"Shitja e linjave transmetuese, pjesë e mafias shtetërore"

30 Tetor 2012, 12:45Politika TEMA

Eksperti i energjisë Gjergj Simaku shprehet për pas kuintat e linjës së interkoneksionit. Pse po vonohet pa fund procesi për të dhe cila është e vërteta e vonesës së madhe të tij, që çoi deri në anulimin e tenderit të linjës Shqipëri-Kosovë. Pse Serbia po merr gjithnjë e më shumë rol kyç në tregun e energjisë ballkanase, si edhe problemet që po sjell në ekonomitë shqiptare dhe kosovare vonesa e interkoneksionit…

Nga Ben Andoni, JAVA

Shumë kohë më parë, i intervistuar sërish nga “JAVA”, z.Simaku, specialisti i njohur i ekonomisë u shpreh hapur për të vërtetën e vonesës së interkoneksionit. Jo shumë muaj më parë, saktësisht në mars të vitit 2011 u hap tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt i cili gjeti financime nga banka gjermane KfW, dhe ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte jo vetëm Kosovës por edhe Shqipërisë, pavarësinë nga linjat serbe. Ai jo vetëm kaloi shumë peripeci, por media kosovare zbuloi një aferë, që mbante shumë erë dhe ku në të përfshihej direkt i biri i kryeministrit aktual të Shqipërisë, z. Sali Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, u deklarua atëkohë te “Zëri” i Kosovës. Kohët kanë kaluar dhe duket se gjërat po provohen, Interkoneksioni është anuluar dhe sërish do fillojnë procedurat e stërgjata, ku të humburit më të mëdhenj si gjithnjë janë ekonomitë tona, që përkthehet më shumë andralla mbi klientët e thjeshtë…shqiptarë dhe kosovarë 

Ditët e fundit u anulua dhe zyrtarisht tenderi për interkoneksionin. Ju keni thënë në një intervistë të para pak kohësh se: pengesat janë thjesht pengesa të rajonit që do të thotë pengesa si rezultat i mos lejimit të zhvillimit të zonës sonë dhe kosovare. I përmbaheni sërish këtij arsyetimi?

“Unë i përmbahem sigurisht kësaj ideje. Më është formuar shumë herët dhe ajo që më shqetëson është edhe fakti pse nuk vihet në efiçencë Elbasan -Podgorica (400KV). Linjat e transmetimit drejt AL-KO tashmë janë zënë (blerë nga kompani serbe). Kontroll ky për të mbajtur çmime të larta në rajon. Shitja e linjave (kapaciteteve) transmetuese është pjesë e mafias shtetërore në këto treva me qëllim shitjen e energjisë me çmime të pa arsyeshme dhe bllokimin e lidhjes me bursën dhe rrjetat e interkoneksionit evropian. E pa arsyeshme sepse vendet e rajonit nuk e kërkojnë këtë por pranojnë të blejnë me çmime të larta”.

Serbia është një aktor i fortë i energjisë në Ballkan. A ka ndonjë lidhje kjo, sipas jush, me ruajtjen e pozitave të saj në tregun e energjisë në Ballkan

“Absolutisht po, dhe jo vetëm me interkoneksionin por edhe me matjen dhe/ose Dispeçerinë në rajon. Shqipëria nuk e ndërtoi kurrë qendrën dispeçer, e cila do të jepte mundësinë e njohjes dhe kontrollit të flukseve energjetike në rajonin tonë. Sot Beogradi ka Qendrën dispeçer më të madhe në rajon (përjashto Greqinë). Kjo do të thotë informacion dhe njohje të situatës menaxhuese të sistemit ballkanik. Shqipëria nuk e ndërtoi kurrë një sistem të menaxhimit të kaskadës së Drinit, por me rastin e përmbytjeve solli një sharlatan nga Italia për të thënë asgjë dhe për të shpjeguar atë që dihej. Përmbytja ishte njëkohësisht edhe prishje pazaresh pasi depozita e viteve më parë nuk u menaxhua në kohë dhe solli atë katrahurë. Ne nuk kishim informacionin e duhur për ta parandaluar”.

Çfarë problem po sjell për ekonominë shqiptare, ndërtimi i kësaj linje? Dhe, çfarë mendoni se do fitonte ekonomia jonë dhe kosovare prej saj? 

“Kosova dhe Shqipëria kanë sisteme plotësisht komplementare termo/hidro. Termocentralet e Kosovës mund të punojnë në bazën e sistemit energjetik të përbashkët. Interkoneksioni do të çlironte mundësinë e blerjeve afatgjata (jo si sot që blihet sa më shtrenjtë) dhe të qëndrueshme me çmime të arsyeshme të tregut evropian; së fundi hidrocentralet tona do të kishin vlerë maksimale në sezonet “pik” dhe do të mbulonin një ngarkesë të menjëhershme. Ndërtimi i TEC-ve në Kosovë është përfitim i madh sepse mund të mbulojnë nevojat bazale për Shqipërinë. Nga ana tjetër, këmbimi me hidro në PIK do të jepte përparësi vlerës në veri të HEC-ve tona duke shmangur humbjet  dhe duke shitur me çmime te larta ose çmime Piku”.

A vazhdojnë të kenë vende të tjera të gadishullit probleme të njëjta me interkonjeksionet? Mendoni se në të gjitha rastet janë më shumë politike apo konjuktura të ndryshme? 

“Po, problemet janë të ngjashme. Vuajtjet më të mëdha i kanë Bosnje dhe Hercegovina dhe Shqipëri/Kosovë. Linja e KFV-së praktikisht do të jepte një lloj lirie kësaj situate, të paktën për rajonin tonë. Problemet janë të ngjashme në pikëpamjen e rritjes së kostove të energjisë në mënyrë artificiale, këto vende janë të pa lidhura me gaz dhe burimi i vetëm janë elektriciteti dhe nafta. Nafta është një mafie më vete që pasi doli nga dominimi grek tashmë po futet nën dominimin serbo-shqiptar. Sigurisht me përfitime përrallore. Mos prisni që kjo situatë kaq e kalçifikuar të dalë nga binarët, pasi u edukua nga qeveri të korruptuara të cilat nuk kanë asnjë mundësi ta qetësojnë në favor të konsumatorit”.

Si specialist i njohur i energjisë, kur mendoni se do të përfundojë krejt procesi për interkonjeksionin? 

“Kur rajoni të bëhet pjesë e UCTE-së (rrjetit evropian të transmetimit të energjisë) dhe të shmangë barrierat e mësipërme. Ky është një proces i gjatë dhe do vullnet dhe komunikim të vazhdueshëm mes këtyre vendeve”.

9 komente në ““Shitja e linjave transmetuese, pjesë e mafias shtetërore””

  1. Horri i Bulevardit says:

    Serbia i kerkoi Rusise nje kredi prej 1-miliard eurosh, mos eshte kerkuar kjo kredi per te financuar tenderin e interkonjuksionit, Serbi-Kosove-Shqiperi?.
    Nje lidhje ndermjet Serbise dhe Shqiperise ku edhe Kosova do te futet se ska nga tja mbaje, me keto investime, e fut perfundimisht Shqiperine nen tutelen ruso-serbe.
    Ky investim serbo-rus, do te jete me keq se baza e Pasha-Limanit, ku ndarja me ish Bashkimin Sovjetik, desh coi Shqiperine ne eliminimin e faktorit shqiptar.
    Pjesa e bregdetit, shitur serbeve.
    Albpetroli, ku serbo-boshnjaku eshte faktor dhe linja e interkonjuksionit me Serbine, jane kapitullimi i Shqiperise dhe eliminimi i faktorit shqiptar.

    1. Ishalla osht tu nejt ne pushtet Doktori me ndihmen e ktyne bjellorusve si puna Zogut. Aman mer sa i qut qi osht, tamam nga anat tona

    2. Dum Alla says:

      100 VJETORIN E VERTETE TE PAVARSISE DO E FESTOJME NE TERE SHQIPERINE KUR TE THYEJNE QAFEN BERISHAJT E KOMPANI
      http://imazheshqip.blogspot.com

    3. Argita_B says:

      Horri i bulevardit,
      Perpara se te sygjerosh diçka do te ishte mire te kuptoje se si funksionon tregu i prodhimit dhe i shperndarjes se energjise ne rajonin e Ballkanit dhe ne mbare Evropen.
      Pergjigjet qe jep Simaku ne intervisten e me siperme Jane te sakta po pasqyrimi i situates eshte i pjeseshem (kjo ndofta jo per fajin e Simakut po prej pyetjeve te bera nga intervistuesi i cili ka kryer pjeserisht investigimin e tij).
      Me shume pak pune eshte e lehte te kuptohet se prej me shume prej 15 vitesh, tregu i shitblerjes ne Balllkan zoteroreht nga EFT, kompani serbe, me filiale ne Angli, Zvicer dhe Serbi.
      Kompani kjo qe zoterohet nga nje ish drejtoret e si motres serbe te Kesh-it.
      Teoria eshte e thjeshte, nje loggaritje e konsumit te tregut shqiptar te energjise elektrike, duke zbritur prodhimit vjetor te energjise elektrike nga Kesh dhe kemi sa sasi energji elektrike i nevojiten Shqiperise te importoje ne vit.
      Ne Ballkan njihen prodhuesit dhe eksportuesit e energjise elektrike (Bullgaria per présent me te madhe te prodhimit) dihet se nga cilat linja te tensionit te larte mund te transportohet energjia, pra mjafton qe mbi prodhimi i energjise te reaervohet perpara, linjat te rezervohen dhe EFT ja krijon nje pozicion monopoli ne treg.
      Kete situate nuk e krijoi as Berisha e as djali i tij, pasi kjo situate ka qene e tille qe prej periudhes se Metes, Majkoś Nanos, Metes e keshtu me rradhe.
      Kur Microsoft krijon nje situate monopoli ne fushen e tij ne tregut boteror, askush nuk thote se jane metoda mafioze.
      Kur kjo ndodh ne tregun e Ballkanit ne e quajme mafia.
      Eshte e vertete se kjo menyre te proceduari eshte e demshme per ekonomite e Ballkanit, po ky nuk eshte argument qe e verteta te mos prezantohet ne globalitetin e saj.
      Pergezoj Simakun qe ne intervisten e tij te dyté nuk afirmon se dispaçeria e Keshit eshte penguar te ndertohet nga mafia serbe ashtu si pohonte ne intervisten e tij te pare, pasi kjo eshte e pasakte.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Zonja Argita B,

        Per ceshtje teknike sme takon te futem se nuk i di, por di qe kjo linje e panvareson ne rradhe te pare Kosoven edhe Shqiperine nga ekspansioni serb.
        Vertet Bullgaria eshte nje vend qe prodhon dhe transmeton korrent ne gjithe Ballkanin, qe ne Shqiperi e Kosove kalon nepermjet Serbise, por ajo nuk quhet linje serbe, por eshte nje linje nderkombetre qe monitorohet nga BE-ja dhe trsnsmetimi nepermjet Serbise, nuk e kufizon kete linje ndermjet Serbise dhe Kosove-Shqiperi.
        Pastaj duhet pare edhe me gjate, se me investimin e gjermaneve ne kete fushe, do te kete edhe projekte te tjerea qe jane te lidhura me kete linje qe sjane aspak te dirigjuara nga Serbija.

  2. Serbia, me ardhjen e Berishes ne pushtet, ka vene ne kontroll gjithe ekonomine shqiptare dhe ate kosovare. Pa u larguar Berisha nga pushteti, asgje nuk zgjidhet.
    http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/sulltan-mehmeti-i-dyte-ne-mes-te.html

  3. a says:

    Djalli dhe enjgelli…investim serbo-rus.

  4. ILIRET says:

    Pune e SRB-it, per te mire te kosovareve. Ashtu sic furnizoi me nafte tanket serbe, per ta vrare kosovaret, per te miren e tyre. Ashtu sic volli vrer kunder luftes clirimtare te popullit kosovar kunder Serbise , gjithmone per te miren e kosovareve. Sic burgosi dhe vrau shume patriote dhe luftetare kosovare, per te miren e tyre….
    Dhe tani, nuk ja jep linjen e interkonjeksionit, aty ku ngulin kembe gjermanet, por ku duan serbet. Pse? Qe energjine kosovaret ta blejne me cmim me te larte, per te miren e tyre…
    Dhe kosovaret e kane kuptuar se e dine se kush ta kon nonen te don, se ai quhet babe…. Prandaj jepini tituj nderi…

  5. Landi says:

    Epo dihet qe lufterat jane bere gjithmone per pasurite e vendeve…………
    Serbet tani po i marrin ato pa lufte po thjesht duke blere pushtetaret tane ne te dy vendet dhe ne ju mbajme iso……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje