt që nëse do të kishte një përgjigje të lehtë, bota do ta kishte zgjidhur këtë problem kohë më parë. Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët. Pavarësisht cilës parti i përkisni, pavarësisht cilat janë mosmarrëveshjet tuaja, nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar sëbashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj.
Dhe kjo na drejton tek sfida e fundit që dua të ngre para jush, një sfidë që ka lidhje me gjithçka tjetër që përmenda. Që demokracia e Shqipërisë të lulëzojë, udhëheqësve të Shqipërisë do t’iu duhet të ndërtojnë një kulturë bashkëpunimi që kapërcen dallimet politike, ajo që Aleksis de Tokvil, historiani i madh i viteve të hershme të Amerikës, e quante zakonet e zemrës. Ato qëndrojnë në thelbin e çdo demokracie të suksesshme.

Tani, kjo është një sfidë që disa vende nuk janë kurrë në gjendje ta kapërcejnë, por unë besoj se Shqipëria mundet. Përsëris që kam përvojë personale me këtë. Si senatore demokrate, kam punuar shpesh me republikanë në çdo krah për të zgjidhur probleme, për t’u përballur me çështje që ndikonin shtetin tim dhe vendin tim. Dhe mund të keni vënë re që tani shërbej si Sekretare Shteti për Presidentin Obama, ish-rivalin tim.

Njerëz përreth botës vazhdojnë të më pyesin se si mundet që Presidenti Obama dhe unë të punojmë sëbashku çdo ditë si partnerë pasi kemi luftuar aq fort kundër njëri-tjetrit. Më besoni, kam bërë gjithçka për ta mundur. Por ai fitoi dhe pastaj më kërkoi të isha Sekretare Shteti e tij. Ndaj, kur më pyesin se si munden dy njerëz që nuk kanë lënë gjë pa thënë për njëri tjetrin, që kanë harxhuar dhjetëra miliona dollarë reklama kundër njëri tjetrit, mbështetësit e të cilëve përballeshin kudo – kundër njëri tjetrit, si mund të punoni bashkë ju të dy? Do t’jua tregoj, është një përgjigje shumë shumë e thjeshtë. Të dy e duam vendin tonë. Dhe e di që nuk ka asnjë shqiptar këtu që nuk e do Shqipërinë.

Ndaj shpresoj që edhe ju do mund të gjeni rrugën tuaj për bashkëpunim të sinqertë e të qëndrueshëm. Ruajini besimet e ndryshme politike, besoni që mund të jeni një udhëheqës më i mirë se sa tjetri. Politika kështu e ka. Nuk do merreshit me të nëse nuk do besonit këtë për veten. Por në fund, vendosja e interesave vetiake dhe interesave partiake prapa interesave kombëtare është ajo që iu kërkohet udhëheqësve demokratikë.

Megjithëse populli shqiptar mund t’i gjejë rrënjët e historisë mijëra vjet pas, kjo periudhë që vjen mund të jetë një prej periudhave më me pasoja me të cilat jeni përballur, për sa i përket mënyrës se si do të konsolidoni përgjithmonë dhuratën e demokracisë për brezat e ardhshëm. Dhe ka pyetje që ju, dhe vetëm ju, do duhet të ngrini dhe t’iu përgjigjeni: A do vazhdojë Shqipëria të ngrejë tullat e qeverisjes së mirë? A do të vazhdojnë udhëheqësit që të fitojnë besimin e njerëzve dhe të sigurojnë që qeveria të prodhojë rezultate? A do të lini mënjanë politikën personale dhe politikën partiake për të mirën e vendit? A do të kryeni reformat që mbështesin rritjen ekonomike duke krijuar mundësi për të gjithë shqiptarët? A do ta luftoni korrupsionin që iu vjen për shtat një pakice në kurriz të shumicës? A do të vazhdoni të bëni punën e madhe që kërkohet për të hyrë në Bashkimin Europian, duke pranuar që ai ofron një rrugë të paqes dhe përparimit afatgjatë për qytetarët tuaj? A do të vazhdoni të shërbeni si model për rajonin dhe botën? Toleranca fetare që ekziston këtu në Shqipëri është një dhuratë e çmuar. Është e vështirë ta gjesh këtë në shumë vende në rajon dhe tjetërkund. Vlerësojeni atë. Përdoreni si një tjetër argument në favor të unikalitetit të këtij vendi të madh.

Këto janë pyetje të vështira për t’iu përgjigjur. Nuk vij me përgjigjet këtu. Vij me pyetjet. Por vij edhe me një ndjenjë të thellë besimi tek ju. Dhe më lejoni të them që ndërsa merrni vendimet e vështira që kërkohen për përparimin tuaj të mëtejshëm drejt Bashkimit Europian, aty ku ju takon, Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin në këto vendime të vështira. Ne besojmë që jemi bashkë në këtë, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.

E dimë se çfarë lloj bote duam për fëmijët tanë dhe për brezat e ardhshëm. Është një botë mundësish dhe tolerance dhe përfshirjeje. Është një botë e të drejtave të njeriut ku përfshihen të gjithë, që i japin çdo njeriu një shans për të përmbushur potencialin e dhënë nga perëndia. Dhe si udhëheqës të demokracive në shekullin e 21-të, është detyrimi ynë solemn për t’i dhënë këto rezultate për njerëzit që na kanë dhënë besimin.

Ju shoh juve dhe shoh të ardhmen. Besoj që do të përballeni me sfidat dhe do të rrokni mundësitë e shekullit që kemi përpara. Dhe, të paktën unë, do t’ju nxis dhe do t’i tregoj kujtdo që do të dëgjojë se nëse doni të shihni demokracinë e vërtetë në veprim, shkoni në Shqipëri.
Urime dhe Perëndia ju bekoftë juve dhe Perëndia e bekoftë Shqipërinë.

19 komente në “(E PLOTE) Fjala në Kuvend e Klinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit, fund armiqësisë politike për pushtet”

  1. asso says:

    per nje gje jam shume kureshtare, a thua ka mesuar sado pak Topalli nga ajo menyre femerore por autoritare, me ze te ulet por me shume tingellim, se si foli sot hijerenda Klinton!!???Se shume gjera qe nuk thuhen me ze reflektohen me veprime edhe per 140 derrat qe jane ne parlament, qe vec deputet nuk i thua dot nga sjellja e etika!!!!!

    1. Hasan Cipuri says:

      une kam nje respekt te akumuluar per kete zonje te nderuar. Por, jam i bindur qe vizita e saj do te tjetersohet sipas nevojave te qeverise berisha & Co.
      ne jemi bere per turp, po nuk na e ben goja ta pranojme boterisht ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/kllounet-e-oborrit-berisha.html

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Nje Zonje e Madhe.
        Tolerante dhe inteligjente.
        Falemnders Zonja Klinton.
        Esht fat per nji popull qe ka miq kaq te fuqishem dhe te sinqert.
        Po eshte gjithashtu fatkeqsi per nje popull qe i lejon vetes qe te genjehet dhe mashtrohet shpesh nga keto politikan te pabese.
        Qeveria shqiptare ka shum hajduta,vrases dhe kriminel.
        Zonja Klinton e kreu misionin e saj,ajo e theksoi disa heren nevojen e zgjedhjeve te lira, tani na takon neve qe me vot te lire te largojme nga pushteti Sali Berishen dhe kliken e tij Tradhtare dhe te koruptuar.

  2. asso says:

    ka nje problem te madh se fjala ne goje i vihet vec ketyre “politikaneve ” qe e kthejne e perkthejne sic duan.Nuk eshte habi sic po flet tani Tan Hoxha te UTV se Edi Rames i ka thene Klinton qe te jesh bashkepunues por ai nuk tha gje ne konferencen e shtypit.Ne hedhim fall per aty ku nuk jemi dhe nuk dijme te perkthejme shqip shqip ato “thumba te embel” qe ajo i beri politikes tone!!!!Pale me te mednosh a e kane kuptuar ata deputet ne kuven se cdare tha Hillari?????Ata vec kane pa si po reagon Berisha, si e ka ai humorin, si zgerdhihet Jozi.na hengert mortja, Kosova i mblodhi te gjithe plotikanet ne nje tavoline, president e kryeminister ne nje tavoline, ne ngelem ” kasht e koqe”!!!!

    1. Shpresa says:

      Dikutim me vlera te medha.Ky eshte nje diskutim qe duhet ti vere ne mendime te pjekura politikanet e Shqiperise. Ata duhet ta lexojne me vemendje cdo fraze e te analizojne punen e tyre qe populli i ka zgjedhur.Sa e vleresojne ata punen e tyre ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve.
      Sa bukur Z Klinton e thote: “Te dy e duam vendin tone”
      Pyetja lind: A duan Shqiperine politikanet e Shqiperise???
      Mbetemi me shprese se c’donjerin prej tyre do e vrase pak ndergjegjia ta kuptoj situaten se ku gjended e c’pune ka bere per Shqiperine e shqiptaret….

  3. Arbereshi says:

    Dje e kerkova per nje kohe te gjate varintin e plote te fjales se zonjes Klinton,por ne shume gazeta on-line ishte dhene nje variant i reduktuar e i “redaktuar mire”,i servirur sigurisht nga organet perkatese te propagandes qeveritare,per te mbuluar te vertetat e medha dhe dackat ne fytyre qe zonja Klinton u dha Berishes dhe gjithe poliutikaneve te korruptuar te vendimt tone.
    I kerkova zotit Baze te na e siguronte kopjen e plote te fjalimit dhe ja ai e plotesosi kete,gje qe ishte me se e nevojshme qe njerezit t’i mesonin te vertetat e mesazheve te Sekretares se shgegtit,zonjes Hilari Klinton.
    I jemi mirenjohes zotit Baze per kete dhe per komentin e tij te sotmin aq te goditur e me konkluzione e analize shume te sakte per keto mesazhe historike te vizites se zonjes Klinton dhe rendesine e saj per vendin tone.Tre analizat e zotit Baze te ketyre tri diteve te fundit mbi pergatitjet per viziten e zonjes Klinton dhe kryerjen dhe rezultatet e kesaj vizite hedhin drite te qarte e te argumentuar per te vertetat historike te kesaj vizite e te mesazheve te saj,sidomnos ne fjalimin e rendesishem ne parlament.

  4. Arbereshi says:

    Dje e kerkova per nje kohe te gjate variantin e plote te fjales se zonjes Klinton,por ne shume gazeta on-line ishte dhene nje variant i reduktuar e i “redaktuar mire”,i servirur sigurisht nga organet perkatese te propagandes qeveritare,per te mbuluar te vertetat e medha dhe dackat ne fytyre qe zonja Klinton u dha Berishes dhe gjithe poliutikaneve te korruptuar te vendimt tone.
    I kerkova zotit Baze te na e siguronte kopjen e plote te fjalimit dhe ja ai e plotesosi kete,gje qe ishte me se e nevojshme qe njerezit t’i mesonin te vertetat e mesazheve te Sekretares se shgegtit,zonjes Hilari Klinton.
    I jemi mirenjohes zotit Baze per kete dhe per komentin e tij te sotmin aq te goditur e me konkluzione e analize shume te sakte per keto mesazhe historike te vizites se zonjes Klinton dhe rendesine e saj per vendin tone.Tre analizat e zotit Baze te ketyre tri diteve te fundit mbi pergatitjet per viziten e zonjes Klinton dhe kryerjen dhe rezultatet e kesaj vizite hedhin drite te qarte e te argumentuar per te vertetat historike te kesaj vizite e te mesazheve te saj,sidomnos ne fjalimin e rendesishem ne parlament.

  5. Agroni, Detroit, Michigan, USA. says:

    Turp e faqe e zeze !
    Bota keshillon akoma, mbas 20-vjetesh,zgjedhje te lira dhe te ndershme.

    Turp e faqe e zeze !
    Bota keshillon akoma, mbas 20-vjetesh, forcimin e zbatimin e ligjit.

    Turp e faqe e zeze !
    Bota keshillon akoma, mbas 20-vjetesh, te luftojme korrupsionin.

    Turp e faqe e zeze ,qe akoma mbas 20-vjetesh vendos per fatin tone:
    *-Nje ish/komunist fanatik, nje ish/sekretar partie,
    *-Nje ish/servil i nomenklatures kuqe ,
    *-Nje vrases gjakftohte,
    *-Nje mbeshtetes i Sllobodan MILLOSHEVICIT dhe nje bashkepunetor i ngushte i Mafies Serbe me Damir Fazlliqin

  6. Dukati says:

    O, zot! si ka mundësi të ndryshojë Jozefinë revanshistja, e cila kërkon ti rrafshojë me plumb gjoksit opozitën. Mesila Doda me fytyrë vambirje që kërkon ti vari tek palma, pra te kthejë kryeministrin thertore për opozitën. Si munt të ndyshojë Saliu, i cili ka çuar mijra shqiptarë në mosqënje, shan si rrugaç në kuvënt opozitën nga nëna motra shpia, dhe më fantastikëja ësht se faqe mender kryetarja e kuvëndit, një grua e rëndomtë e rruarr me brisk duartreoket rrugaçin si lozonjare. Si ka mundësi të ndryshojnë Basha, Iliri, Nano këta vrasës serialë të popullit, hajdut grabitës të tokave turistike, vjedhës të thesarit shkurt vrasës, vrasës…vrasëës, përfundimisht shitës të atdheut dhe riabilitues të kriminelëve të Shqipëris si Esat Pashën, Xhafer Devën ,Alil Alin Satrapët e feudalizmit dhe gjith kriminelët e Popullit. Si ka mundësi të ndrshojnë shumiça e deputetëve të PD-së që janë zhytur kokë dhe këmbë në krim dhe korrupsjon, dhtoju këtyre të gjithë shtetarët e LSI-së, dhe një pjesë të depudetëve të PS-së. Unë nuk besoj se këta balashë që shbënë Shqipërinë ta rregullojnë këtë gjëmë. Kam vetëm një shpresë: Në rast se AKZ- nuk tradhëtohet nga Keshniku, në aleancë me partinë e Topit dhe Partinë Socialiste të pastruar nga miljaderët dhe të korruptuarit radikalishtë, do jetë fillimi i rilindjes së re të Shqipërisl demokratrike, i çliruar nga errësira Sërb0-Greke dhe Neo otomane.
    Etapa e parë do jetë sekuestrimi i pasurisë së vjedhur nga pushtetarët dhe gjykimi special i tyre. Të mos aludojmë kot po qe se nuk sekustrohwt pasuria e vjedhur. Shtypja do vijë në rritje. Shpresoj!

  7. Enver Hoxha says:

    Zonja Klliton eshte nje politikane fycke, erdhi, foli, iku dhe cfare la mbrapa, thashetheme rifuxhoje, sallinjte thone se e derrmoi Edi Ramen, socialistet thone se me takimin koke me koke me krietarin e tyre, ajo derrmoi saliun dhe sallinjte.
    Une pashe dhe degjova dhe asgje nuk kuptova e pashe se zonjes ju be shume qejfi qe saliu ja mori pallton dhe gjithashtu pashe qe zonja topalle, beri nje akrobaci kur fliste me Kllintonen, ja dha nje te shkundur trupit ikur i kishin hyre morrnicat ne trup.
    Populli ishte perzene nga Tirana, ose ishte interrnuar nga Tirana dhe kur mendon se ne keta i pritem me mijra tifoze e fllamure amerikane, besoj se Kllintones do ti kete mbetur hatri qe Tirana nuk kishte popull, por vetem police, asaj do ti kete shkuar ne mendje se tanime Shqiperia eshte nje shtet policor, po ne sna tha gje atje ne kuvend, vetem qeshte dhe na bente qejfin.
    Tani ajo do te kete besuar se shqipetaret nuk i presin grate me brohorima dhe me turma njerezish, ate tager e kane vetem burrat, ose do te kete menduar se Shqiperia ka mbetur pa shqipetare se kane ikur te gjithe ne Amerike dhe ketu kane mbetur vetem sallinjte dhe policet.

    1. Avni Rustemi says:

      E moj ta lumsha “demokraci” dhe juve ore zoti Mero.Na eshte dhene mundesia qe “te hipim ne te njejten tribune” me Enver Hoxhen!Por ky i kesaj faqeje qenka edhe me i lig e gojeshthur se ai qe na ka lene rehat.Ky “i yni” s’paska te ndalur!Na del kudo si fanti spathi.Cojeni ne psikiatri per vizite se mos vertete mendon se eshte Enver Hoxha e ka dale si xhind per te trembur njerezit,por tani jo me me ato flet-rrufete e famshme te kohes se diktatorit por me “analiza” te medha ne internet.Na e hiqni qafe,aman!

      1. Enver Hoxha says:

        Une te kerkova ty te me mbarosh pune me saliun, jo te ma fusesh mua, edhe une mendova se je me te vertete trim si Avni Rustemi, por ti me duket se qenke rustem nga vucidoli.

  8. Mark says:

    Nje fjalim terheqes per Shqiperine dhe aq edhe zhgenjyes per politiken shqiptare . E imagjinoni dot ne 2012 ne mes te europes duhet te diskutojme akoma ” LERI NJERZIT TE VOTOJNE LIRSHEM” kjo eshte turp per ata qe drejtuan 20 vjet dhe nje turp i madh per Z.kryeminister tone si dhe per disa deputet qe kakarisin sukur e kane perlamentin me tapi te babes apo e kane blere dhe mund te sillen si te duan
    Mua personalisht me vjen turp nga politikanet tone me ato qe shprehu Znj. Klinton.
    Shqiptaret duhet te mendojne dhe te veprojen kush e ka fajin keto 20 vjet qe akoma diskutohet vota e lire dhe kush e ka fajin per bashkepunimin mes shqipareve ne politik apo edhe fusha te tjera te shoqeris.

  9. Treviso says:

    Sot duhet te jete dita e pare e fillimit te respektimit te demokracise ne Shqiperi. Sot duhet te jete dita e pare e punes per sejcilin politikan, te majte ,te djathte apo te qendres, per zbatimin e detyrave qe keni marre nga sekretarja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes zonja Ilari Klinton.
    Sot duhet te jete dita e pare e punes me modelin amerikan.
    Sot duhet te jete dita e pare e punes per pajtimin e ideve te politikaneve pa dallim partie, per interesat e popullit.
    Sot duhet te jete dita e pare e punes ku politikanet kan bere transfuzion gjaku me formule te perbashket, grupi 0, gjithmone per te miren e vendit.
    Ju uroj nje fillim te mbare politikaneve me mendje te fresket.

  10. shpatar says:

    Konkluzjonet e znj.Klinton kane dale ne drite shume vite me pare.Po te beheshin zhgjedhje te ndershme Saliu do ishte thyer si presh.PD do rindertohej me burra qe perfaqsojne denjesisht te Djathten.Ngjarjet politike nuk do te kishin kete rrjedhe te qelbur.Do te kishim vertete nje lufte te ndershme qe do sillte dialogun dhe bashkpunimin.Kemi humbur shume dhe do te jete e veshtire ne se perbindshi nuk hidhet ne koshin e plehrave.Desha te shtoje dhe nje pike te 4 qe ne shqiptaret e harrojme.A do pranoje Agai te largohet ne menyre demokratike?????
    Kujdes mos harroni 97,2005 dhe pelivanlleqet e tipit LSI.(Te dhenat e arkives politike).
    1-Ramizi ne 93 u drejtohet krerve te partise Nano e kompani .Lereni kete radhe Saliun qe te diskreditohet.Ai zdo e kete te gjate e do rrezohet.Gje qe nuk ndodhi.
    2-1997 u be gati te kthehej rrefugjat e te luftonte ne mergim sic bene sot Nanua.Aleatet qe nuk e dini se me ke kishin te benin e ndihmuan te qendroje ne skenen politike.
    3-2005 Nanua nuk heq dore nga amaneti i Ramizit.Mbasi e kishte degjeneruar partine me allishverishe nuk bene fushate te rregullt per te fituar.Ska kuptim demokracia pa rrotacjon u drejtohej debilave socjaliste.
    4-2009.Fenomeni shitje blerje votash e deputetesh behet determinat qe Saliu te qendroje edhe nje mandate te dyte .LSI dhe camet cimentuan kenbet e Saliut.Tani ai ka vene nen kontroll cdo qelize te shtetit ligjore.Si do vazhdoje odiseja e zgjedhjeve ne 2013????.
    Znj.Klinton la te kuptoje.Bete cbete deri tani i vini gjishtin kokes.Ne mustaqet e shqiptarve miu ,(qe perfaqson te keqen )na ka kaluar disa here pa ju trembur syri.

  11. alban4eva says:

    nuk jam dakord me nje pike ne fjalimin e Klintonit, edhe pse ajo e ka thene se ashtu ia kane shkruar dhe eshte e detyruar ta thote: piken kur thote: ” jam e sigurte se asnje shqiptar qe ndodhet ketu (ne pallament, sic thote zhellefina), pra jam e sigurte qe asnje ketu nuk mund te mos e doje vendin e vete, Shqiperine…

    shume gabim zonja Klinton: ne ate stalle pallamenti, pjesa derrmuese nk e do vendin e vete, Shqiperine.. hiq nja ca kokrra, gjithe te tjeret e kane zhvatur, rrjepur, vrare, coptuar, masakruar, shitur, vendin e tyre..
    dhe nese shqiptaret nuk i ndalojne, do vazhdojne ta bejne akoma, te jeni e bindur zonja Klinton..

  12. Enver Hoxha merhumi says:

    Respekt per ty o Avni djali,,por kelyshi”Enver Hoxha”‘ qe leh ketu me injorancen e tije,me kujton budallan e lagjes sone Katin,,qe e genjente mendja se me qe qeshnim ne mee ato qe nxirte,ai mendonte se ishte i zgjuar{squt.”Vero” je nje rot-K.

  13. Avni Rustemi says:

    Nje koment per fjalimin historik te Sekretares Amerikane te Shtetit,zonjes Hillary Clinton,ne parlamentin shqiptar.
    Nuk dua te shkruaj e te analizoj kete vizite historike dhe mesazhet e medha qe na beri kjo udheheqese e madhe,sepse kete analize dhe vleresim i ka bere me se miri kryeredaktori i nderuar i “Tema-s”,zoti Mero Baze.Dua vec te kap nje moment apo teme tjeter teper te rendesishme te atij mesazhi te madh: Vleresimet e larta qe ajo beri per popullin tone por ne menyre te vecante per bashkeatdhetaret tane te nderuar shqiptaro-amerikane qe ia kane nderuar emrin shqiptarit me punen e tyre te perkushtuar e te ndershme ne kete vend te madh,atdhe te dyte te tyre.Na e beri zemren mal me fjalet me te miraa qe tha ajo per punen e tyre,duke shkuar deri ne nderimin e vecante te pronareve shqiptaro-amerikane te resoranteve nder me te mirat e Amerikes,sic jane ato ne Boston,Cikago,Filadelfia,Florida e sidomos ato ne Nju Jork,te cilet zonja Klinton i ka njohur nga afer si senatore ne shtetin e Nu Jorkut.
    Mua,si deshmitar okular i afert prej dhjetra vjetesh i punes dhe jetes se ndershme dhe te qytarizmit te perkushtuar e te devotshem te nje numuri shume te madh te bashkeatdhetareve shqiptaro amerikane ne te gjitha fushat e jetes se ketij vendi te madh,ne menyre te cecante me terhoqi vemendjen ai fjalim historik i zonjes se madhe Klinton.Si te gjitha mesazhet e tjera qe ajo shpalosi per ne shqiptaret ne parlament,edhe ky per bashkatdhetaret tane te Amerikes,eshte nje e vertete e madhe,nje fakt i rendesishem qe me te drejte u theksua nga zonja H.Klinton.Si i tille ky vleresim duhet te gjente pasqyrimin dhe vemendjen e duhur edhe ne massmedian shqiptare vizive e elektronike.
    Ata vertete jane te shumte dhe me te vertete punojne e sillen me nder e perkushtim,por edhe si nder lobistet me te paster e me te sinqerte te Shqiperise dhe popullit shqiptar ne Shqiperi,ne Kosove e te gjitha viset e tjera shqiptare.Ata jane kemba e shendoshe e ures se madhe te miqesise se sinqerte e te vyer shqiptaro-amerikane.Lobizmi i tyre per ceshtjen e madhe kombetare te clirimit dhe pavaresise se Kosoves e te demokracise ne Shqiperi,qe eshte bere e behet jo me fondet qeveritare te Tiranes dhe Prishtines,por me fitimet nga te ardhurat me djersen e ballit, eshte nje pune teper e vyer patriotike qe duhet t’i kushtohet vemendja e vleresimi i dhur edhe ne Shqiperi e ne Kosove.Keta bashkatdhetare qe na i levdoi e ngriti aq lart zonja Klinton mu ne mes te Tiranes,ne parlamentin shqiptar,jane shqiptaret e vertete dhe ajo ata qe nxjerrin neper filmat si ato “Taken” dhe “Taken 2” te kompanive fitimprurese kinematografike franko-amerikane me skenare “horrori” te paguara nga armiqte tane shekullore,serbet e Beogradit dhe lobet e tyre famekeqe ne SHBA e ne Europe.
    I jemi ne jete te jeteve mirenjohes pafund zonjes Klinton per vleresimin e madh qe dha per historine e lavdishme shekullore te populit tone dhe te bashkeqytetareve te saj shqiptaro-amerikane.

  14. Albert says:

    E nderuar znj.Klinton!
    Njerezit e ulur ne ate salle,sidomos pjesa pas kraheve te tu,eshte problemi i ketij vendi!!! Dhe ju po sugjeroni,keshilloni,qortoni problemin se pse nuk po zgjidh problemet ne kete vend!…Me falni po ky eshte matemaikisht nje absurditet logjik! Ende pa ikur ju,kushina qe kuterbon ere e propagandes ne sherbim te mafiozit Sali Berisha,ka filluar te gatuaje dhe emetoje helmin per shqiptaret! Qellimi eshte te relativizojne mesazhet,t’i shtremberojne,t’i sfumojne sa te jete e mundur,edhe pse e dine se do jete e pamundur!!! Por ketyre te pafytyreve nuk u ben asgje pershtypje. I vetmi merak i tyre eshte te ushqejne vesin e babezise,te lakmise pa fund. Nuk ka shans qe te shqiptaret te rimbijne farerat e iluzionit qe ujku Berisha do konvertohet ne qengj! Vetem bomba atomike e Gerdecit del e tepron qe shqiptaret te behen esell!!! Keshtuqe mbeten dy rruge: ose ju keni ndezur fitilin e bombes dhe ka startuar countdown deri ne 2013,ose u keni sjelle…pampers cili-minjve qe nuk po rriten asnjehere te politikes shqiptare!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje