Moisiu dhe Meidani: Krimi ka marrë revansh të rrezikshëm, qeveria të reagojë

31 Tetor 2012, 16:19Politika TEMA

Ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani ngrenë shqetësimin për rritjen e krimit dhe mungesën e sigurisë, duke bërë përgjegjëse qeverinë dhe strukturat e specializuara për mungesën e reagimit.

Në forumin civil, z. Moisiu pohoi se krimi po merr revansh të rrezikshëm, ndërsa kritikoi sistemin e drejtësisë, që sipas tij ka lënë të lirë persona me precedentë të rëndë penalë, raporton Vizion Plus.

Për ish- presidentin Rexhep Meidani krimi ka dëmtuar dhe kohezionin social, për shkak se sipas tij shteti nuk funksionon. I ashpër në deklaratë ishte dhe ambasadori i OSBE në Tiranë, Volfarth, që nënvizoi se shkalla e lartë e krimit të organizuar ka cenuar rëndë reputacionin e Shqipërisë. “Korrupsioni mbetet një kërcënim i madh ndaj shtetit të së drejtës. andëshkueshmëria nuk mund të pranohet kur shkelet ligji”.

Forumi Civil në deklaratën e tij u bën thirrje forcave politike dhe autoriteteve shtetërore që pa humbur kohë të marrin situatën në dorë për të penguar kërcënimin e madh që i bëhet shoqërisë shqiptare nga krimi.

14 komente në “Moisiu dhe Meidani: Krimi ka marrë revansh të rrezikshëm, qeveria të reagojë”

  1. fox says:

    dy kambere ne nje dere
    njeri pjerdh,tjetri merr ere

    me minimalja do ishte :
    HILLARI TE REAGOJE,QEVERIA KRIMINALE KA MARRE REVANSH TE RREZIKSHEM..

    1. Diku says:

      Ki respekt per kto 2 njerez. Per ate c’kan dhen per kte vend dhe cfare po bejn akoma…
      Vetem “fox” qe sqenke. Je nje nga ato te Bathores qe ka nje 50 leksh ne xhep e shko futet me komentu te Tema e neper facebook.

      1. fox says:

        Kam shprehur mendimin disa here qe berisha eshte kriminel dhe tradhtar por eshte e cuditeshme qe ai deri me sot e ka pranuar kete fakt me sinqeritet..
        Do thoja per keto dy ish presidente se kane nje vrasesi si berisha.
        Ajo qe i bashkon keto tre njerez eshte se kane qene te “perkedhelur” te enver hoxhes duke i cuar me studime qe nga moska e deri ne paris.
        Kam qene ushtar ne nje repart ushtarak ne 1981-82 kur na erdhi GJENERAL MOISIU dhe bubellinte si nje gering nazist ne mbrojtje te diktatorit.
        Njelloj sic bente dr evili per hysen shoshorin.
        Ma do mendja se po te hapeshin dosjet keto fizikantet e doktorrat e parisit si mejdani,islami,berisha etj e kane ngrene ndonje luge corbe te prishur ne bodrumet e MPB.
        po ti o komentuesi dik nderroje ate nickun se anglisht i thojne nje llafe te keqe..

  2. Claus says:

    Mejdani:

    …krimi ka dëmtuar dhe kohezionin social, për shkak se sipas tij shteti nuk funksionon.

    Ne fizike kohezion do te thote: Forca terheqese molekulare qe ushtrojne efektin e tyre ne nje trup homogjen.

    Krimi na paska demtuar “forcat terheqese te shoqerise”, per shkak se…
    shteti nuk funksionon!!!

    Hajde merre vesh kete shqipen e tij. Dyshoj shume se ky njeri mbulon mefshtesine e tij me keto shprehje qe duken te medha por ne fakt nuk thone asgje.

  3. Gezimi says:

    Jam dakord me ju fox. Ne se eshte e parashikuar ne protokoll (kam frike se jo), keta dy ish presidente t’i a bejne te qarte sekretares amerikane te shtetit, se ne Shqiperi politika ka degjeneruar deri ne ate shkalle, sa eshte bere shume i veshtire qendrimi ne kete vend ku varferia dhe papunesia ka kohe qe kane arritur kulmin. Po ashtu krimi, korrupsioni dhe abuziviteti jane ne permasa te frikshme e te rrezikshme. Mos prisni qe keto t’i beje qeveria, se ajo do demaskonte veten, po ashtu opozita eshte butake dhe apatike. Kjo gjendje kerkon zgjidhje.

  4. lira says:

    Nuk kishit nje foto tjeter te presidentit Moisiu,se duket sikur ky kenaqet qe krimi ka marre revansh.
    Sa per Meidanin mire e keni se ai eshte ai qe merr ere. Si thoshte teta Ollga tek Zonja nga Qyteti : Flet shume bukur por asnje fjale nuk i morra vesh”

  5. Treviso says:

    Zoti Mojsiu e Mejdani, akoma keni shprese tek qeveria mafjose qe te marri masat per Parandalimin e korrupsionit kur ato vete e organizojne.
    Me falni, keni te drejte qe ti tregoni popullit qe akoma jetoni.
    Zoti Mojsiu, kur sarritet ju ta veni ne vije kriminelin e popullit, nuk
    ka njeri tjeter. Shpresa ngelet tek Shtetet e Bashkuara te Amerikes se nga Europa nuk mbaj shprese.
    Ju uroj shendet dhe jete te gjate.

  6. Dean says:

    Ne kemi ”K/ministrin” KRIMINEL,ju thoni krimi ka marre revansh.thoni ndo1 gje te hajrit per kete BARBAR qe kemi mbi krye,pa te tjerat i dime vet ne.

    1. Bledi says:

      Moisiu e kritikonte ne cdo rast Saliun dhe politikat e tij deri para nja tre muajsh.Deri ne diten kur Saliu anuloi shkarkimin e te bijes drejtoreshe spitali nga ministri Tavo duke ja lene hapur plakushit nje rubinet pushteti e pasurimi.Me kete nder Berisha e mbylli edhe nje goje kunder tij.Keshtu qe Moisiu pasi u zhduk per nja dy muaj nga qarkullimi na rishfaqet sot jo me ate masken e trimit dhe te parimorit qe mbante prej kaq vitesh por origjinal,tamam ashtu sic e njihte edhe Saliu kur e propozoi per president.Interesaxhi,sahanlepires dhe sharlatan.

  7. Berlin says:

    Krimi ka marre tere vendin sepse jane kriminelet qe keni leruar ju me para ne dore gjate kohes qe keni qene ju Persidenta.
    Shani i dhjeri te permjerrin i thone kesaj.

  8. VARRMIHESI says:

    LAJMI I FUNDIT -neser Hilarja e Klintonit do publikoje 100 hajdutet ‘politikane’ dhe shumat e vjedhura depozituar ne Zvicer dhe Austri.KJO ESHTEE4VETMJA ARSYE QE E JUSTIFIKON ARDHJEN E SAJ NDRYSHE POPULLI E KONSIDERON SI SUDE KRYEMADHI.

  9. Silva says:

    Cfare nuk po na degjojne veshet!Moisiu qe kritikon drejtesine dhe lirimin e krimineleve nga burgjet!I pari president qe filloi te merrte ryshfet per emerimet e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe i pari qe filloi te merrte ryshfet per te falur denimet e te burgosurve.

  10. Mentari says:

    Kohezion;Ne anglisht quhet “Cohesion” qe do te thot;Lidhje.Unifikim Bashkim .pershembull lidhjet e molekulave te nje trupi,por ajo qe e ka fjalen Mejdani eshte lidhjen apo bashkimin e shoqerise dhe e kunderta krimi percan shoqerine.

  11. kel ukaj says:

    Jane dy shqiptare te ndershem te cilet me ndershmeri kane sherbyer dhe kerkojne me te drejte te merren masa.
    Une nuk i ndaj shikimin me keta, sigurisht qe eshte kontraditore. Kriminaliteti sot ne shqiperi ne vehtevete nuk eshte i tille eshte me shume nje opozite reale. E kam theksuar edhe here tjeter e e kam parashikuar qe krimi do te zhvillohet dhe nje gje te tille e uroj. Perse! Sepse krimi me i madh eshte ne qeveri e cila meriton pergjigjje kriminale pasi paqesore rezultojne inefikaçe. Se do te zhvillohet krimi do te godase se pari krimin shteteror pronat e paligjshme. Krimi dhe efektet e tij do te jene edhe kolaterale dmth anesore, kush nuk e meriton. Kjo eshte si bombat inteligjente amerikane qe kur vret nje terrorist vdes edhe grueja ose grate e tij qe flejne me te. Krimi ne shqiperi do te zhvillohet dhe kjo eshte e drejte pasi te rinjte nuk kane asnje prespektive, nuk gezojne asnje te drejte jane me keq se me Enverin, por kane me shume te drejte se krimi shteteror. Per tu kuptuar ju jap nje shembull. Se krimi i rruges merr peng Zenin dhe kerkojne demshperblim ku eshte e keqja! Per mua nuk ka asnje te keqe. Edhe bibla thote “kush i ban varrin tjetrit bie vete brenda” edhe Zeni e familja e tij i kane bere varrin shqiptareve dhe ne te njejtin varr do te bien edhe ata. Une e shikoj si pozitive zhvillimin e krimit pasi do te behen te gjithe me te ndergjegjshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje