Hillari Klinton mbyll vizitën në Tiranë

1 Nëntor 2012, 15:26Politika TEMA
Hillari Klinton mbyll vizitën në Tiranë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka përmbyllur vizitën e saj disaorëshe në Tiranë. Pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit, eskorta e zonjës Klinton është nisur drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Ajo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pak pas orës 10.30 minuta ku u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Takimin e parë zonja Klinton e ka zhvilluar në Pallatin e Brigadave ku është takuar me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ndërsa ka marrë edhe dekoratën më të lartë, atë të “Urdhrit të Flamurit”.

Pas takimit me kreun e shtetit, zonja Klinton është takuar me kryeministrin Sali Berisha ndërsa ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas kësaj, zonja Klinton është takuar me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që do të jetë edhe takimi i fundit i saj.

 

Hillari Klinton, sekretarja e 4-rt amerikane që viziton Shqipërinë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, është e katërta drejtuese e departamentit të Shtetit që viziton Shqipërinë që pas viteve 90.

I pari që shkeli në Tiranë, në 1991 ishte sekretari i atëhershëm Xhejms Bejker. Ai pati një pritje madhështore në Shqipërinë e sapo dalë nga mbi 45 vjet izolim të plotë komunist.

Vizita e dytë do të ishte pas afër 10 vitesh, në 2000, ajo e zonjës Medlin Ollbrajt, ndërsa pak vite më vonë në 2003 do të vinte sekretari i atëhershëm Kolin Pauell, vizitë e cila do të vinte bazat e anëtarësimit të mëpasshëm të Shqipërisë në NATO.

10 komente në “Hillari Klinton mbyll vizitën në Tiranë”

  1. SALI HALEJA says:

    Moooooooooooooss!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kaq shpejt ?
    Nuk do qendroj te haj pak ashtu dashi ,per festen kombetare ?!
    Sa te pafate qe jemi ne shqipcaret mo pu puuuuuuuuuuu pu .

  2. anticensurë says:

    nuk i urova mirseardhjen por po i uroj me kënaqsi rrugën e mbarë!
    shpresoj që kjo vizitë e saj të mos ketë qënë një thikë pas shpine për kufirin detar!

    1. Ton says:

      Opo ti je diplomat i madh! Po e rruan Amerika per kufirin detar. Te dy (GR dhe AL) jane anetare te NATO keshtu qe Amerika s’ka pune fare me kufirin!
      Sa per thiken pas shpine, mesazhi ishte i qarte, takimi me Ramen ishte nje mesazh i forte per kliken ne pushtet.
      Tani, po deshe ti qe Klinton te vije me kallash dhe te vrase Saliun kur shqiptaret pine kafe raki ”qy me mjes” at me mire bejeni vete dhe mos prisni nga Amerika!
      Klinton eshte diplomate amerikane dhe ndjek politiken e Amerikes, nuk emeron dhe rrezon qeveri.
      Mesazhet e saj jane te terthorta, si psh takimi me Ramen!

    2. Ton says:

      Meqe je kaq i shqetesuar dhe mezi pret te vjellesh kunder Amerikes ja nje ”thike pas shpine” per Shqiperine!
      http://www.top-channel.tv/video.php?id=18382

      1. anticensurë says:

        o vare nga trutë
        ajo që ka thënë ashton është për kosovën,je ke idenë e ndryshimit??
        sa për kufijt shqiptaro gerk mos harri çfarë tha rama dy ditë më parë!
        sa për “Amerika s’ka pune fare me kufirin!”mos harro lobimin që bëhet pran qeverisë amerikane!grekët e bëjnë një gjë të tillë!shqipëria po ashtu!i vetmi ndryshim është se grekët e bëjnë për interes të shtetit të tyre,shqipëria e bën për interes të karrikes së sali berishës!
        nuk ja vlen të diskutoj me ty,boll kam ato të shkuarat!!
        ps:”Meqe je kaq i shqetesuar dhe mezi pret te vjellesh kunder Amerikes ja nje ”thike pas shpine” per Shqiperine!”
        tru vare unë jam me të gjithë ata që janë me shqipërinë dhe kundër të gjithë atyre që janë kundër shqipërisë!jua di për nder ato që knë bër në të shkuarën por i vlersoj për të tashmen!!!
        besoj se u morëm vesh!unë nuk rroj me të ngrënën e djeshme,ashtu si dhe ti!

  3. Horri i Bulevardit says:

    Se dime se a mund te kete vendosur Sali Berisha ndonje pergjues, ne takimin Klinton-Rama ne hotel sheraton.
    Biseda ne fshehtesi ndermjet Hillarit dhe Edit, ka bere me dhmbje te medha koke, jo vetem Sali Berishen, por edhe Zhozefinen qe u mundua aq shume duke u dredhur, per ti dhene dashuri Hillarit.
    Hera e dyte qe nje sekretar shteti amerikan takon nje lider te opozites, e para ka qene ne Birmani, ku takoi lideren e opozites, qe ishte burgosur me shume vite nga nje rregjim diktatorial dhe i dyti Edi Rama, plus pranimi nga Sali Berisha ne parlament te amiqve te tij reale, te AKZ.
    Do te kemi ngjarje qe sido qe te jene, nuk do te jene ne favor te Sali Berishes, ose me qarte, nje rrezim te qeverise, perpara se Sali Berisha ti beje fakt shitjet e tija mafioze, tek biznesmenet sllave.

  4. Shkupi says:

    Zonja,nena,motra Clinton nuk ka shkuar,ajo perjetesisht do mbetet ne zemrat e shqiptareve.

  5. Geni nga Fieri says:

    Zonja Klinto këta Komunista janë te punësur në ambasaden tuaj?

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.
    314
    Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!». Dhe jo pa të drejtë.
    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Për të mos rënë në sy të atyre që ia kanë njohur bëmat në kohën e diktaturës, e ka transformuar mbiemrin nga ―Cukalla‖ në ―Cuka‖.
    Krenarinë për të kaluarën e tij Beluli e përmbledh në këto fjalë:
    «Kudo që e çoja me veturën luksoze ―grushtin e hekurt të diktaturës‖ dridhej foshnja në bark të nënës.»
    3- Besnik Maloçala, nga Vlora.
    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.
    Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:
    «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
    4- Emrí Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj ―armikut të
    315
    klasës‖, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
    «Sikur shoku Enver të më pyeste: ―Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?‖, unë do t‘i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
    6- Selami Liço, nga Peshkopia.
    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive
    316
    armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët: «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!» Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në ―Bllok‖.
    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me ―ajkën‖ e të punësuarve atje.
    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në ―Bllok‖. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes‖:
    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t‘i thoshte babait: ―Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s‘njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua‖».
    Për meritat e veçanta të babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
    8- Bashkim Male, nga Erseka.
    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
    317
    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm ―Enver‖. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
    «Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo-amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë».
    10- Veli Varfri, nga Tepelena.
    «Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
    Ndërsa tropojanët rrëqethen kur kujtojnë krimet e tij si komandant kufiri në Lug të Zi dhe thonë:
    318
    «Edhe sikur të mos quhej ―Lug i Zi‖, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.
    «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.
    I pyetur nëse do të dëshironte që t‘i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
    Dëshira e tij më e madhe në jetë:
    «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
    319
    15- Aleks Ndini, nga Korça.
    Shprehja e tij më e spikatur:
    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: ―Ç‘vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë dikur këmbën shoku Enver!‖»
    16- Peti Çala, nga Fieri.
    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:
    «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Përmeti
    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç‘do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij, të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»
    Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
    320
    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
    20- Mels Arapi, nga Vlora.
    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:
    «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
    21- Isa Lumani, nga Erseka.
    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej ―veprave‖ të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
    24- Halit Haliti, nga Erseka.
    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t‘iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:
    «Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij.
    321
    Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»
    Kur «atdhetari i vërtetë» Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:
    «Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së «imperialistëve amerikanë» në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën «Lavdi Marksizëm-Leninizmit!» ta zëvendësojmë me ―Lavdi prapaskenave të politikës!‖».
    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë «meritë të spikatur», Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri. Ja lista me të dhënat e plota të viktimave të Rrapos:

    Përgjigju

    1. Kujtim Bariqi says:

      Amerika e bukur por me hile per nacionalizmin shqipetare http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  6. tefta says:

    Klintonja me shall Komunist;HALLALL VIZITA NE SHQIPERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje