Manipuluan zgjedhjet, vetëm 3 milionë lekë gjobë 6 komisionerëve

1 Nëntor 2012, 11:30Politika TEMA

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 3 milionë lekë së bashku 6 komisionerë që akuzoheshin për manipulim të zgjedhjeve vendore të 2011-s.

Gjashtë komisionerë të zgjedhjeve lokale të 8 majit të 2011-ës, të zhvilluara në komunën Rrasë të Elbasanit, janë shpallur fajtorë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve si dhe të rezultatit të tyre.

Prokuroria kishte kërkuar për 6 komisionerët e komunës Rrasë të Elbasanit, Fatmir Meta, Nazmi Hidri, Zyber Troka, Ilir Ferhati, Alban Hidri, Petrit Xhelili, pikërisht vetëm dënimin me gjobë, pavarësisht vjedhjes së votave. Ata akuzoheshin për “trafikim” të votave të dy partive të mëdha PD-PS, me qëllim për të favorizuar partitë e vogla.

4 komente në “Manipuluan zgjedhjet, vetëm 3 milionë lekë gjobë 6 komisionerëve”

  1. Sali Berisha says:

    Mesazh i qarte; manipuloni votat ne favor te PD dhe nje pjese te pareve qe do t’ju japim, perdorini per gjoben.

    1. elton says:

      Shko ngrihet nga verri Jezus Krishti, nuk ngrihet Enveri qe te pakten ketyre gjykatesve tja degjeneronte fisin

  2. Dean says:

    Kena shtet,jo llafe.Ky maloku din si me e ndertue shtetin e forte dhe te pakoruptushem.Here tjeter vidhni sa me shume vota,se maksimumi do denoheni me ”gjobe” dhe ate gjobe e paguan partia ….lol. Shtet GALLATA ne brigjet e Adriatikut.

  3. taqi says:

    mendo sa do behet rradha per komisionere per zgjedhjet e 2013 me kete lajm qe kane degjuar. merr 10 milione dhe jep 500 mije. sikur del mire si llogari apo jo. o burra perpara te gjithe komisionere. po kete vend e ka shkel dreqi me kembe kot nuk thone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje