Kompania çeke CEZ thotë se po merr në konsideratë largimin nga Shqipëria, pasi nuk ka mundur që të zgjidhë mosmarrëveshjet me qeverinë sa u përket tarifave dhe taksave të jashtëzakonshme, raporton Bloomberg.
Anëtari i bordit të CEZ, Tomas Peskac tha sot në Pragë se CEZ nuk ka një partner të qartë në Shqipëri për të negociuar. Ai tha se tregu shqiptar nuk ofron fizibilitet asgjëkundi.
CEZ, që operon me rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri, ka raportuar një humbje prej 119 milion dollarë në gjysmën e parë të vitit si pasojë e interesave, taksave, amortizimit, por edhe gjobave të marra. Madje mosmarrëveshjet në Shqipëri u përshkallëzuan pasi CEZ mori një gjobë ekstra prej 30 milion dollarë në verë.
“Gjërat në Shqipëri nuk po shkojnë mirë. Por ligjërisht do jetë e vështirë për CEZ që të largohet nga vendi me elegancë,” thotë eksperti i ekonomisë në Pragë, Petr Bartek.
Marrëdhëniet mes CEZ dhe qeverisë janë përkeqësuar aq shumë, sa CEZ është detyruar që të vendosë në menaxhim një kompani angleze me ekspertë për ndërmjetësim.
Ne te Arushes te shkojn kta bashke me kta bastardet e qeverrise . se vodhen sa deshen , i bene njerzit te flasin me vete , ua çuan faturat e dritave nga 100 mij leke ne muaj njerzeve , edhe i lane pa u ushqyer .
qeveria po ja ben gati fazllicit, prandaj e detyron cezin te iki.
ikni, ikni nga syte kembet! ne kemi salen. tani po dalin fjalet e rames u kujtohet kur u privatizua, jo thoshte qeveria. sukses privatizim shume i suksesshem, ju doni kolektivizim etj. po ky popull nuk ka memorje.
ikni ju vijne vellezrit tane serb,,,saliu vdes per vellezrit jashte atdheut,,se cilet jetojne ne serbi,,do ta marrin ata mos keni hall ju te cez se do ngeli pa kompani energjika shqiptare,,,rrofte serbia qe i kemi ne gadishmeri sa here qe saliu i therret per hallet e shqiptareve,,befshe hajer o shpellar saliu…
Keshtu eshte kur hajduti kujton se gjen mbeshtetje te kryehajduti
E mre kapitalista, cfare menduat ju se ne jemi qorra dhe nuk e njohim kapitalizmin, po keta specialiste kane bere shkollen time biles per master bene edhe shkollen e partise, qe mos tja u fusin nga mbrapa kapitalistat dhe largimi juaj tregon se specialistet e mi jane tregtare te zote.
Saliu vertet beri pazare me ju, ja u mori kaparin dhe ju la juve me breke neper kembe, aq e kishte saliu sa te merrte kaparin dhe mbaroi kjo pune, dili vet zot vetes , haju ti me popullin.
Ikni ju se gati e kemi kompanine tjeter qe po pret, si kemi larg, ketu komshinj jane, kemi cuar damirin me hy ndermjetes, se ashtu keshtu korentin po nga komshinjte do e marrim, se dhe gjermanet i perzum, ky biznes o caktu me kohe e me vakt se i takon vellezerve tane serbe dhe ju vetem sa harxhoni paret qe vini ketu, ne edhe pak do behemi bashke se kemi saliun qe mendon per ne edhe festen e panvaresise, do ta sinkronizojme me vellezerit tane serbe.
CEZ= kriminelja e pasuris së popullit. Hidrocetralet i bëm pa bukë ne si popull. Po i vjeth qeveria me të huajt. Ne po pranojmë skllavërinë. Mirë na i bëjnë.
Po ne kete vend keshtu eshte te gjithe vjedhin lene dhe ca borxhe te prapambetura dhe ikin. Keta nuk e gjeten dot gjuhen me lirken e LSI-se. Se lirka e ka njcike doren e rende sebashku me qejflleshen Mona. Po gjithashtu Taci shprehu interesin qe te investoje ne energjitike pra u kthye perseri ne familjen e baces shperndarja. Po ky taci ka te mire se ky i ble me trasten bosh. Asnje spo na thote cu be me sigurimin e kontrates te albpetrolit u derdh ndonje cent ne llogari te shtetit apo jo.
Cez bleu tere rrjetin eletrik te Shqiperise me çmimin e vetem kabinave te Shkodres. Investime serioze nuk beri, mendoi vetem te fitoje dhe te dergoje fitimet jashte per te paguar borxhet me te cilal bleu rrjetin eletrik shqiptar. Cez nuk erdhi ne Shqiperi si investitor serioz, qe mendonte te bente investime e qe do te merrte fitimet ne nje interval me te larget kohor, por erdhi si nje investor per te siguruar fitime te menjehereshme.
Nuk kam degju ndonjehere qe nje korporate e braktis nje treg te caktuar ne te cilin nxjerr fitime te mira e te shpejta sic pretendon ti!! Ky do te jete ndonje rast unik!
mua cez me ka vjedhur 100.000 leke neto dhe tani po manovron te me gllaberoje ndonje lek tjetr. Pasi bleva nje apartament te ri ne qytetin tim me uje dhe drita te instaluara dhe me mates te regullt banova per me shume se nje vit dhe nuk me erdhi asnje fature energjie. Faturuesja me thshte se jane derguar ne tirane por pa rezultat. Skema e vjedhjes se CEZ ishte kjo pas nje viti me erdhi fatura me mbi 200.000 leke me faturim me 13.5 leke duke i llogaritur ne 3 muaj ate qe kam harxhuar 1 vit. Bera ankese dhe ankesa u refuzua pasi procesverbalet per vendosjen e matesve i kane shkruar sikur i kane vendosur 3-4 muaj me pare. Pergjigjen e ankeses ma sollen me vonese qe mos kem mundei apelimi ne gjykate. Rrjedhimisht brenda ligjit kjo kompani po me vjedh. Z. Berisha Cezi po ma fut mua jo ty. Dhe ti bashke me te po vjedh parate e mia e buken e femijeve te mi. CEZ KOMPANI MAFIOZE………..
te nderuar atdhetare ska gje te mire nga kjo ikje duhet te shqetesohemi kush do vij une a kam nje ide pergatitet per ate qe bleu albpetrolin meqe ai eshte thjesht nje huadhenes emri e merrni me mend kush i ben shef atij pra ((((((NGA TIGANI NE ZGARE)))))) thone italianet
As CEZ dhe asnje kompani tjeter nuk ha dot buke ne Shqiperi. Shteti konsumon dhe nuk e paguan energjine se nuk ka para (i ka shperdoruar dhe vjedhur), gjysma e banoreve, kryesisht ne veri, nuk paguajne energjine e konsumuar dhe provo tua nderpresesh. Keshtu qe zgjidhja me e mire eshte pranimi i humbjes se parave qe u shpenzuan per blerjen e KESH-Shperndarjes (shumica e te cilave perfundoi sigurisht ne xhepat e politqeneve dhe zagareve te tyre) dhe ikja per te mos e kthyer me koken mbrapa. Ne kete vend mund te mbijetojne vec kompanite qe dine kujt t’ja lyejne rroten dhe qe me nje kosto te vogel shpenzimesh (kompanite greko-shqiptare te telefonise celulare) i kane mbushur ne keto vite xhepat plot (te tyret dhe politqeneve), pasi shqiptari pa drita rri edhe 10 dite, biles edhe pa ngrene, por pa folur ne celular as edhe nje minute. Po mos u beni merak, kemi Faz(ll)hicin dhe miqte tane serbe dhe greke qe na duan aq shume, e fundja edhe po ngelem ca kohe pa drita ne dimer mblidhemi bashke ne klube me gjeneratore (kujdes nga oksidi i karbonit se perfundoni si ato grate e dasmes), dhe me goten ne dore percjellim gjithe diten lajmet qe na na informojne ne kohe reale per cdo pordhe te Sales, Ilir700es dhe Edit (te me fali Xhozi qe nuk po e fus ne liste por ajo i ka pa zhurme). E te rikthejme edhe njehere kohen kur per te paguar dritat duhet tu linim bakshish arketareve, e lere me se sa miq duhet te aktivizonim per te bere nje lidhje te re korrenti. Le te ikin edhe turqit e telekomit, se nuk ja vlen fare te marresh nje lidhje telefonike pa paguar nja 500 mije lek si dikur, pastaj c’shkruaj dhe une, harrova qe kemi celularet.
jena superfuci energjetike… gjithashtu edhe superfuci arrash pjeshkesh kumbullash dhe ullinjsh..
Çdo kompani hyn ne biznes per te fituar qofte vendase apo e huaj.
CEZ nuk mundi dot te manaxhonte situaten dhe kjo jo vetem per faj te vet kompanise, por dhe te terrenit te veshtire per te bere biznes ne Shqiperi. Ne veri mbi 60% e popullsise ka mbi 20 vjet qe s’paguajne drita dhe CEZ e ka te pamundur t’i mbledh borxhet pasi komuniteti i atyre zonave kerkon energji, po per te paguar nuk ia ndjen hic. Ne cdo dhome te shtepise madje dhe tek hauri i lopes se tyre gjen rezistenca ngrohje. Kur u ve sahat te ri e thyejne brenda javes, kur u ve gjobe kercenojne me jete, kur i dergon ne gjykate preferojne te bejne 1 muaj burg se te paguajne 2 milion leke detyrime, kur ua pret energjine dalin ne protesta dhe perseri kercenojne me jete punonjesit e kompanise.
Si mund te bej investime kompania kur gjysma e energjise vidhet pervec humbjeve ne rrjet?!
Ndersa pjesa tjeter e Shqiperise (nga kthesa e Kamzes dhe poshte) paguan rregullisht ne masen mbi 80%, por penalizohet ca nga injoranca e vet abonenteve qe rrijne nga 1 vit pa paguar, sepse u lezeton per momentin edhe pse kane sahat, por dhe ca nga dashakeqesia dhe paaftesia e punonjesve te CEZ-it te cilet shpesh here nderhyjne ne rrjet duke bere marifete per perfitime personale ne kurriz te abonenteve te tjere. Eshte kjo fare e prishur e ndergjegjes se shqiptarit qe ben qe gjerat te mosfunksionojne sic duhet, po aq sa edhe renia e shtetit dhe gjyqesorit qe e ben individin te ngrihet mbi ligjin dhe rregullat e shoqerise.
Ne fund te fundit po iku CEZ jemi te gjithe te humbur. Ekonomia merr nje goditje te forte duke ditur qe CEZ-i eshte kompania me e madhe ne vend. Ai qe do vije nuk mund te beje dicka me mire, kur abonentet ngelen te njejtet, faturistet dhe elektricistet po te njejtet si dhe rrjeti po e po i njejti.
te largoheni dhe mire do beni nuk i shikoni se po i merr serbi te gjitha .hajdeni nga vera kur te ken mbaruar votimet
Po demin qe shkaktoj ,kush do ngarkohet prap gomari popull…
“Jo po,m’ndigjoni ju mue,qy qeveria ime do ta shndërrojë CEZ-in në histori suksesi…. Ju socialistat jeni nihilista. E keni nga smira, qy qeveria ime bani privatizimin ma të suksesshëm”
…
Dhe “historisë së suksesit” me çekët po i shkruhet kapitulli i fundit. Këtë e kanë kuptuar “vëllezërit” serbë,që dërguan ministrin e jashtëm në Tiranë.Fazlliçi kërkon edhe mbështetje nga shteti i vet për pisllëqet e tij në Shqipëri.
Te qerohet nje sahat e me pare se na griu te tere si ata qe jetojne ne Shqiperi dhe ne qe jemi emigrante jashte edhe pse vijme nje here ne vit paguajme kete kompani mafjoze plus tarifes edhe kamaten. BENI NJE VEPRIM ARITHMETIK TE THJESHTE DHE DO TE SHIKONI SE SA PARA VJEDH NGA FAMILJET E EMIGRANTEVE BRENDA NJE VIT dhe thote qe del me humbje kjo palo kompani qe ka rene si deri ne mel i ndimuar nga qeveria dhe familja e saj e koruptuar. ZHDUKU E MOS TA DIGJOFSHIM ZENE DHE EMRIN.
cez erdhi ne shqiperi me mendimin se do ja fuste shqiptareve sa krahu po e hengri vet, se ketu tek ne 50% e konsumatoreve nuk paguajne nuk eshte si ne perendim kur harzhon duhet te paguash.rruge te mbare cez marsh me vete dhe calikun e albtelekomit qe i ka rrjep mshqiptaret. keto jane privatizimet skandaloze qe rane mbi kurrizin e fukarait.doni te rregullohet kjo pune ndajani bashkive dhe komunave shperndarjen dhe te zbatohet ligji per ndryshe keshi do ngrej duart.
“Ky vend i çuditshëm nuk ka shok në botë. Këtu shpesh mund të jetë një fshatar, fshatari një patric, të gjithëve nën ato gunat e lypësit u duket vetja kalorës, i barabartë dhe madhështor sa edhe tjetri. Këtu ndryshimi midis të pasurit dhe të varfrit; midis të madhit dhe të voglit; midis të fortit dhe të dobëtit, fshihet, nga ndjesia e dinjitetit të barabartë apo edhe e përshtatjes. Këtu është sinori midis mënyrës Evropiane dhe asaj aziatike të jetesës, midis koncepteve sociale gjermane dhe latine, midis etikës së krishterë dhe asaj myslimane. Këtu është paleta ku ngërthehen të gjitha ngjyrat dhe dritëhijet, të gjitha reflekset e së kaluarës dhe së tashmes”.
Ner vitin 2006 bera nje koment per privatizimet shqiptare qe duhet pasur kujdes pasi do te vinin investitore pa para per te blere me borxhe nderrmarrjet shqiptare dhe pastaj te largohen duke i lene me humbje kolosale. Po e sjelle kete koment per te kuptuar rreziqet e tjera qe na presin ne privatizimet e ardheshme te nderrmarrjeve me te medha.
http://www.qeveria.eu/fun/ftopicp-3320.html
Postuar: Tue Sep 19, 2006 2:22 pm
________________________________________
Privatizimi i Telekom Italise në vitin 2001 është një precedent të një privatizimi të një ndërmarrje kolosale nga një grup investitorësh që nuk kishin asnjë lek. Kjo u arritë në sajë të mundësisë që në atë kohë u jepte ligji, që borxhet e blerësit të kalohen në bilancet e ndermarrjes së blerë. Grupi Kolanino formoi një shoqëri aksionere me shumë pak para, morën kredi në disa banka dhe blen Telekomin.
Pas blerjes së Telekomit, kaluan në bilancet e tij, përmes integrimit të shoqërisë së tyre në Telecom, tërë borxhet që kishin marrë nga bankat për ta blerë atë. Dy vite më vonë duke përfituar nga rritje e çmimit tè aksioneve në bursë ia shitën atë grupit Pirelli duke korrur fitime perrallore.
Sot Telekom Italia ka rreth 41 miliard dollarë borxhe në bilancet e veta dhe grupi i sotëm Pirelli, që ka shumicën e aksioneve, po bën çmos ta shpëtojë ndërmarrjen nga një falimentim përmes riorganizimeve të herpasherëshme.
Shqipëria, pa shëruar akoma plotësisht plagët e firmave piramidale te vitave 1992-1997, ndodhet përpara një rreziku tjetër , atë “ të privatizimit pa para” nga firmat e huaja të sektorëve më të rëndësishëm të vendit.
Si bëhet kjo akrobaci financiare?
Një person ose grup personash, zakonisht vipa të niveleve të larta politike e financiare të një vendi të huaj formojnë një shoqëri aksionere që po i japim emrin A.
Shoqëria A, me që ka kontakte të larta politike e finanziare, mbështetet me kredi bankare me interesa të favorshme, që shpesh janë edhe falas në sajë të programeve të “ndihmave për vendet e botës së tretë”. Një shoqëri e tillë troket në Shqipëri në valën e privatizimeve të sistemit energjitik, bankave, porteve, aeroporteve, telekomit, industrisë metalurgjike, burimeve e të naftës, burimeve ujore etj.
Le të quajmë B ndërmmarrjen shtetërore shqiptare që do të privatizohet.
.
Para se të privatizohet B, shteti shqiptar ka investuar dhe ka rregulluar e pastruar bilancet e saja në mënyrë që në to të mos ketë borxhe. Shoqëria e huaj A blen ndërmarrjen B.
Shteti shqiptar merr shumën e parave të privatizimit dhe për atë moment është shumë i kënaqur madje aktorët shqiptarë që bën shitjen shpërblehen edhe me rroga shtesë.
Shteti shqiptar shpreson se tani e tutje nga ndërrmarrja B do të vjeli vetëm taksa dhe njerëzit do të punojnë të gjithë.
Por mjerisht të shumtën e rasteve ndodh e kundërta.
Shoqëria e huaj A, menjëherë pas blerjes formon me B një shoqëri të re C, që ka si bilanc të saj bilancin e pastër tè shoqërisë shqiptare B plus BORXHET që janë harxhuar për ta blerë këtë.
Me fjalë tjera, paratë që u shpenzuan për ta blerë B-në, futen në bilancin e B-së.
Kështu si rezultat të privatizimit të ndërmarrjes shtetërore B ,
lind shoqëria e huaj private e tipit C, që nuk është gjë tjetër veçse B me emër të ndryshuar dhe plot borxhe.
Kjo ndërmarrje nuk paguan taksa mbi fitimin, pasi në sajë të borxheve të çvendosura në bilancet e saj ajo është kurdoherë me humbje. Kështu shteti shqiptar, përvec parave tè shitjes, nuk ka asnjë përfitim të mëtejshëm nga ky tip privatizimi. Madje cdo vit ka humbjen e taksave mbi fitimin.
Në qoftë se shteti bën presion mbi këto shoqëri dhe kërkon pagimin e taksave mbi fitimin, ato rrisin menjëherë tarifat e shërbimit etj. Në rastin kur këto ndërmarrje janë ato të shërbimeve themelore të popullësisë si: uji, energia, telekomi, pastrimi, shëndeti etj. tarifat shkarkohen të gjitha mbi popullësinë duke rritur koston e jetës. Zakonisht të gjitha fitimet e këtyre ndërmarrjeve të privatizuara nga të huajt dalin jashtë vendit, duke sjellë edhe një varfëri kapitalesh në vend.
Në momentin që këto ndërmarrje detyrohen të deklarojnë bilance pozitive dhe fillojnë të paguajnë taksat mbi fitimin, ose u bëhet presion për investime në vend, ato largohen duke i shitur ato një investitori tjetër i cili pasi e ka blerë bën të njëjtën akrobaci finanziare: fut në bilancin e ndërmarrjes së blerë të borxhet që ka shpenzuar për ta blerë. Kështu çdo gjë fillon nga e para: bilancet janë negative prandaj nuk mund të paguhen taksat e fitimit….
Që të parandalohet ky privatizim i egër dhe mospagim taksash duhet bërë menjëherë paketa ligjore që sigurojnë një privatizim në interes të vendit.
Njeri nga ligjet më të rëndësishme të kësaj paketa privatizimi mbrojtëse është ligji që ndalon kalimin e borxheve të blerësit në bilancet e ndërmarrjes së blerë, qoftë edhe se kjo bëhet përmes integrimeve tè shoqërive, nderrimit të emrit etj.
Nuk e di në se Shqipëria ka aprovuar paketa ligjore të tilla.
Do të ishte me vend që në privatizim, të kenë prioritet investitorët vendas mbi ato të huaj. Madje shteti shqiptar duhet të nxisë dhe të kreditojë investitorët vendas në privatizimet e ardhshme në mënyrë që vendi të mos varfërohet më shumë.
Prof. Mehdi Shkreli
Itali