Krizën që ka pllakosur vendin dhe që sa vjen e po bëhet më dramatike, qeveria synon ta hedhë të gjithën mbi kurrizin e biznesit të vogël.
Partia Socialiste ka vijuar denoncimet e saj lidhur me klimën e presionit që është krijuar ndaj biznesit të vogël dhe valën e gjobave abuzive, arbitrare me të cilat po përballet ky biznes. “Jemi këtu në hapësirat e Njësisë Bashkiake Nr.2 për të denoncuar presionin e jashtëzakonshëm të ushtruar nga shteti nëpërmjet gjobave ndaj biznesit të vogël. Qeveria aktuale e ka zhytur vendin në një krizë të thellë. Po nuk mjafton vetëm kjo. Nëpërmjet gjobave kërkon që t’ia kalojë këtë krizë të madhe biznesit të vogël. Dhe kjo ka pasoja të jashtëzakonshme për biznesin sot, por edhe për të ardhmen e tij. Njëkohësisht, kjo ka pasoja të mëdha te konsumatori dhe qytetari i zakonshëm”, ka deklaruar nga sheshi “Avni Rustemi”, në afërsi të Pazarit të Ri, deputeti socialist, Besnik Baraj.
Deputeti Baraj i ka garantuar tregtarët dhe biznesmenët e vegjël se Partia Socialiste do të jetë gjithmonë në krah të tyre, jo vetëm për t’i mbrojtur nga dhuna dhe abuzimi i qeverisë, por edhe për t’u dhënë frymëmarrje e zhvillim pas marrjes së qeverisjes në 2013: “Partia Socialiste do të jetë në krah të biznesit të vogël dhe do të qëndrojë në mbrojtje të tij. Do qëndrojë në mbrojtje të Admirit që merret me biznesin e bulmetit dhe ka marrë 1 milionë lekë gjobë, në krah të Fatmirit që ka marrë një gjobë prej 5 milionë lekësh, e që ka si biznes një furrë buke, në krah të Arianit, i cili ka si biznes kafenë, dhe ka marrë 3 milionë lekë gjobë, njëkohësisht edhe të Lulëzimit, i cili ka një aktivitet farmaceutik dhe ka marrë gjobë 2 milionë lekë. Ne jemi të bindur që me fitoren e zgjedhjeve në vitin e ardhshëm Partia Socialiste do të ndërtojë një projekt ekonomik ku do të stimulohet klima e biznesit të vogël. Do të krijohen lehtësira tatimore dhe fiskale për ta zhvilluar këtë biznes si një bazë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të vendit”, ka përfunduar deklarimin e tij deputeti Besnik Baraj.
Biznesi i vogel por edhe ai i madh, kete rradhe duhet te shohin realitetin, sa do qe te premtohet nga nje person qe genjeshtren e ka ne sistem, nuk mund ti besohet.
Saliu ka hedhur ne sulm sejmenet e vet, gjoa per te shpetuar biznesin e vogel, mos perseri ky biznes familjar do ti besoje Berishes, te shohim, po i besuan, mire ti behet se e meritojne.
Kjo eshte qeveri ” e sherbimeve dhe sherbesave” pati thene Sala ne kohen e marrjes se pushtetit.Dhe ne fakt keshtu ka dale sepse po i sherben popullit nepermjet gjobave dhe taksave shume te larta te paperballueshme per kedo.Pa pune,pa te ardhura,rritje gjobash dhe taksash e tatimesh.Sali Berisha po nuseron per here te dyte,dhe e din mire tani se si te pasurohet ne kurriz te Shqiptareve.Deri diten qe do te largohet kete te ” mire” do ti bej popullit.Nese nuk revizionohet puna e qeverive Berisha ne keto 8-te vjet nga qeveria Socialiste qe do marre pushtetin ne 2013,atehere asgje nuk eshte bere .Te gjithe vjedhesit,te korruptuarit etj te vihen para pergjegjesise sepse korrupsioni eshte kthyer ne ligjesi per qeverisjen aktuale.